POLITIKE

"Sektori prodhues në fazë të rëndë recensioni"/ Blushi: Bujqësia po falimenton! 10 mijë euro grant për çdo biznes të ri bujqësor familjar...

b.z Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 14:32
"Sektori prodhues në fazë të rëndë
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur mbi zhvillimet më të fundit në vend, ndërsa u ndal në gjendjen aktuale të sektorit të bujqësisë.

Në një deklaratë për shtyp Blushi u shpreh se nisur nga të dhënat e fundit të INSTAT, tregohet se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi, ndërkohë që kontributi i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit shënoi po ashtu rënie.

Blushi thotë se bujqësia ka hyrë në trajktoren e rënies së lirë për shkak të përgjysmimit të numrit të krerëve që ka përgjysmuar edhe fermat blegtorale duke sjellë për pasojë falimentimin e mijëra fermerëve shqiptarë, që detyrohen të braktisin vendin.

Blushi shton më tej se bujqësia sipas tij po falimenton sepse kultivimi i produkteve bujqësore has në vështirësi të mëdha nga rritja abuzive dhe e qëllimshme e kostove të lëndëve të para, ndërsa sipas tij përgjegjës për këtë është qeveria. 

Blushi thotë se në programin e PL-së, parashikohet një buxhet prej 30 miliard lekë në vit për përmirësimin e këtij sektori. Sipas Blushit mbështetja e blegtorisë do të realizohet me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.

Blushi thotë se ka ardhur koha që bujqësia të marrë mbështetjen që i takon, ndaj sipas tij më 11 Maj qytetarët duhet të votojnë ndryshimin. 

Reagimi i Blushit

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të rëndë recensioni.

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave të Edi Ramës, INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi në 2024 me minus 1.1%, ndërkohë që kontributi i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit shënoi rënie me 4%.

Tanimë edhe të dhënat zyrtare janë të detyruara të pohojnë se bujqësia ka hyrë në trajktoren e rënies së lirë për shkak të përgjysmimit të numrit të krerëve që ka përgjysmuar edhe fermat blegtorale duke sjellë për pasojë falimentimin e mijëra fermerëve shqiptarë, që detyrohen të braktisin vendin.

Ndikim tepër negativ në përkeqësimin e kësaj situate dramatike për fermerin shqiptar ka edhe skema e dështuar kombëtare e financimit të bujqësisë, për shkak se 70% e ndihmës shkon për shpenzime operacionale dhe vetëm 30% e fondit të akorduar nga Qeveria është investim që shton prodhimin.

Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe në kontinent që shumëzon me zero bujqësinë, degën kryesore të ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 35% në punësim.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria, me buxhetin më të madh në historinë e vendit, akordon për fermerët shqiptarë vetëm 44 milion euro dhe kur ndërkohë vetëm me aferën e tunelit të Llogarasë zhvat 50 milion euro, sipas dëshmisë së ish-krahut të djathtë të Edi Ramës për ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Edi Rama në 12 vite provoi se është armiku më i egër i fermerit shqiptar sepse jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë dhe favorizon qëllimisht importuesit në dëm të prodhimeve “Made in Albania”, duke goditur rëndë fermerin shqiptar, që detyrohet sot të ushqehet edhe vetë me produkte importi.

Sikur të mos mjaftonte nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i është ndërprerë edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian.

Shqipëria po shpopullohet sepse ndonëse 400 mijë qytetarë të ndershëm punojnë në bujqësi, Qeveria na ka renditur sot i vetmi vend i rajonit ku fondet e IPARD janë bllokuar për shkak të tjetërsimit të tyre te bizneset e lidhura me inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Bujqësia po falimenton sepse kultivimi i produkteve bujqësore has në vështirësi të mëdha nga rritja abuzive dhe e qëllimshme e kostove të lëndëve të para.

Çmimet e inputeve bujqësore janë rritur nga 50 në 100 për qind duke bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktohen ndjeshëm.

Shpopullimi i vendit ka ecur paralelisht me përgjysmimin e numrit të krerëve, aq sa fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi.

Ndaj më 11 Maj vota për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për mbështetjen konkrete me pagesa direkte për bujqësinë dhe fermerin shqiptar, me subvencione për çdo kokë lopë, dele e dhi, si dhe për çdo hektar të mbjellë me perime, pemishte dhe ullinj.

Ne do të mbështesim bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Mbështetja e blegtorisë do të realizohet me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.

Vota më 11 Maj për koalicionin fitues “PD-Alanca për Shqipërisë Madhështore” është votë për të garantuar pagesë grant të menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.

Koha e shkatërrimit të prodhimit vendas dhe hedhjes në kanal të djersës të fermerëve shqiptarë i ka ditët e numëruara.

Të votojmë më 11 Maj për rritjen e mirëqenies së fermerit shqiptar, për Shqipërinë fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, që është Shqipëria Madhështore që meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos fermerët e ndershëm e duarartë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë