POLITIKE

"Rënia e financimeve kërcënon cilësinë dhe të ardhmen e sistemit arsimor"/ PD: Raportet ndërkombëtare ngrenë alarmin për arsimin në Shqipëri!

I.A Përditësimi i fundit 4 Janar 2025, 12:28

"Rënia e financimeve kërcënon cilësinë dhe të

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka komentuar raportin e UNESCO-s, për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, arsimi në Shqipëri është në krizë për shkak të mungesës së financimit. Sula deklaroi se, rilindja me Edi Ramën në krye ka shkurtuar me 1 miliardë lekë fondet për arsimin. Ajo theksoi se, për PD-në arsimi kombëtar është prioritet.

"2025-a nis me raporte ndërkombëtare negative për arsimin. UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, thekson se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha në sektorin e arsimit dhe kërkon në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarje efikase të burimeve. Raporti thekson uljen e vazhdueshme të financimeve për arsimin gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2010 në qeverinë e Partisë Demokratike, shpenzimet publike për arsimin përbënin 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë, në vitin 2021, këto shifra ranë 3.1% të PBB-së, me një përkeqësim të mëtejshëm në vitet pasuese

Shpenzimet qeveritare për arsimin për gjithë këto vite janë në një nivel më të ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. dhe ato që mbizotërojnë së shumti janë investime, rikonstruksione, pra tendera korruptivë. UNESCO thekson se ‘’përmirësimi i financimit është jetik për të adresuar sfidat ekzistuese, për të plotësuar kërkesat aktuale dhe për të siguruar arsim cilësor për të gjithë fëmijët.’’ Kryeministri i Rilindjes i ka mashtruar shqiptarët qysh në 2013, kur u premtonte financim të arsimit me 5 % të PBB. Edhe për vitin 2025 partia-shtet vendosi ta mbështesë arsimin vetëm me 2,6 % të PBB duke përfshirë në këtë shifër edhe arsimin professional. Raporti nënvizon gjithashtu se pagat e mësuesve janë ndër më të ulëtat në rajon, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe cilësinë e mësimdhënies.

Ndërkohë që numri i nxënësve ka rënë, kostot për nxënës janë rritur, duke treguar për një shpërndarje joefikase të burimeve. Decentralizimi i nisur në vitin 2015, i cili ndau përgjegjësitë midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që përgjigjet për mësuesit dhe shkollën, dhe pushtetit vendor, që përgjigjet për infrastrukturën nuk ka funksionuar siç duhet. Decentralizimi ka ndikuar më tej negativisht në menaxhimin dhe joefikasitetin e rrjetit arsimor. Rilindja, jo vetëm që nuk rriti financimin, por shkurtoi fondet për arsimin me 1 miliardë lekë ose 2% të programit, në kohën që testimet ndërkombëtare i vlerësojnë aftësitë e nxënësve në fund të botës. 

Shkurtimi i financimit të arsimit është shembulli më i qartë i braktisjes së nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë. Një qeveri që ka ngritur kultin e të fortëve dhe të paarsimuarve, duke i futur në parlament dhe bërë kryebashkiakë, nuk mund të sillej ndryshe. Shkurtimi i fondeve për arsimin, kur brenda 10 viteve vetëm në qarkun e Tiranës, janë larguar 22% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç, shpreh strategjinë e shpopullimit të Rilindjes. Qytete universitare si Gjirokastra e Elbasani kanë rënie ekstreme të numrit të të rinjve, me 55 % dhe 49 %, ngjashëm me vendet në luftë.

Partia Demokratike e ka arsimin prioritet kombëtar dhe thekson premtimin se do ta mbështesë financiarisht me 5% të PBB. Sigurimi i arsimit cilësor dhe trajtimi me dinjitet i nxënësve e studentëve, i stafeve pedagogjike, akademike e ndihmës arsimore, paga mujore 1300 euro në muaj për mësues dhe 2000 euro për lektor, taksa studimi 0, infrastrukturë e plotë digjitale, trajnime falas për mësuesit,  do t’u sigurojë të rinjve arsimim cilësor dhe qëndrim në atdhe. Një arsim kombëtar dinjitoz, për një komb të fortë, është premtimi ynë solemn, që do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së PD," tha Sula.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë