POLITIKE

Shitblerja e energjisë nga OSHEE, Gazment Bardhi padit në SPAK Belinda Ballukun

r.ll Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 12:01
Shitblerja e energjisë nga OSHEE, Gazment Bardhi padit në SPAK Belinda
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ka paditur në SPAK, zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballukun. 

Bardhi tha se kërkon nga SPAK, htimin e një prej skemave më korruptive të qeverisë, shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike me një abuzim që vetëm për 1 vit, llogaritet sipas tij të jetëmbi 180 milionë euro. 

Ai ka akuzuar si përgjegjësen kryesore për zbatimin e kësaj skeme korruptive që thotë se vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona euro në llogaritë e 4-5 kompanive private Ministren e Energjisë, Belinda Ballukun. 

DEKLARATA E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Jam sot këtu para jush për të denoncuar publikisht dhe, më pas, për t’i kërkuar SPAK-ut hetimin e një prej skemave më korruptive të kësaj qeverie, shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike me një abuzim që vetëm për 1 vit, llogaritet në mbi 180 milionë euro. Përgjegjësja kryesore për zbatimin e kësaj skeme korruptive që vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona euro në llogaritë e 4-5 kompanive private është Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku. 

Në informacionin që grupi parlamentar i Partisë Denokratike i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, shpjegohen me detaje dhe paraqite me dokumenta të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Belinda Ballukut, e cila ka lejuar që energjia elektrike të shitet me humbje jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë. 

Me vendosjen në funksion të Bursës shqiptare të Energjisë vitin e kaluar, Koorporata ElektroEnergjitike Shqiptare kishte detyrimin ligjor të tregtonte në bursë energjinë e pakontraktuar, por kjo nuk ka ndodhur. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private seksese të shitblerjes së energjisë elektrike. 

Për të folur më konkretisht me disa shifra, por pa hyrë në detaje shumë teknike, në mënyrë që skema korruptive të kuptohet sa më qartë. 

Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm, që ble jashtë bursës energji më të shtrenjtë tek klientët e vjetër dhe të rinj të KESH-it. 

Ka edhe një operacion tjetër nga KESH-i që ka çuar më tej skemën skandaloze të abuzimit me paratë publike. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë.  Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji. Duke qenë se ka shitur më lirë se çmimi mesatar në bursë, dëmi llogaritet në rreth 10 milionë euro. 

Cili është roli i Belinda Ballukut në këtë aferë abuzimi prej miliona eurosh?

Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshmë të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë. Pa miratimin e Belinda Ballukut, skema okulte e shitblerjes së energjisë jashtë bursës dhe abuzimi me miliona euro do të ishte ndalur. Ministrja e Energjisë, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar praktikën e paligjshme të shitblerjes së energjisë jashtë bursës, me një dëm të frikshëm prej gati 16 milionë euro vetëm për periudhën e analizuar nga ana jonë. 

Por skema korruptive me shitblerjen e pakigjshme të energisë elektrike jashtë bursës në përfitim të pak kompanive private nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Nga verifikimet e bëra prej ekspertëve tanë, KESH ka fallsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjsië, për të fshehur tregtinë e paligjshme që ka bërë me energjinë, e cila shitet me çmime të ndryshme për fasha të ndryshme orari. Këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur të dhënat kryqëzohen, rezulton se kompania shtetërore e energjisë nuk ka mbrojtir interesin publik për të rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar në interes të kompanive private për rritjen e fitimit të tyre. 

Belinda Balluku, e cila kontrollon çdo strukturë që ka lidhje me shitblerjen,  transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, që nga KESH, OST, OSHEE nuk mund të bëjë të paditurën! Ministrja e Energjisë ka firmosur për bilancet e rreme dhe të fallsfikuara të KESH-it. 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon SPAK-ut që të kontraktojë ekspertë të pavarur të energjisë për të shqyrtiar provat e plota të vëna në dispozicion prej nesh dhe ku rezulton që vetëm për një procedurë për blerjen e energjisë në datat 24-30 qershor abuzimi shkon në rreth 1 milion euro për 1 javë. 

Nën drejtimin e Belinda Ballukut, energjia elektrike është trajtuar si një mall për të pasuruar një grusht kompanish private dhe për të varfëruar njerëzit e zakonshëm. Në informacionin që kemi përgatitur për SPAK-un, kemi vendosur në dispozicion dokumenta që faktojnë se KESH ka blerë energji elektrike edhe atëherë, kur Shqipëria kishte tepricë prodhimi disa muaj më parë. Nga këto transaksione abuzive ekspertët tanë kanë llogaritur një dëm tjetër rreth 22 milionë euro. Këto para mund t’i ishin kursyer Buxhetit të Shtetit, nëse Ministrja e Energjisë do të zbatonte ligjin dhe nuk do të lejonte skemën tjetër korruptive të blerjes shtrenjtë të së energjisë edhe në kohë mbiprodhimi. 

Ky është një nga skandalet më të mëdha të tregut të energjisë në Shqipërisë, që shtrihet edhe  në manipulimin për humbjet në rrjetin e energjisë. Nga përllogartjet e ekspertëve rezulton se humbjet faktike janë në nivelin 27.2% për tensionin e ulët dhe 1.3% për tensionin e lartë, duke sjellë, vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh. Një dëm i jashtëzakonshëm ky, të cilin e paguajnë çdo ditë qytetarët përmes çmimit të lartë të energjisë elektrike. 

Me raportimin e të dhënave të pasakta për të fshehur abuzimin dhe keqmenaxhimin e rrjetit të energjisë, me tregtimin e paligjshëm jashtë bursës të energjisë elektrike, me mosmarrjen e masave për të parandaluar shkeljen e ligjit dhe këtë skemë gjigande korruptive, Belinda Balluku dhe të gjithë drejtorët e saj kryesorë në fushën e emergjisë kanë sjellë një dëm vetëm për vitin 2023 prej mbi 180 milionë euro. 

Ne kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve. Vendosja para drejtësisë e përgjegjësve kryesorë, duke nisur me Ministren e Enërgjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministre do të konsiderohej edhe si një provë nga SPAK që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm.

Ndëshkimi i autorëve të skemës që u vjedh shqiptarëve vetëm në një vit, vetëm nga disa transaksione të shitblerjes së energjisë 180 milionë euro, nuk është një çështje politike! Kjo i përket çdo shqiptari që paguan energjinë elektrike më shtrenjtë, sepse kjo qeveri dhe Belinda Balluku i vjedh! 

gazment bardhi belinda balluku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë