POLITIKE

"Rezoluta është porosi e narko-trafikantëve", Meta: Fyerje për qytetarët shqiptar! Shqipëria është sot vendi i dytë në Europë për nga niveli i korrupsionit

n.f Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 18:41
"Rezoluta është porosi e narko-trafikantëve", Meta:
Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka komentuar miratimin e rezolutës antikorrupsion në parlament. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se rezolutë është porosi e narko-trafikantëve. Ai më tej shtoi se Shqipëria është sot vendi i dytë në Europë për nga niveli i korrupsionit, pas Rusisë.

Sipas tij kjo rezolutë është një fyerje për qytetarët shqiptarë, që kanë ikur dhe që jetojnë këtu me paga skandaloze e pensione qesharake. Ai tha se qytetarët shqiptarë duhet të kenë prioritet rrëzimin e bandës së Rilindjes, që do të fusë në Shqipëri termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Fjala e plotë:

Miratimi vetëm me votat e “Rilindjes” të “Rezolutës antikorrupsion” nga Kuvendi më i korruptuar në kontinent, që qep ligje me porosi për klientët e Qeverisë, duke u kthyer në një noter të saj, ishte totalisht një farsë e dëshpëruar e një bande të korruptuarish me Edi Ramën në krye. Korrupsioni duhet ndëshkohet ashpërsisht vme të gjithë fuqinë e ligjit ndërsa tallavaja e Rezolutës është një tjetër porosi e mafies dhe e trafikantëve për t’u rënë teneqeve mediatike përmes mediave të blera nga inceneratorët.

Të luftosh korrupsionin me Rezolutë, kur ke patur 11 vjet pushtet absolute si Edi Rama dhe kur Shqipëria është e renditur në vendin e parë në Europë, pas Rusisë, për nivelin më të lartë të korrupsionit dhe e renditur si vendi i dytë në botë, pas Zambias, për nivelin e lartë të ryshfetit, është përbuzje dhe fyerje jo vetëm për 1 milion shqiptarë që kanë braktisur vendin për shkak të keqqeverisjes, por edhe për të gjithë ata që jetojnë sot këtu në kushte ekstreme varfërie dhe mbijetese.

Falë korrupsionit skizofrenik të “Rilindjes” sot jemi vendi i parë në rajon për kriminalizimin e zgjedhjeve dhe të ekonomisë, për asgjësimin e transparencës, të llogaridhënies dhe lirisë së fjalës, për kapjen e institucioneve të pavarura dhe sidomos të drejtësisë, për nivelin mizerabël të pagave dhe të pensioneve, për çuarjen në prag falimenti të bujqësisë dhe blegtorisë, aq sa jemi i vetmi vend ku Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet e IPARD-it për shkak se fondet e bujqësisë i çoi tek inceneratori, si edhe për korruptimin e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, kërkon konsensus nga opozita për luftën kundër korrupsionit. Kryehajduti i Shqipërisë, me rezolutën e tij kërkoi të bëjë bashkë hajdutët me të vjedhurit, kriminelët me viktimat e tyre.

“Rilindja” që gllabëron miliarda euro me aferën e inceneratorëve, me koncencione, me mijëra tendera sekretë, PPP dhe rrugë të florinjta, që ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror, nuk mund të kërkojë konsensus për këto krime.

Rezoluta e miratuar dje është një tjetër poshtërim i Edi Ramës ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji. Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si rezultat i presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës. Sot në Shqipëri është vetëm opozita që lufton korrupsionin, me fakte, me prova dhe me denoncime konkrete dhe perballe eshte nje drejtesi qe ka lidhur duart, qe mbyll ceshtjet, qe i zvarrit duke i sherbyer korrupsionit e jo duke luftuar.

Asnjë kompromis nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë me këtë monstër të korrupsionit. E vetmja rrugë për afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian është beteja deri në fund me këta hajdutë të diskredituar dhe shkulja nga rrënjët e këtij regjimi të kalbur, armikut më të egër të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, por edhe të interesave kombëtare të mbarë shqiptarëve.

Korrupsioni luftohet vetëm në një mënyrë, që Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda “rilindase” e “Prindit 1” dhe “Prindit 2” të marrë ndëshkimin e merituar për të gjitha krimet korruptive miliardere. Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është prostitucion politik, si dhe tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe gjithë atyre që kanë lënë këtë vend për shkak të krimeve që ka kryer “Rilindja” në vendin tonë.

meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë