Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të këtij viti, me një vendim të GJKKO, pasi prokurorët kishin kërkuar masën e ''arrestit me burg“, sepse ndaj tij kishte nisur një hetim pasuror.
Po ashtu nën masën arrestit të shtëpisë ishte dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, masë e cila u zëvëndësua më pas me detyrim paraqitje.
Vetëm 2 ditë pas arrestimit, ishte Edi Rama që në fillim zgjodhi ta mbrojë kryebashkiakun, por më pas vendosi ta lëshojë dhe të gjejë emrin e ri për Tiranën.
Madje mes Ramës e Veliajt nisën përplasjet për strukturat e bashkisë, ishte Edi Rama ai që mori dhe rolin e kryebashkiakut duke u marrë vetë me emërimet në bashki, kjo haptazi një ndërhyrje e pastër në pushtetin vendor.
Ndërkohë Veliaj nisi një sulm të ashpër ndaj prokurorëve të çështjes, gjë që më pas vendosi mos ta ketë më pjesë të retorikës.
Veliaj ka kërkuar vazhdimisht daljen nga burgu dhe hetimin në gjendje të lirë, por kërkesat janë rrëzuar gjithmonë.
Kështu Veliaj nisi përdorimin e rrjeteve sociale, herë për të treguar se është në lojë, e herë për të dërguar mesazhe të kodurara tek Edi Rama, këto të fundit më së shumti në Tiktok (një rrjet që është i ndaluar në Shqipëri).
Në 10 shtator, SPAK dërgoi për gjykim Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa duke ju komunikuar 13 akuza, 9 prej të cilave ishin raste korrupsioni.
Mbi Erion Veliajn rëndojnë dhe akuzat për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.
Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Ndërkohë Edi Rama në ditën ku do të shpallte kabinetin e tij pas marrjes së mandatit të katërt, vendosi të lëshojë përfundimisht Veliajn, duke i hequr të vetmin pushtet që kryebashkiaku në detyre kishte deri në atë moment.
Rama vendosi të kandidojë në Tiranë, Ogerta Manastirliun.
Ky ishte momenti i ndarjes më të bujshme të vitit, ku Rama ndahet njëherë e mirë nga ortaku i tij më i afërt, madje duke shpallur gjatë fjalës së tij në asamble dhe datën 9 nëntor, si ditë kur Tirana do shkonte në zgjedhje.
Më pas këshillit bashkiak ju kërkua të votojë shkarkimin e Veliaj, shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon procedurën rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3 muaj në detyrë.
Ndërsa procedura parashikon që vendimi zyrtarizohet me miratimin nga Këshilli i Ministrave.
Veliaj nuk qëndroi pasiv, ai ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën.
Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar.
Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme (31 tetor) ku foli për herë parë në publik Veliaj u shpreh se fyerjen më të madhe e ka patur nga bashkëpunëtorët tij, madje ai bëri dhe analogji të shumta ku tha se nesër mund të jenë ata ''viktima të padrejtësive’’.
Veliaj sot në Gjykatën Kushtetuese po kërkon qëndrimin në detyre, për sa kohë ende ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë.
Ndërkohë hetimet për 13 akuza vazhdojnë bashkë për të dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa./Piranjat News
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për tensionet në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar si ka nisur përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për të cilin thotë se...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar komentoi edhe deklaratat e Erion Veliajt në Gjykatën K...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj renditi argumentet e tij para Gjykatës Kushtetuese se pse duhet të vazhdojë ushtrimin e detyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorit Dritan Prençi që firmosi dosjen...
Në fjalën e tij në kushtetuese Veliaj bëri dhe një krahasim mes tij dhe kryebashkiakut të Tropojës. Pse tolerenca n&...
Erion Veliaj teksa po flet në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, tha se duhet të ishte thirrur nga këshilli i Ba...
Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Ai e quajti këtë proces t&e...
Erion Veliaj shpërtheu në seancën e Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar disa herë se sulmi ndaj tij është sulm ndaj votë...
Erion Veliaj ka shprehur sot një zhgënjim të madh që bashkëpunëtorët e tij votuan pro shkarkimin. Ai tha se ata as e pyet&e...