POLITIKE

"Sajesa që nuk kanë asnjë bazë në realitet", reagon Klodilda Bushka për mesazhet e publikuara: Që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore! Po hidhet baltë ndaj meje

n.f Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 22:58

"Sajesa që nuk kanë asnjë bazë në realitet",

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar pas publikimit në media të disa komunikimeve ku pretendohej se ajo fliste ke kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami për “kapjen e SPAK”. Bushka në reagimin e saj është shprehur se mediat po hedhin baltë dhe shpifje ndaj saj. Ajo ka theksuar se ato që janë raportuar nga mediat janë të pavërtëta.

Bushka shtoi se këto pretendime janë sajesa dhe nuk kanë baza. Ajo shtoi se që nesër do ta ndjekë çështjen nërrrugë ligore dhe se e vërtëta nuk mund të fshihet me gënjeshta.

"Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.

Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!", shkruan Bushka në komentin e saj.

Disa mesazhe të zbuluara në rrjetin "Signal" dhe të publikuara së fundmi nga mediat kanë treguar lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani. 

Në mesazhet e publikuara nga 'OraNeës', duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.

Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.

Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.

Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Në disa mesazhe të tjera të publikuara nga “Ora Neës”, Llagami në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.

Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për këtë ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami, që të futet si OPGJ në SPAK.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë