POLITIKE

Seanca në GJKKO u shty për në 22 janar, Dogjani: Kam kërkuar pushimin e çështjes, nuk ka vepër penale

r.ll Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 16:10
Seanca në GJKKO u shty për në 22 janar, Dogjani: Kam kërkuar
asllan dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për fshehje të pasurisë. Ndërkohë seanca për deputetin është shtyrë për në datën 22 janar. 

Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Dogjani tha se ndërkohë që drejtësia duhet të merret me vjedhjet dhe kreut të qeverisë, kryebashkiakëve dhe ministrave, po merret me apartamentin në të cilin jeton me familjen që nga viti 2006. 

Më tej, deputeti u shpreh se në kohën e blerjes së apartamentit ai nuk mbante asnjë detyrë publike dhe nuk kishte detyrim për deklarim pasurie. Ai akuzoi kryeministrin për manipulim të drejtësisë dhe se sipas deputetit kjo është një përpjekje për të mbyllur gojën opozitës dhe për të larguar vëmendjen nga skandalet qeveritare. Dogjani tha se ka kërkuar pushim të çështjes pasi sipas tij nuk ka vepër penale, ndërsa gjykata do të japë vendim pas 12 ditësh. 

"Ndërkohë që SPAK duhet të merret me vjedhjet e Edi Ramës, Erion Veliajt, ministrave, dhe drejtorëve të mëdhenj e të vegjël që nuk dinë ku i kanë pasuritë, hotelet, motelet, jashtë dhe brenda Shqipërisë, me para pa fund, merret me apartamentin tim, në të cilin jetoj që nga viti 2006 me tre fëmijë, 100 metra katrorë, këtu afër. Në vitin 2006 unë nuk kam pasur asnjë pozitë juridike dhe asnjë detyrim për të deklaruar pasuri, as si zyrtar e as si jozyrtar. Madje, nuk kam pasur as fantazinë se një ditë mund të bëhesha deputet, sepse nga viti 2006 deri në 2009 janë tre vite.

Kjo mënyrë sesi Edi Rama po lufton opozitën, kjo mënyrë që ai përdor për të mbyllur gojën e kundërshtarëve, më motivon akoma më shumë. Më motivon të denoncoj vjedhjet që bën Edi Rama dhe Erion Veliaj përmes inceneratorëve, vjedhjet e pasurisë publike dhe të pronës private në mes të Tiranës e kudo tjetër. Pavarësisht luftës që po bën Edi Rama për të më sjellë këtu, pas 20 vitesh, për një apartament timin, ai nuk mund të më ndalojë të flas dhe të denoncoj vazhdimisht vjedhjet dhe korrupsionin e kësaj qeverie.

Kurrë në jetën time nuk kam përfituar asnjë qindarkë në mënyrë të kundërligjshme dhe kurrë nuk kam administruar asnjë fond publik. Kjo do të thotë se, pavarësisht gjithë kësaj lufte, në datën 11 maj 2025 Edi Rama është i humbur. Edhe SPAK, që ai vetë ka vendosur, do të votojë kundër tij. Pse? Sepse, nëse Edi Rama fiton më 11 maj, edhe gazetarët, edhe ata do të ikin, sepse Shqipëria do të mbetet bosh. Do të ikin të gjithë, nga i madhi te i vogli, sepse Edi Rama për 12 vjet ka larguar 1.5 milionë shqiptarë nga vendi. U bëj thirrje shqiptarëve dhe emigrantëve, nga i madhi te i vogli, të ngrihemi, të mbrojmë Shqipërinë dhe drejtësinë nga politika e korruptuar.

Sa i përket çështjes sime, kallëzuesi është një mashtrues që, pas 20 vitesh, më kallëzon me ndikimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sepse kam reaguar në parlament dhe kam kërkuar interpelanca për grabitjen e pronave publike, si rasti i ish-kopshtit publik nr. 33. Ndërkohë, unë kam një kontratë të bërë përpara noterit, e cila është provë ligjore, shoqëruar me një deklaratë me shkrim në vitin 2010 që thotë: “Asllan Dogjani ka përfituar apartamentin për shkak të shërbimeve.” Tani, kur kjo deklaratë i është vënë përpara, ai thotë se ia ka dhënë për nder Asllanit, pasi e ka kerkuar. Kam kërkuar pushimin e çështjes, pasi nuk ka vepër penale. Gjykata do të shprehet më datë 22."- tha deputeti i PD-së, Asllan Dogjani.

asllan dogjani gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë