POLITIKE

Reforma në drejtësi/ Gjokutaj: U shërben interesave politike! Gjykata e Strasburgut e nxori çështjen e Berishës si rast udhëzues për shkak të shkeljeve

b.z Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 16:12
Reforma në drejtësi/ Gjokutaj: U shërben interesave politike!
Genc Gjokutaj

TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me dosjen "Partizani".

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj tha se reforma në drejtësi sipas tij ka pasur si qëllim të shërbejë interesave politike të kësaj qeverie dhe jo për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Sipas tij, kjo reformë ka sjellë një kontroll të thellë të institucioneve të drejtësisë nga pushteti dhe ka sjellë kapjen e gjykatave nga ky sistem. Gjokutaj shton se procesi gjyqësor lidhur me çështjen e Berishës, është sipas tij një shembull i qartë i instrumentalizimit të drejtësisë për qëllime politike dhe financiare.

Në fakt, nuk duhet të mohojmë se kjo reformë është realizuar nga Rama dhe socialistët dhe ka marrë formën e tyre. Kjo është një reformë që, në të vërtetë, ka pasur një ndikim të theksuar në sistemin e drejtësisë, ku gjykatat janë një përqindje e konsiderueshme të kapura nga ky sistem. Identikiteti i kësaj reforme ka qenë që t’i shërbejë mazhorancës aktuale, dhe nuk është rastësi që ajo ka siguruar tre mandate deri tani. Nëse do të kishim një sistem drejtësie që plotëson standardet europiane, kjo mazhorancë nuk do të kishte mundur të arrinte mandatet e saj, veçanërisht të dytin.

Këtë nuk e them vetëm unë, por e ka konstaton edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Jo vetëm në rastin e çështjes Berisha, por gjithashtu për interesa politike dhe thellësisht financiare, që shpesh arrijnë deri në grabitjen e pronave. Nëse do të kërkoni informacion në lidhje me dëmshpërblimet që Shqipëria ka paguar në Strasburg, do të shihni se ato janë në shifra që shkojnë në miliona euro, vetëm për shkak të keq-qeverisjes nga kjo mazhorancë.

Ky është një tregues i vërtetë dhe i paanshëm. Kur flasim për këto çështje, shpesh na akuzojnë për konflikt interesi. Megjithatë, çështjet në Strasburg shqyrtohen sipas një standardi tjetër. Ata që e përdorin Strasburgun si mjet për të mbrojtur interesat politike, e bëjnë këtë me një qëllim, pa pasur juridiksionin e duhur. Ky është një tjetër shembull i qartë i asaj që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku ka pasur shkarkime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk duhej të largoheshin, ndërkohë që janë mbajtur në sistem ata që duhej të ishin larguar menjëherë.

Çështja e zotit Berisha është një çështje politike, e nisur nga prokurorë dhe gjyqtarë të zgjedhur nga mazhoranca aktuale, të caktuar për hetimin dhe gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë këtë çështje si një rast udhëzues, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Ky proces do të hyjë në analet e drejtësisë shqiptare si një çështje që ka përfunduar me rrëzimin e 100% të kërkesave të mbrojtjes, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Gjyqtarët që morën pjesë në këtë proces nuk ishin të orientuar nga arsyet ligjore, por nga shkaqe thellësisht morale dhe politike, që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e çështjes...

genc gjokutaj sali berisha dosja partizani reforma ne drjetesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë