POLITIKE

“Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri", Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

M.B. Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 16:01

“Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet telefonike të Prokurorisë mes drejtorit të policisë së Fierit Albert Nushi dhe Fredi Alizotit. Dëshmitë Salianji i publikoi përmes një konference për mediat. Ai thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.

Ai pretendon se pas marrjes së pagesave, Alizoti ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn, vëllai i Fatmir Xhafajt, për trafik droge. Sipas Salianjit, të gjithë strukturat policore dhe prokurori i çështjes është vënë në shërbim të shtetit në çështjen penale në ngarkim të tij.  

"Kanë bërë deklarime të rreme para akuzës dhe kjo është vepër penale. Zyrtari i Policisë së Fierit, Albert Nushi u pyet për Fred Alizotin. Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit të Policisë Fier dhe prokurori i çështjes vendosen në shërbim të shtetit që i përdor në çështjen penale ndaj meje. Është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda", tha Salianji.

Salianji tha se pas denoncimit, vellai i ish-ministrit të kohës është lejuar të shkojë në Itali për të vuajtur dënimin.

"Nga të gjitha provat rezulton se Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt. Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”, tha Salianji.

Po ashtu, Salianji tha se përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u bënë për të vendosur atë dhe deputetë të tjerë në pozita të rënda, por sipas tij, “kanë rënë vetë brenda”. Gjithashtu Salianji ka publikuar edhe dëshmitë e dhëna nga Andon Marko, drejtues i policisë, dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për të cilët tha se ato kanë dhënë dëshmi të rreme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Pjesë nga përgjimet, Albert Nushi i telefonon Fredi Alizotit: 

Albert Nushi: Je i madh. I more ato?

Alizoti: I madh jam unë e nuk kthehem mbrapa, ato që janë do vazhdojnë.

Albert Nushi: Po, po, i more ato?

Alizoti: Do sjellësh njeri të më takojë mua se jam këtu lart ku më latë atë natë. Se nuk dua të marr në telefon se jam i prerë.

Albert Nushi: Po ku je o?

Alizoti: Po ku më latë atë natë ore po të them.

Albert Nushi: Po unë jam në Fier ore.

Alizoti: Fol me shefin e madh. E kupton vetë ti, se s’dua ta them.

Albert Nushi: Kë do?

Alizoti: Shefin e madh.

Albert Nushi: Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon.

Alizoti: Më erdhën 2 telefonata mua nga krahu tjetër.

Alizoti: Një sekondë, do t’i thuash shefit të më takojë mua sot se s’bën…

Albert Nushi: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri.

Alizoti: Në ç’vend është?

Albert Nushi: Shefi është jashtë. Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.

Alizoti: Nesër dmth do të marr unë ato (qesh)?

Albert Nushi: Dëgjo ore dëgjo, nesër…

Alizoti: Kur të më hedhin ato them. Ej, unë nuk bëj prapa, se e kam parasysh.

Albert Nushi: Dëgjo këtu, Fredi, këto që po të them se është këtu apo nuk është këtu ti verifikoje.

Alizoti: Jo, jo.

Albert Nushi: Dëgjo ore këtu. Ça do ti?

Alizoti: Dua të flas me njëri tjetër. Ça ke ti?

Albert Nushi: Po merr prokurorin o vlla ça ke?

Alizoti: Po mirë, ma jep numrin?

Albert Nushi: Mirë ja, po ta çoj me mesazh o Fredi.

29 gusht 2018 ora 12:00

Zv/drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko telefon Fredi Alizotin 

Andon Marko: Erdha unë. Ku do të takohemi?

Fredi Alizoti: Te Pazari i ri jam, afër 9-katësheve.

Andon Marko: E mora vesh, erdha.

1 tetor 2018 ora 12:35 

Andon Marko: Hë re?

Fredi Alizoti: Ça po bën?

Andon Marko: Hiç ja, kam ca njerëz.

Fredi Alizoti: Të mora, se ke njerëz aty, po të prish qetësinë. Ej, ça do bëjmë? Po pres atë mikun se kishte një porosi ai miku nga Tirana, kupton? E mora dy herë unë, kupton ti?

Andon Marko: Nuk e di çfarë të them se kam qenë i shkëputur këto ditë dhe s’di ç’të them.

Alizoti: E mirë, hajt.

1 tetor 2018 ora 16:11

Andon Marko: Hë vëlla?

Alizoti: Ça po bën ti? Fisnik ai vëlla, a mbajti llafin.

Andon Marko: Mirë, hajt.

5 tetor 2018 ora 13:11 

Andon Marko: Hë vlla ça po bën?

Alizoti: Ça do bëj? Ça po bën?

Andon Marko: Jam me ca miq, po hamë drekë.

Fredi Alizoti: Po mirë, pse s’ma bëre një zile mua?

Andon Marko: Kush?

Fredi Alizoti: Po ti të ma bëje një zile mua. Të dy në vaki jemi. Të më thoje jam këtu.

Andon Marko: Më morën për drekë. Flasim ndoshta filloj rregullisht nga e hëna e tutje.

Fredi Alizoti: Ty drekat nuk të ndahen.

Andon Marko: Flasim ndoshta filloj rregullisht nga e hëna e tutje.

Fredi Alizoti: Hajt se flasim se me ditë jemi.

Andon Marko: Mirë pa merak. Do të flasim nga e hëna e tutje. Hajt se do vij në punë unë.

5 tetor 2018 ora 19:55

Andon Marko: Hë re?

Fredi Alizoti: Ça po bën?

Andon Marko: Hiç, ja me ngushëllimet.

Fredi Alizoti: Në Tiranë jam.

Andon Marko: E mirë.

Fredi Alizoti: Ika në Tiranë unë do marr rroba dhe do rri këtej se kështu më thanë. E ke parasysh.

Andon Marko: Po ashtu do vij të të takoj.

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë