POLITIKE

“SHBA i shpalli sot luftë Edi Ramës”, gazetari komenton dekaratat e shefes së ambasadës së SHBA: Do goditen persona të pushtetshëm që janë...

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 19:17
“SHBA i shpalli sot luftë Edi Ramës”, gazetari komenton

Ai shtoi se mesazhet e SHBA janë të qarta dhe kronologjike, duke adresuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare dhe lidhjet e saj korruptive me trafikun e drogës. “Lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë të lidhura direkt me pushtetin e sotëm dhe zyrtarët e lartë të qeverisë”, tha Saraçi, duke nënvizuar gjithashtu implikimin e shtetit në pastrimin e parave dhe favorizimin e grupeve kriminale.

Duke komentuar fjalën e të ngarkuares së SHBA me punë në Shqipëri, gazetari Romis Saraçi, thotë në emisionin Task Force në Syri TV, se deklarata e saj përbën një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama. Saraçi tha se SHBA sot i ka shpallur luftë Ramës, jo vetëm kartelëve të drogës. Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër trafikut të drogës ka qenë permanente, por, siç theksoi Saraçi, “në nivelet aktuale, është një aksion kombëtar që godet qeverinë shqiptare dhe eksponentë të lartë të saj, të cilët deri tani janë amnistuar për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale”.

Mesazhi i SHBA, sipas tij, ishte i drejtpërdrejtë: “Kur flitet për grupet shqiptare kriminale, ky është një paralajmërim i qartë për Ramën dhe ekzekutivin e tij”.

Një nga pikat kyçe të shqetësimit të SHBA është SPAK. Saraçi theksoi se SHBA kërkojnë garanci totale për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe që procesi të mos ndikojë nga interesat e brendshme të qeverisë. Ai gjithashtu denoncoi rastin e Olsi Ramës si shembull flagrant të mungesës së hetimit të kryeministrit dhe njerëzve të afërt me të.

Saraçi paralajmëroi se në ditët në vazhdim pritet një valë zhvillimesh të rëndësishme në drejtësi, me goditje të forta ndaj organizatave kriminale që lidhen me pushtetin dhe personave të fuqishëm në qeveri.

Saraçi:

SHBA sot i ka shpallur luftë Edi Ramës, jo kartelëve të drogës.

Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi kartelëve të drogës ka qene permanente, jo në këto nivele, se sot është një aksion kombëtar i tyre, por aktivitete të tilla për luftë kundra drogës ka pasur.
Ajo çka nuk është, është goditur ka qenë përfshirja e shtetit shqiptar, e qeverisë shqiptare, e eksponentëve të lartë në gofitje dhe gjithmonë janë amnistuar.

E them që i shpalli luftë Edi Ramës sepse edhe mesazhet, po ti lexosh, janë në mënyrë kronologjike, janë të renditura, që adresojnë drejtë për drejtë të qeveria shqiptare.

Për çfarë u fol, u fol për lidhjet korruptive, lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë me pushtetin e sotëm, me zyrtarë të lartë, me qeveritarë.

Flitet dy, për pastrimin e parave, pastrimi i parave lidhet po prapë me favorët që u bën shteti shqiptar për të pastruar paratë.

Mesazhi ishte drejtëpërdrejtë, nëqoftëse e dërguara me punë e SHBA, flet për grupet shqiptare kriminale në fjalën e saj, se kur adresohet, kur flet që ne nuk bashkëpunojmë me qeveri, është e drejtëpërdrejtë, drejtuar qeverisë shqiptare, por duhet të kuptojmë edhe statusin e një diplomateje, se në momentin që do t’i shpallë luftë të drejtëpërdrejtë qeverisë shqiptare, atëherë ka marrë fund marrëdhënia dypalëshe.

Pika e radhës ishte fokusi i vendosur tek SPAK i cili është institucioni sot i drejtëpërdrejtë që ka kontaktet e drejtëpërdrejta me SHBA me DEA-n, për luftën kundër drogës.

Çfarë kërkuan? Kërkuan garanci totale në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Nga njëra anë kemi Dumanin që kohët e fundit artikulon zgjatjen e afatit dhe sot kemi mesazhin e drejtëpërdrejtë të SHBA që Altin Dumanit i ka përfunduar afati dhe në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të garantohet transparenca dhe të mos jetë i ndikueshëm nga jashtë.

Të gjitha mesazhet kanë qene të adresuara drejtëpërdrejtë për shtetin shqiptar, pra qeverinë shqiptare.
Që SPAK ka lidhur dhe është mbështetur gjatë gjithë kohës nga SHBA nuk ka pikë dyshimi sepse është investuar nga taksapaguesit amerikanë, por gjatë rrugës ka pasur devijacione, nuk është ndjekur linja fillestare e SHBA.

Ne kemi një rast flagrant nga ana e SPAK, kemi rastin e Olsi Ramës, çfarë bëri SPAK me hetimet për Olsi Ramën? Flasim për villain e kryeministrit, a u hetuan ndonjëherë këto deri në fund?
Plus si gazetar dua të them që në ditët në vazhdim ne kemi për të pasur zhvillime shumë të rëndësishme në drejtësi, dhe temat që po flasim.
Për goditjet e organizatave të forta kriminale të lidhura me pushtetin, edhe persona të pushtetshëm që janë në qeveri, ka për të pasur goditje të forta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë