POLITIKE

Revolta kundër Ramës, analisti Gabriel Partos: Studentët po protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2026, 17:10
Revolta kundër Ramës, analisti Gabriel Partos: Studentët po

Gabriel Partos, ish-analist i BBC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe më pas analist i The Economist Inteligence Unit, në një intervistë për Top Channel, i përgjigjet disa  pyetjeve për situatën aktuale në Shqipëri si pasojë e protestave.

Atë që po ndodh në Tiranë e komenton si sfida më e madhe për udhëheqjen e Edi Ramës 13 vite pasi ai është kryeministër.  Edi Rama thotë Gabriel Patosh është kthyer në viktimë të suksesit të tij personal pas fitimit të mandatit të katërt.

Unë nuk besoj thotë Gabriel Partos  se për atë  çfarë e ka shkaktuar protestën duhen fajësuar aktorë të huaj prej vendeve të tjera.

Intervista e plotë e Gabriel Partosh:

-Gabriel Partos, si i vlerësoni protestat që janë zhvilluar në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në kryeqytet, Tiranë, gjatë pesë ditëve të fundit?

Gabriel Partos- Qartësisht këto protesta janë sfida më e madhja për udhëheqjen e Edi Ramës 13 vite pasi ai është kryeministër. Si nga përmasa e këtyre demonstratave sikurse edhe nga dhuna e shfaqur e cila është e pa precedentë në dekadat e fundit në  historinë e Shqipërisë. Është një vazhdimësi e qëndresës së gjatë të një serie protestash të njohura si “Revolucioni Flamingo” i cili po zhvillohet prej disa muajve. Protestat e tanishme janë shumë serioze për sa i përket udhëheqjes të zotit Rama.

-Sipas këndvështrimit tuaj, cilët janë faktorët kryesorë që po nxisin këtë valë pakënaqësie dhe trazirash?

Gabriel Partos- Kjo është një pyetje interesante sepse nga njëra anë kemi shumë zhvillime pozitive gjatë viteve të fundit apo edhe dekadave të fundit siç është përmirësimi standarteve të jetesës,  sikurse përpjekjet drejt një anëtarësimi të plotë në BE në pak vitet e ardhshme. Duke thënë këtë,  natyrisht ka shumë pakënaqësi jo vetëm me korrupsionin një çështje e cila vazhdon por edhe në këtë rast specifik me studentët,  të cilët përballen me një kosto të lartë të edukimit të tyre. Sidomos pamundësia e të ardhmes së tyre pasi ata diplomohen.

Kjo është edhe arsyeja se përse me mijëra po largohen e duke shkaktuar kështu atë që njihet si rrjedhja e trurit e më të mirëve,  e më të shkëlqyerve, të cilët shkojnë të punësohet e të vijojnë studimet në të gjithë Evropën apo në botë. Pra janë një kombinim arsyesh specifike shqetësimesh, duke nisur nga kostoja e  edukimit, kostoja e jetesës, mungesa e perspektivës, sikurse çështja e korrupsionit një sëmundje kronike e shoqërisë në Shqipërisë, pavarësisht punës nga sistemi i drejtësisë që po mundohet ta luftojë ndër vite.

-Kryeministri Edi Rama ka fajësuar atë që ai e cilëson si “duar të huaja” për trazirat aktuale. A mendoni se aktorë të huaj apo faktorë të jashtëm po luajnë një rol në protestat që, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë?

Gabriel Partos- Nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë. Unë nuk besoj se për atë  çfarë e ka shkaktuar duhen fajësuar aktorë të huaj prej vendeve të tjera. Por siç edhe ne këtu në Mbretërinë e Bashkuar e kemi parë ditët e fundit për referendumin e Brexit në 2016-tën i influencuar nga Rusia dhe pikëpamja e përgjithshme është se Rusia u përpoq të ndërhynte nuk ishte në përgjithësi faktor vendimtar. Përsëri kur flasim për Shqipërinë sot, mund edhe të ketë ndërhyrje të Rusisë në mënyrë të posaçme. Mund të ketë edhe akuza për Serbinë. Në përgjithësi nëse ka apo nuk ka ndërhyrje të huaja, ju nuk mund ti fajësoni për këto protesta serioze, forca të huaja.

-Cilët aktorë të huaj, nëse ka të tillë, kanë interes të ndikojnë në situatën aktuale politike në Shqipëri dhe cilat mund të jenë objektivat e tyre?

Gabriel Partos– Unë mendoj se më seriozët e potencialët si aktorë të jashtëm që ndërhynë apo tentojnë ta bëjnë këtë është Rusia e cila ka tentuar të dobësojë Unionin Europën, Aleancën Euro Atlantike përfshi anëtarët e saj europianë. Meqë Shqipëria dhe Mali i Zi janë në radhë për anëtarësim, ka përpjektë për t’ju dobësuar dhe penguar në zgjerimin e BE-s ky është një objektiv i Rusisë. Kjo është më e mundshmja kur flasim për ndërhyrje apo tentativa për ndërhyrje. Akuzat kundra Serbisë për xhelozinë e suksesit të Shqipërisë në integrimin europian mendoj se janë të pakta, pasi Serbia ka shumë probleme të sajat të brendshme. Natyrisht Irani pas marrëdhënieve të dobëta dhe sulmeve kibernetike të shpeshta në një mënyrë mund të ketë përfshirje.

-Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra. Si e vlerësoni vendimin e tij për të qëndruar në pushtet?

Gabriel Partos- Zoti Rama e ka thënë se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe vitin e shkuar ishte rizgjedhja e tij e katërt. Thënë këtë zoti Rama është kthyer në viktimë të suksesit të tij personal. Sikurse shumë politikanë në të gjithë botën nëse ju në mënyrë të vazhdueshme rizgjidheni për të qeverisur duke qenë i suksesshëm për të qëndruar në zyrë, shanset janë që ju të përballemi më tepër me pakënaqësisë dhe problemet e shoqërisë. Kjo bëhet edhe më serioze kur kolegë të tutë të nivelit të lartë janë larguar dhe tani përballen me akuza serioze për korrupsion. Kjo ia bën zotit Rama pozicionin e tij më të vështirë sepse ai është njeriu, që një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e fajësojnë për problemet me të cilat përballen.  Nga ana tjetër nuk i japin çfarë atij i përket për sukseset e udhëheqjes. Unë mendoj se pozitat e tija tani janë nën tension dhe ai qartësisht kërkon të çojë mesazhin se tani me rëndësi është shmangia e dhunës. Nga ana tjetër ai duhet të përfshihet në mënyrë edhe më qenësore ose në rrugë më serioze në të dëgjuarin e ankesave, në të dëgjuarin e pakënaqësive,  ndryshe nga tendenca që ka muajtë e fundit,  për mos ti marrë ankesat dhe shqetësimet e dala nga protesta e Revolucionit Flamingo aq seriozisht sa ato meritojnë të merren.

-Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka mbështetur protestat, por nuk është distancuar nga Partia Demokratike lidhur me aktet e dhunës të ndodhura gjatë protestave. Sa ndikim ka qëndrimi i opozitës në përshkallëzimin apo uljen e tensioneve në situatën aktuale?

Gabriel Partos– Shumë nga protestuesit kanë shprehur pakënaqësi të barabartë ndaj partisë në pushtet dhe partisë më të madhe të opozitës. Ata e kanë bërë të qartë mos asocimin me Partinë Demokratike. Kjo shihet si një protestë ndaj të gjithë klasës politike e cila ka qeverisur vendin që prej dhënies fund të qeverisjes prej një partie të vetme. Për momentin opozita nuk ka një rrol të rëndësishëm në të mbështeturin e protestës apo në pasjen e një qasje negociuse me qeverinë si të zgjidhet kjo çështje e gjerë në shoqërinë shqiptare.  Natyrisht opozita është e mbërthyer nga çështje të brendshme mos dakortësish e si pasojë zoti Rama pati mundësi të qëndrojë në pushtet në mënyrë të suksesshme gjatë këtyre 13 viteve.

Për momentin opozita nuk  bind në të sjellurin e një alternativë të re,  apo të krijojë një front të bashkuar me një pjesë të gjerë të shoqërisë kundërshtuese e qeverisë, apo që kërkon një zgjidhje përmes një qeverie teknokratësh.  Opozita nuk është tani në pozita për të sjellë një lloj lidershipi,  e si pasojë protesta mbetet pa një udhëheqës. Kjo e bën të dobët dhe potencialisht më të lehtë për Ramën të dalë nga furtuna siç edhe e ka bërë gjatë katër muajve të fundit por tani,  ai është duke u përballur me më shumë sfida.

-Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka gëzuar një stabilitet relativisht të qëndrueshëm në fushën e sigurisë, krahasuar me disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. A mund të shndërrohen protestat aktuale në një periudhë më të gjerë paqëndrueshmërie politike dhe cilat do të ishin rreziqet kryesore?

Gabriel Partos- Unë pajtohem me kryeministrin Rama i cili e ka thënë se mund të kemi komplikacione në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë dëshiroj ta avancoj këtë pak më shumë duke përmendur protestën e dhunshme në Francë të studentëve dhe nxënësve të shkollave për një mori arsyesh. Në të gjithë botën perëndimore shikojmë një valë pakënaqësie përfshi edhe Ballkanin Perëndimor ku kushtet nuk janë aspak afër atyre të botës perëndimore. Mendoj se do të kemi më shumë polarizim, më shumë nacionalizëm dhe kjo prandaj është e rrezikshme. Për Shqipërinë në veçanti e cila ka qenë me një shoqëri stabël pavarësisht problemeve ekonomike me të tilla protesta të dhunshme, po mund të sjellë probleme në të gjithë rajonin.

-Kryeministri Edi Rama ka vendosur si objektiv ambicioz anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. A mund të ndikojnë trazirat aktuale në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë?

Gabriel Partos- Absolutisht po. Delegacioni i BE-s e bëri të qartë se rendi dhe ligji duhet të zbatohen në mënyrë proporcionale për mos të përdorur forcë më shumë se çfarë kërkohet por natyrisht kjo është e vështirë kur demonstruesit përfshihen në akte dhune. Po, Shqipëria duhet të prezantojë një shoqëri konsensuale ku qeveria duhet të vijojë me reformat shumë prej të cilave duhet të konsolidohen sidomos ato shtetit ligjor pa harruar luftën me korrupsionin. Po ka një rrezik që rruga e Shqipërisë drejt BE-s të mund të pengohet apo vonohet dhe kjo patjetër është kundra interesit të shumicës së shqiptarëve.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë