POLITIKE

Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2026, 12:32

Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive

Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka orkestruar një skenar për të djegur selinë e Partisë Demokratike gjatë protestave, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga aferat korruptive.

Sipas tij, individë të ekstremit të majtë, të cilësuar si "çirakë të Ramës", janë paguar me shuma prej 2500 eurosh për të kryer këtë akt vandal. 

Megjithatë, plani dyshohet se ka dështuar pasi askush nuk u paraqit për të zbatuar urdhrat. 

Më tej, akuzohet se vetë policia ka inskenuar një sulm ndaj selisë blu për të manipuluar median dhe publikun, duke e paraqitur sikur agresioni erdhi nga vetë protestuesit. 

Përballë pyetjeve të gazetarëve, të cilët ngritën shqetësimin se përfshirja e PD-së mund të dëmtojë kauzën e protestës për shkak të urrejtjes qytetare ndaj klasës së vjetër politike, Berisha i hodhi poshtë këto pretendime si "truke dhe manipulime". 

Ai tha se e gjithë struktura e partisë, nga deputetët e deri te forumet rinore, mbetet në mbështetje të plotë dhe totale të protestave në të gjithë vendin, duke ftuar mediat të investigojnë rolin thelbësor të demokratëve në organizimet jashtë Tiranës.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS

Sali Berisha: Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. 

Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë. 

Të gjithë ata që aludojnë për gjoja demokraci në Shqipëri, harrojnë se Shqipëria është narkoshteti më i konsoliduar në Europë dhe në botë. 

Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, fakti që Shqipëria është në negociata për integrim në Bashkimin Europian, në vlerësimin dhe mendimin tim, e bën disa herë më të rëndë këtë fakt, këtë zhvillim, këtë proces. 

Ky sistem duhet të marrë fund sa më parë, që shqiptarët të çlirohen nga narkodiktatura e vetme në Europë. 

Ky parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se Suel Çelën, se Troplinët dhe se Bajrët e klaneve të tjera. 

Sot në Shqipëri nuk ka kriminel më të rrezikshëm se Taulant Balla, i cili edhe në parlament nxirrte 2-3 telefona për të komunikuar me ata që e di ai, me klanet e tij. 

Pra, ky është parlamenti i krimit. Ky parlament nuk mund të vazhdojë. Ky parlament nuk ka legjitimitet. 

Ky parlament ka dalë nga një farsë elektorale. Ky parlament është shndërruar në mburojë të vjedhjeve të paimagjinueshme të shqiptarëve. 

Ndaj dhe fundi i tij, fundi i sistemit, është thirrje e përgjithshme e çdo shqiptari. Sot deputetët e opozitës bënë gjithçka që të sillnin në parlament zërin e studentëve, gjimnazistëve, të cilët siç i shihni ju, janë trima me fletë. 

Kurrë nuk ka parë bulevardi i Tiranës dhe rrugët e saj vajza dhe djem më trima se këta gjimnazistë dhe studentë, dhe e sigurt që këta do ta fitojnë këtë betejë. 

Partia Demokratike qëndron totalisht në mbështetje të tyre dhe në mbrojtje të tyre.

Pyetje: Po studentët kanë bërë thirrje jo vetëm për largimin e kryeministrit Rama, por kanë pasur edhe thirrje kundra jush. Pyetja ime është, Partia Demokratike pse përzihet me protestën?

Sali Berisha: Absolutisht s'është ashtu. Dua ta dish se ne nuk jemi të fshehta. 

Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listë tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit. 

Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. 

E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm. Tani vijmë tek sloganet, tek parullat. Ta them unë ty si qëndron ajo. 

Edi Rama përpiqet me çdo kusht që për të lehtësuar sadopak barrën kriminale që ka, ta transferojë tek Partia Demokratike dhe tek Berisha. Me cilët e bën këtë? E bën me ata që i patë vetë, edhe e falënderoj shumë gazetarin që i filmoi duke dalë. 

Muhamet po dilnin nga ministria brenda duke bërtitur ‘Rama në burg’, harruan ‘Berisha në burg’. E harruan! Janë ata pra, janë ata. Dhe ka një djallëzi shumë të madhe këtu.

Cila është kjo? Ramsi duhet t'u thotë të tjerëve që ‘ja, unë po sulmohem si Meloni, si Makroni, si të tjerët nga Antifa’. Dhe këta Antifas, sipas përkufizimeve të tyre, janë njerëz të cilët janë shkatërrimtarë, anarkistë, nuk kanë qëllime të tjera. 

Në të vërtetë, në të vërtetë, për të mbështetur këtë tezë, Rama organizoi djegien e dy selive. Por në fakt të Partisë Demokratike, sepse selinë e vet e mbushi me inspektorët e bashkisë dhe inspektorët e ndërtimit e të tjerë. 

Ata i la, nuk dogjën bashkia, për bashkinë nuk kishte problem. Duhej selitë, duhej selia e PD-së të digjej që të thoshte ‘ja, nuk e kanë vetëm për korrupsionin e Belindës, timin e të tjerë me radhë’. 

Pra, Rama organizoi në mendjen e tij, djegien e dy selive. Ndërkohë selinë e vet e kishte mbrojtur, por tek selia e Partisë Demokratike refuzoi të vijë njeri. Refuzoi! Prit, një minutë. 

Meqenëse refuzoi të vijë njeri në drekë, ju jeni dëshmitarë, e planifikuan për në darkë. Përsëri në darkë nuk erdhi. 

Ekstremi i majtë, qirakët e Ramsit brenda në protestë që e kishin marrë përsipër kundrejt 2500 euro pagesën, edhe 2500 euro i ka vetëm për policin asaj, i ka dhe për shërbyesit e të tjerë, që e kishin marrë përsipër, por nuk erdhi njeri! 

Dhe kur nuk erdhi njeri, policia sulmoi vetë në mënyrë që t'ju gënjente ju, të gënjente para kamerave tuaja se gjoja selia e Partisë Demokratike u sulmua nga protesta. 

Është kështu apo jo? Jeni dëshmitarë të kësaj apo jo? Atëherë, kjo pra, Ambrozia. Këto janë të gjitha truke dhe manipulime. 

Po përsa i përket PD-së, të garantoj që deputetët e saj janë tërësisht në protestë, drejtuesit e saj, anëtarët e kryesisë, Këshilli Kombëtar, që të gjithë janë në protestë, do jenë në protestë dhe asgjë nuk e ndal dot Partinë Demokratike pa mbështetje të plotë, totale të kësaj proteste.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë