POLITIKE

Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri: Më hodhën në mes të rrugës

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 17:37

Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri:

Ankesa pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kushtoi vendin e punës Shkëlqim Beqirajt. Ai pretendon se është pushuar nga detyra si sekretar i përgjithshëm në Bashkinë Patos, pasi ka ngritur shqetësimin se ishte përballur me izolim dhe trajtim të pabarabartë në institucion.

Në një intervistë për tch ish-nëpunësi i Bashkisë së Patosit hedh dyshim se ‘shkarkimi rrufe’ lidhet me denoncimin; një goditje e radhës që thotë se do të vijojë ta ndjek në rrugë ligjore.

Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por veç diskriminimit, janë edhe mungesa e të ardhurave, familja duhet mbajtur”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i bashkisë Patos.

Kjo sagë vështirësish për Shkëlqimin nisi pasi u mor i pandehur nga SPAK-u; ku u pezullua fillimisht në mars me vendim të Gjykatës së Posaçme për shpërdorim detyre, por në shtator u rikthye në punë pasi masa e sigurisë u shua. Pas rimarrjes së detyrës, Shkëlqimi u ankua  se ishte lënë pa funksione, i përjashtuar nga mbledhjet, i izoluar nga kolegët dhe me një pagë më të ulët se vartësit e tij. Komisioneri kundër Diskriminimit i dha të drejtë duke konstatuar se Bashkia Patos kishte shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, kishte cenuar dinjitetin e sekretarit të përgjithshëm dhe e kishte trajtuar atë në mënyrë diskriminuese.

“Mua më anashkaluan nga të gjitha funksionet, më hoqën zyrat, punonjësit e tjerë as nuk më flisnin në korridor. Nuk më fliste askush, nuk  më raportonte askush, për mbledhjet nuk njoftohesha. Kryetari nuk pranonte ballafaqim. Nuk mund ta ndanin ata isha i fajshëm apo i pafajshëm. Jam paragjykuar pavarësisht se procesi nuk kishte përfunduar!”, u shpreh Beqiraj.

Shkëlqimi shfaqet i palëkundur në betejën ligjore. Ai quan padrejtësinë më të madhe thellimin e diskriminimit me pushimin nga puna, për të cilën ka ngritur padi kundër bashkisë së patosit.

“Javën tjetër në datë 18 kam seancë në Gjykatën Administrative të Lushnjës për pavlefshmëri absolute të pushimit nga puna, pasi nuk është respektuar procedura e jemi në kushtet e diskriminimit. Kërkoj vetëm drejtësi! Nuk mund të trajtohesha në atë formë, kur ligji edhe nëse do isha fajtor nga Gjykata, ligji për shërbimin civil e ka parashikuar si ndërpriten marrëdhëniet e punës. Të zbatohej ligji. Jam i bindur të vazhdoj deri në fund, deri sa të fitoj të drejtën në çdo instancë”, përfundon Beqiraj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë