POLITIKE

Rrugët me pagesë/ Berisha: Rama ka vendosur një taksë të urrejtjes kombëtare ndaj banorëve të veriut

M.B. Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 20:41
Rrugët me pagesë/ Berisha: Rama ka vendosur një taksë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demoraktike, Sali Berisha ka folur sot për autostradën Thumanë-Kashar, për të cilën tha se një protestë e fuqishme ka shpërthyer në Thumanë për shkak se, në 20 kilometrat e para rrugë që ndërtohen në 11 vite nga Fushë-Kruja e sipër, 80 mijë banorë të Krujës si në asnjë rast tjetër të territorit të Shqipërisë, sipas tij, ndëshkohet. Berisha tha se janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, sipas tij, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë. Ai ka shtuar se qarqet e veriut janë qarqet më të varfra të Europës dhe varfëria e tyre, sipas Berishës, u thellua në mënyrë të frikshme këto 11 vite. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq! Një protestë e fuqishme ka shpërthyer në Thumanë për shkak se, në 20 kilometrat e para rrugë që ndërtohen në 11 vite nga Fushë Kruja e sipër, 80 mijë banorë të Krujës si në asnjë rast tjetër të territorit të Shqipërisë, ndëshkohet. Ndalohet rruga që ndërtohet mbi tokat e tyre. Përjashtohen nga tregu, u shkatërrohen bizneset. Sikur rruga ti përkiste një pushtuesi me të cilën ai vendos të ndëshkojë të pushtuarit. Janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë.

Sepse ato ndërtohen edhe për komunitetin nëpër të cilin kalojnë dhe detyrimisht edhe për komunitetin. Pra shikoni miqtë e mi, 20 km e para rrugë që ndërtoi kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, i shndërron në ndëshkim për 80 mijë banorë. Jo vetëm kaq, por ai në këto 20 km për 500 mijë banorë të 4 qarqeve të veriut, vendos taksë atyre për të hyrë dhe dalë nga Tirana. Mos harroni një gjë. Qarqet e veriut të ardhurat janë mbi 50 % më të pakta për frymë, se sa në qarqet e Shqipërisë së mesme dhe jugut.

Qarqet e veriut janë qarqet më të varfra të Europës dhe varfëria e tyre sikundër e gjithë shqiptarëve u thellua në mënyrë të frikshme këto 11 vite. Por nëse në tërë Shqipërinë ajo u thellua 100%, në qarqet e veriut ajo u thellua 250-300 për qind. Sot një banor nga këto qarqe, për të ardhur në Tiranë, për të zgjidhur një problem apo për të takuar një familjar, apo një problem shëndetësi dhe të tjera, vajtje ardhje duhet të paguajë 15 euro nga Tropoja, në një kohë kur ai mund të marrë gjithsej ndihmë ekonomike 40 euro, mund të marrë pension ndën 100 euro.

Në një kohë kur, asnjë shqiptar tjetër nga Kakavija gjer në Fushë Krujë nuk paguan asnjë qindarkë, pavarësisht se kalon në rrugë autostrada A, kalon në tunele. Pavarësisht se nga Kakavija gjer në Tiranë kalon në rrugë të rindërtuara tërësisht, këta nuk paguajnë asnjë. Kurse ata që janë nga veriu, ai duhet të paguajë 15 euro për të ardhur nga Tropoja, Hasi, Kukësi në Tiranë dhe për tu kthyer. A nuk është ky një diskrimimin antikushtetues të cilin nuk ka shtet në botë që do ta vendoste. A nuk është kjo një taksë e urrejtjes kombëtare e Edi Ramës ndaj banorëve të veriut.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë