POLITIKE

"Samiti ishte diçka e paimagjinueshme!" Rama: Jemi të angazhuar në një projekt me Italinë për energjinë! Problemi te BE, vështirësia për të dalë me një vendim

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 08:58

"Samiti ishte diçka e paimagjinueshme!" Rama: Jemi të

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë. Rama e cilësoi Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili u mbajt në vendin tonë më 16 maj si diçka të paparashikueshme. 

Në intervistë ai tha se është  duke u punuar për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.

Sa i takon Bashkimit Europian, Rama tha se një nga problemet që sheh te Unioni është vështirësia për të dal me një vendim. Sipas tij, BE duhet që të mendojë tu bëjë ballë fuqive që po dalin në pah. Gjithashtu i pyetur nëse i pëlqen krahasimi i Shqipërisë me një “Zvicër të re”, ai u shpreh se vendin e sheh më shumë si një “Itali të re”.

Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se ajo që ndodhi në Tiranë, ishte e paimagjinueshme deri jo shumë kohë më parë dhe dua shumë t’ju falënderoj juve dhe institucionin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z. Ramayan se kjo është hera e parë për ju në Europë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat, dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin.

Meqë ra fjala, patëm rastin të kishim Presidentin francez këtu dhe kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes Inteligjencës Artificiale, punonte në Londër. Dhe Presidenti e pyeti: ‘Pse në Londër?’ Duhet të vish në Paris. Më jep kontaktin tënd. Do të telefonoj’. Pra është e jashtëzakonshme dhe absolutisht mahnitëse.

Richard Attias: Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e di nëse të pëlqen krahasimi, por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe shumë të drejtë të jeni në qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. 90% e delegatëve tanë janë habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj se është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?

Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrimë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, nëse do të bëheshim atëherë Shqipëria do të ishte e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësitë, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por ku nuk humbet buzëqeshjen. Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe kontributin tonë për shumë vite e shekuj. Ky vend me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katror, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, një vend për të investuar.

Edi Rama: Ne kemi shumë për të bërë politikisht dhe gjeografikisht për energjinë dhe ne po e bëjmë. Tani ne jemi të angazhuar në një projekt më të madh me Italinë, që lidh Shqipërinë me Italinë. Ka kompani franceze që kanë ardhur për të ndërtuar për energjinë diellore. Aktualisht kemi ngritur parkun e parë teknologjikë, ndaj ka shumë kompani të huaja që vijnë këtu. Pastaj edhe në shërbim jemi mirë, por turizmi energjia dhe novacioni janë 3 nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër.

Edi Rama: Një nga problemet që shoh tek BE është vështirësia për të dalë me një vendim. Sepse ka shumë doktor për shumë pacient që haen me njëri tjetrin për të gjetur diagnozën. BE duhet që të mendoj se tu bëjë ballë fuqive që po dalin në pah.

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë