Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është në epërsi, teksa votuesit kanë mbështetur përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kandidaturën e kryeministrit aktual, Edi Rama, për një mandat të katërt.
Me rreth 25 për qind të votave të numëruara, socialistët e majtë të Ramës kanë siguruar 53 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar i djathtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, ka marrë 35 për qind.
Këto përqindje u japin socialistëve së paku 71 mandate të nevojshme për të qeverisur të vetëm dhe, sipas gjasave, edhe më shumë se në mandatin e kaluar.
Pjesëmarrja preliminare në votime të dielën ishte rreth 42.16 për qind, ose 4 për qind më pak se katër vjet më parë.
Rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar. Për shkak të emigracionit të lartë, vendi me 2.8 milionë banorë ka një numër më të madh të votuesve të regjistruar. Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi i votimit të dielën ka qenë në përgjithësi i qetë, me disa parregullsi të izoluara që përfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre, por që nuk pritet të ndikojnë në rezultat.
“Procesi, në tërësi, përveç rasteve sporadike, ka qenë në përputhje me rregullat dhe standardet", tha ai në mbrëmje, pas përfundimit të votimit.
Partia Socialiste ka premtuar se do të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh — duke përfunduar negociatat deri në vitin 2027 dhe duke pritur miratimin e 27 vendeve anëtare deri më 2030 — një objektiv ambicioz përballë kundërshtarëve konservatorë dhe premtimeve të tyre për rritje pagash.
Rama, 60 vjeç, i cili siguroi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit të kaluar, ka theksuar arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi gjatë fushatës së tij.
Socialistët synojnë të përshpejtojnë zhvillimin e turizmit, duke e rritur numrin e vizitorëve të huaj nga 10 milionë në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, përmes zgjerimit të projekteve infrastrukturore. Rama ka premtuar, gjithashtu, rritje pensionesh dhe pagash.
Kundërshtari kryesor i Ramës është Sali Berisha, 80 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, i cili argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE.
Berisha zhvilloi një fushatë që ngjasonte me atë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke angazhuar edhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për fushatë.
Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshilli i Evropës ndoqën zgjedhjet, duke theksuar rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare i kushton një procesi zgjedhor të besueshëm dhe transparent./ REL
PUSTEC- Që mbrëmjen e shkuar në Bashkinë e Pustecit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Tashmë janë...
VLORË- 173 kuti votimi janë numëruar në qarkun e Vlorës. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me 57% dhe PD me ...
KUKËS- 71 kuti votimi nga 139 janë numëruar në qarku i Kukësit. Nga numërimi i deritanishëm PD kryeson me 53% dhe PS me 32%...
GJIROKASTËR- 114 kuti votimi nga 198 janë numëruar në qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me...
ELBASAN- 167 kuti votimi nga 508 janë numëruar në qarkun e Elbasanit. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me 61% dhe PD me 29...
DIBËR- Procesi i numërimit në Dibër vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 67 kuti nga 22...
BERAT- Në Berat janë numëruar deri më tani 110 QV nga 275. Sipas rezultateve të publikuara, në Berat udhëheq PS m...
TIRANË- Shqiptarët dje dhanë verdiktin e tyre për qeverinë që do ti drejtojë në 4 vitet e ardhshme. Tashmë mbetet...
VORA- Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për mediat nga Vora. Spiropali tha...
MIRDITË- Ka përfunduar numërimi i votave në Kaçinar të Mirditës, një fshat që gjatë muajve të fundit ...