POLITIKE

"Rezoluta për Iranin, show i Ramës", Nesho: Rrezikon diplomacinë e vendit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 18:57
"Rezoluta për Iranin, show i Ramës", Nesho: Rrezikon

Agim Nesho, Ekpsert i Çështjeve ndërkombëtare u shpreh se rezoluta e fundit parlamentare e nxitur nga Partia Socialiste nuk është një vendimmarrje qeveritare e mirëfilltë, por një shou dhe protagonizëm personal i Edi Ramës.

Sipas tij, veprimi i kryeministrit nuk përkon me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, duke shërbyer si manovër për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, për të treguar një “zell të tepruar” ndaj SHBA-së dhe, më e rëndësishmja, për të fshehur skandalet e mëdha korruptive që kanë kapur vendin.

Ai nënvizon gjithashtu se kjo lëvizje përbën pjesë të një strategjie politike të Ramës, që mund të përdoret për të krijuar alibi mbi integrimin europian dhe për të konsoliduar imazhin e tij si lider ndërkombëtar, pavarësisht pasojave për diplomacinë shqiptare.

Pjesë nga deklarata:

Me shumë të drejtë është një shou dhe protagonizëm i Edi Rama. Nuk ka të bëjë me një shprehje të një vullneti politik të një partie socialiste në parlament, pasi vendimmarrja merret nga qeveria. Duhet të themi që një vendimmarrje e tillë nuk bazohet, në radhë të parë, në njëhsimin e politikës së jashtme që Shqipëria, si një vend kandidat për Bashkimi Europian, duhet ta përafrojë me Europën e Bashkuar, por është një tërheqje vëmendjeje dhe një përdorim i Ramës nga faktorë të tjerë; kjo u pa edhe nga lavdërimet që i erdhën në orët e fundit nga ministri i jashtëm i Izraeli për qëndrimin e tij personal.

Pra, Rama këtë shou e bën për disa arsye. Në radhë të parë, për të treguar një zell të tepruar ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithnjë e më shumë janë kritike ndaj mënyrës se si ai e drejton vendin. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, është për të fshehur skandalet e mëdha korruptive që kanë kapur vendin, duke u përpjekur të tregojë se është tepër solid dhe me lidhje shumë të forta. Madje, paraqitet si një nga ata udhëheqës që paraprijnë me veprimet e tyre politike.

Së fundi, një deklaratë e tillë, që do të shihet edhe më vonë, është pjesë e një strategjie daljeje të Ramës, të cilën e nisi me bashkëbisedimin me Vuçiçin në një gazetë gjermane, për të krijuar narrativën e daljes nga Bashkimi Europian. Argumenti i tij kryesor do të ishte se Shqipëria nuk u pranua pavarësisht “arritjeve të mëdha”, sepse ai u rreshtua me demokracinë më të fuqishme në botë, gjë që sipas tij ishte e panevojshme.

Të gjitha këto shërbejnë për të përgatitur terrenin për të thënë se ai është keqkuptuar, se është një lider që përkrah të gjitha iniciativat perëndimore dhe ka një vizion që shpesh ua propozon edhe vetë europianëve. Por ajo që shqetëson më shumë është se ky lider, që pretendon të jetë global, është një figurë që përdoret lehtësisht në arenën ndërkombëtare. Është bërë qesharak, një kameleon politik që përshtatet sipas interesave, duke e kthyer diplomacinë shqiptare në një “tullumbace” që endet pa drejtim të qartë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë