BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it. Veç kësaj, PD donte të diskutonte dhe lidhur me masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë.
Nga ana tjetër, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi në rrjetet sociale se qeveria dhe shumica parlamentare janë të gatshëm për debat në çdo kohë, për të gjitha çështjet. Në reagimin e saj Spiropali shtoi se mocionet me debat zhvillohen mbi raporte dhe konkluzione përfundimtare, jo mbi aludime dhe akuza politike, me qëllim final gjyqin popullor.
Kështu, pas reagimin të Spiropali është përgjigjur dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili ka thënë në rrjetet sociale se konsiderimi nga mazhoranca i Raportit zyrtar dhe përfundimtar të OLAF si thashetheme, aludime, apo akuza politike, është më së paku papërgjegjshmëri dhe më së shumti avokati politike ndaj abuzuesve me fondet e BE.
Reagimi i Bardhit:
Konsiderimi nga mazhoranca i Raportit zyrtar dhe përfundimtar të OLAF si thashetheme, aludime, apo akuza politike, është më së paku papërgjegjshmëri dhe më së shumti avokati politike ndaj abuzuesve me fondet e BE.
Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
Konkretisht OLAF në një raport zyrtar dhe përfundimtar ka zbuluar disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, ku përfshiheshin: (1) Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; (2) Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); (3) Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.
Një mazhorancë e përgjegjshme do të vlerësonte dorën e shtrirë të opozitës në funksion të gjetjes së mekanizmave për zhbllokimin e fondeve të BE, që janë një ndihmë e çmuar ndaj në fermerëve shqiptarë. Këtë propozim e bëjmë me qëllimin e mirë për të vepruar shpejtë dhe në kohë, sepse sektori i bujqësisë po kalon vështirësi për shkak të mungesës së mbështetjes nga Qeveria dhe 112 milion euro janë një ndihmë e çmuar dhe mbështetje e domosdoshme që vjen nga Bashkimi Europian.
Por mazhoranca provoi sot se qëllimi nuk është thithja e sa më shumë fondeve nga BE për të ndihmuar fermerët, por përdorimi i fondeve të BE për të fryrë xhepat e “ilirbeqajve” të Edi Ramës në Qeveri. Nuk duan mekanizma për të penguar abuzimet, sepse sa kohë nuk kanë mundësi të vjedhin, kanë vendosur të mos e përdorin ndihmën 112 milion euro të BE-së. Qeveri e papërgjegjshme!
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalmin e tij të përnatshëm u shpreh se shqiptarët janë më t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se Kryeminstri Ed...
Bajram Begaj TIRANA- Mediat greke e kanë cilësuar sinjë provokim vizitën e presidentit Bajram Begaj në Konispol, vend ku kreu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se "regjimi", duke nënkuptuar qeverisjen, po zbaton pikë p&e...
Petro Gjikuaria HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, ka publikuar ftes&...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria për Shtetin, Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkur&e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta diskutoi lidhur me firmosjen e tetë urdhërarresteve të ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si presidente e PE. Përmes një reagimi në X...
Foto nga takimi TIRANA- Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e për institucionet e drejtësisë. A...