POLITIKE

Rënia drastike e euros/ Humbjet e biznesit prodhues në Shqipëri 45 mln euro deri tani. Takim me ministren: Presim masa!

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 15:45
Rënia drastike e euros/ Humbjet e biznesit prodhues në Shqipëri

Përfaqësues të bizneseve eksportuese dhe prodhuese zhvilluan sot takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për efektet negative nga rënia e monedhës europiane.

Florian Zekja, koordinator i Shoqatës Pro Eksport Albania tha për Monitor se gjatë takimit u ngritën shqetësimet konkrete të industrisë eksportuese të veshjeve dhe këpucëve. Për 3 mujorin e parë të 2023-it sipas Zekjas humbjet në sektorin e manifakturës nga rënia e monedhës euro llogariten në vlerën e 45 mln eurove krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zekja gjithashtu vlerësoi se takimi ishte tejet pozitiv dhe se në takimet e ardhshme edhe me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë pritet të merren masa për normalizimin e situatës.

Në përfundimit të takimit sipas kreut të Qendrës së Eksportuesve Shqiptare Alban Zusi u vendos që të vijohet sërish edhe me takime të tjera, ku do të jenë prezent përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, pasi situata dhe efektet janë komplekse që kërkojnë aksion e vendimmarrje nga të dyja palët.

Ky takim vjen pas shqetësimit që 7 shoqata eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit ngrenë alarmin për efektet negative nga zhvlerësimi i lartë i monedhës europiane nëpërmjet një letre drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj. Bizneset kërkuan normalizim të situatës nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.

Në letër theksohej se rënia e euros është në nivelet më të ulëta të ulëta historike, çka rrezikon kthimin në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”. Shoqatat e biznesit pohojnë se ky zhvlerësim i monedhës euro, ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendase duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.

Kompanitë eksportuese edhe më parë kanë ngritur shqetësimin për humbjet që po ju shkakton nënçmimi sistematik i euros ndaj lekut, pasi ka çuar në rënie të qëndrueshme në të ardhurat e tyre. Për vitin 2022 humbjet e bizneseve eksportuese nga kursi i këmbimit llogariten në vlerën e 225 mln eurove.

Që nga fillimi i 2023-t, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%. Javën e kaluar rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot euro u këmbye me 111.2 lekë. krahasuar me ditën e djeshme ka rritje të lehtë të kursit të këmbimit, por sërish mbetet pranë niveleve më të ulëta historike. Agjentët e tregut të këmbimit valutor dëshmojnë për ofertë shumë të lartë të valutës së huaj dhe sidomos të euros./Monitor/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë