POLITIKE

REL: Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje me Hungarinë gjatë vizitës së Ramës në Budapest

n.f Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 18:59
REL: Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje me Hungarinë
Takimi

BUDAPEST- Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë. Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban.

"Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha Rama gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Orban.

Ai tha se me Orbanin bisedoi për thellimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe tregoi se investimet e kompanive hungareze në Shqipëri kapin vlerën e rreth 350 milionë eurove.

"Ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi”, tha Rama.

Vizita e Ramës në Budapest vjen rreth një vit pasi Orbani e kishte vizituar Shqipërinë.

Orbani tha se Hungaria është e hapur ta ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e ekonomisë së saj.

"Ne duam që kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri... mund t’ju them që kompanitë tona po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Evropa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit”, th Orban.

Orban iu referua një marrëveshjeje që Shqipëria e nënshkroi në shkurt të këtij viti me kompaninë hungareze 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore me Egjiptin.

Projekti i linjës kabllore, sipas qeverisë shqiptare, pritet të kthejë Shqipërinë një nyje të rëndësishme ndërkombëtare. Rama kishte thënë asokohe se projekti do të siguronte një qasje “në këtë rrugë të re, në këtë autostradë të re digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh” të Evropës Qendrore.

Ky projekt parashihet se do të kushtojë rreth 100-115 milionë euro. Vitet e fundit, Hungaria ka shtuar praninë e saj në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i kompanive të zotëruara pjesërisht, ose plotësisht nga kapitali hungarez është dyfishuar midis viteve 2016 dhe 2020.

Vlera e investimeve hungareze u rrit 37 herë nga viti 2018 deri në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kompania 4iG zotëron dhe administron në Shqipëri një prej dy kompanive të telefonisë celulare si dhe telefoninë fikse, që e bleu nga një kompani turke që e zotëronte atë. Ndërsa grupi bankar OTP bleu filialin shqiptar të Alpha Bank të Greqisë.

Rama shprehu dëshirën që investimet hungareze të kenë ndikim edhe në sektorin e turizmit.

"Duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe që të kemi flamurin hungarez në Shqipëri dhe na pëlqen shumë flamuri hungarez", tha kryeministri shqiptar.

Rama tha se e falënderoi Orbanin për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë, sipas tij ndryshe nga shtete të tjera "me vepra dhe jo me fjalë". Javë më parë, Shqipëria u ftua nga Bashkimi Evropian ta hapë e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u dërgoi një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilën theksohej se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë