POLITIKE

Salianji letër nga qelia në Fier: Një ndjesë për Sami Repishtin dhe një porosi për demokratët

M.B. Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 11:28

Salianji letër nga qelia në Fier: Një ndjesë për Sami

FIERI- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, me anë të një letre dërguar nga qelia ku po vuan dënimi, ka përkujtuar shkrimtari, humanistin dhe historianin shqiptar Sami Repishti pak ditë pas ndarjes nga jeta. Salianji shkuan se Repishti iku nga kjo botë, pa i kërkuar falje. Sipas tij, ne si shoqëri, si vend, patëm gati 3 dekada e gjysëm në dispozicion, po nuk ishim në gjendje të artikulonim një mea-culpa. 

Ai shton se Repishti qe një disident mirëfilli i cili vuajti burgje e internime në komunizëm, pasi dalloi shpejt se çfarë regjimi po instalohej pas luftës dhe nuk u pajtua, së bashku me intelektualë e përfaqësues të klerit.

Po ashtu Salianji shkruan se u bënë dy muaj në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, për shkak të një denoncimi publik sipas tij, dhe shton se e ka më të qartë tani, për ta kuptuar se ç’kanë vuajtur Sami Repishti e mijëra të tjerë që patën të njëjtin fat.

Letër nga qelia 6 nga Ervin Salianji:

Ndjesë për Sami Repishtin, dhe një porosi për demokratët

Sami Repishti iku nga kjo botë, pa i kërkuar falje. Ne si shoqëri, si vend, patëm gati 3 dekada e gjysëm në dispozicion, po nuk ishim në gjendje të artikulonim një mea-culpa. Edhe pse zoti i dha atij një shpërblim, i dha 99 vite jetë, duke na vënë si të thuash në provë, ndërgjegjen, kulturën, maturinë tonë, ne prapë dështuam. Po në radhë të parë, qeverisja e sotme, pasardhësja biologjike, ideologjike dhe mentale e xhelatëve të tij.

Sami Repishti qe një disident mirëfilli. Vuajti burgje e internime në komunizëm, pasi dalloi shpejt se çfarë regjimi po instalohej pas luftës dhe nuk u pajtua, sëbashku me intelektualë e përfaqësues të klerit. U arratis, dhe ja doli të realizohej nga ana akademike. Po asnjë moment nuk reshti së përpjekuri për Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptari i parë që dëshmoi në kongresin amerikan. Aktivist i palodhur, erudit, një fisnik i rrallë. Janë shumë të përndjekur që prej moshës po largohen, dhe ne ende si shoqëri nuk e kemi shlyer detyrimin ndaj tyre.

U bënë dy muaj në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, për shkak të një denoncimi publik. Një burgim politik, 35 vite pasi e lamë pas diktaturën që këtë lloj ndëshkimi e kishte rutinë. E kam më të qartë tani, për ta kuptuar se ç’kanë vuajtur Sami Repishti e mijëra të tjerë që patën të njëjtin fat, e madje edhe më të kobshëm, për të vetmin faj, për shkak të mendimit, të ndërgjegjes, të fjalës. E burgosura e madhe del shoqëria, ne si vend që ende nuk kemi pjekurinë dhe ndriçimin, për të thënë; më fal. Vura re reagimet qeveritare pas vrasjes së 14 vjeçarit te shkolla “Fan Noli”.

Qendrime agresive, armiqësore, fajësim dhe akuzim i të gjithëve. Pa kursyer as viktimën. As të plagosurin, as familjarët e tyre. Një stad politik primitiv. Luftë dhe shkatërrim i atij që ngre zërin, që nuk pajtohet, që kërkon transparencë, apo që guxon të hedhë hije dyshimi ndaj autoritetit. Nuk e ndjen Ministri i Brendshëm, as ajo e Arsimit, të kërkojnë një ndjesë. Por nxjerrin armët dhe godasin e damkosin këdo që i konteston. Sepse ata janë engjej, të mbrujtur në virtyte, të pagabueshëm, janë të rënë nga qielli. Pra askush të mos guxojë t’i kontestojë.

Ky model, nën shembullin e shefit të madh, është i neveritshëm. Eshtë një nga gjërat që ka zgjatur shumë më tepër sa mund ta durojë ky vend. E zhveshur nga ky sens minimal reflektimi, politika ka mbetur më e prapambetura në shoqëri. Asnjë rrotacion nuk do të ishte i mjaftueshëm, nëse kjo kulturë në vetvete nuk ndryshon.

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë