BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

TIRANË- Diskutimet në Gjykatën Kushteuese në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno janë zbardhur ditën e sotme. Gjatë seancës, prokurori i SPAK Bledar Maksuti ka deklaruar se ka gazetarë që para se të publikojnë një material sekret, u kanë kërkuar leje prokurorëve.
Kjo deklaratë e Maksutit ka tërhequr vëmëndjen e kryetares së Kushtetueses Holta Zaçaj, e cila e pyeti nëse ka një bazë ose dispozitë ligjore që gazetarët duhet të marrin leje nga SPAK për të publikuar informacionet sekrete që disponojnë. Por prokurori më tej theksoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë çështje, por vetëm detyrim morak dhe etik.
Gjyqtarja: Kishte mundësi që kërkuesi ta dinte që kishte një hetim në lidhje me të gjithë këtë informacion?
Prokurori: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë shtetasit apo të themi gazetarit duke qene se është një gazetar i vjetër kronike… Ka pasur të gjithë eksperiencat apo informacionet e duhura për të shtuar çfarëdo lloj informacioni që dispononte dhe në thonjëza të bënte çfarë të donte. E përmenda dhe më parë gjatë pyetjeve që i bëra mbrojtjes, kemi pasur dhe raste të tjera kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur dhe na kanë kontaktuar: ky informacion a është i vërtetë dhe a mund ta publikojmë, ju prish punë apo jo?
Gjyqtarja: Ekziston si detyrim ligjor ky? Mund të na citoni dispozitën ligjore? Pra, jemi në kushtet e kundërligjshmërisë nëse ai nuk vjen ta konfirmojë me ju këtë gjë? Pra, jemi në kushtet e praktikës, është thjesht një praktikë apo kemi detyrim ligjor që nuk është zbatuar?
Prokurori: Nuk flasim për detyrim ligjor. Nuk është asnjëlloj detyrimi ligjor, po flas për detyrim etik. Balancë që formohet shpesh nga mbrojtja. Ne jemi ruajtës të etikës, ruajtës të burimit, që ne nuk e kërkojmë burimin. Në fakt ne e kërkojmë nëse është pra subjekti jonë, burimi gazetaresk apo ruajtës së interesit publik dhe cënim.
Gjyqtarja: Për cënim të etikës mund të ketë veprime nga ana e prokurorisë në këtë drejtim?
Prokurori: Jo znj. Kryetare. Nuk i kemi ato atribute. Mund të ketë nga ana e gazetarëve apo ndonjë …. Tjetër shtetëror kushtetues, por ne se kemi. Ne veprojmë vetëm me rrjedhjen e informacionit….
Gazetari Elton Qyno u procedua për nxjerrje sekreti hetimor të disa artikujve me informacione nga dosjet e SPAK për krimin e organizuar dhe që të dhënat sipas SPAK konsideroheshin sekrete hetimore. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos, i është kërkuar të tregonte burimin sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Por gazetari e konsideroi këtë kërkesë si shkelje ligjore pasi një gazetar nuk mund të tregonte burimin, ndërsa për orë të tëra, iu privua edhe liria duke u shtrënguar të tregonte personin që i dha dosjen.
basir collaku MAT- Kandidati i PD për deputet në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar në fhsatin Bushkash po shpërndahen produkte me ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet e tij sociale takimin e radhës mes emigrantët shqiptarë në ...
TIRANË-Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerëz të...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “P...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të ...
foto ilustruese TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cil...
TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli si të paligjshëm ndërtimin e një rruge, të miratuar nga Bashkia e Tiranës, ...
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se pas zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama d...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e 13 marsit. Vendim...