POLITIKE

Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 13:26
Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion

Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës të martën nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej si një pretendent i mundshëm për drejtimin e Partisë Socialiste.

Në një shfaqje të rrallë konsensusi, Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë votuan në favor të shkarkimit të Veliajt të martën.

Këshilli Bashkiak veproi mbi bazën e një kërkese të bërë nga Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i socialistëve, Edi Rama. Kur shpalli nismën dy javë më parë, Rama prezantoi gjithashtu ish-Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, si kandidate për postin e kryetares së bashkisë.

Gjatë seancës, deputeti i opozitës Dorian Teliti kritikoi procesin, duke thënë: “kërkuam që kryetari i Bashkisë të dëgjohej sot. Edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm e ka këtë të drejtë.” Ai theksoi megjithatë se opozita e kishte kërkuar shkarkimin e Veliajt prej katër muajsh.

Duke drejtuar seancën, këshilltarja socialiste Megi Fino tha se kjo lëvizje pasqyronte “një nevojë urgjente për lidership të ri” dhe nuk përbënte një pranim faji në procesin penal në vijim kundër Veliajt, për të cilin ajo tha se është detyrë e gjykatave ta vendosin.

Rëndësia e humbur

Ekspertët thonë se Veliaj e ka humbur rëndësinë e tij politike dhe e ka parë karrierën e tij të shembet që prej muajit shkurt, kur prokurorët i trokitën në zyrë dhe e shoqëruan për në paraburgim.

“Veliaj nuk e dha dorëheqjen si kryetar bashkie sepse shpreson të rikthehet në detyrë herët a vonë, por sepse kërkon të mbrohet politikisht përballë hetimeve,” tha për BIRN analisti politik në Tiranë, Ergys Mërtiri.

“Gjatë kësaj kohe, ai ka tentuar të kërcënojë prokurorët, t’i intimidojë ata, të pengojë hetimet përmes shfaqjes si një njeri me pushtet,” shtoi ai.

Veliaj ndodhet në qeli që nga arrestimi i tij më 10 shkurt dhe nuk mund të ushtrojë detyrën e tij. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë dhe i pabazuar. Në një letër dërguar Këshillit Bashkiak të hënën, ai kërkoi të ishte i pranishëm gjatë mbledhjes për shkarkimin e tij, por kërkesa iu refuzua të martën, kur Komisioni i Çështjeve Ligjore i bashkisë vendosi ta vendosë shkarkimin në rend dite.

Veliaj pretendoi se nuk ishte informuar zyrtarisht për nismën për shkarkimin e tij.

“Edhe sot, një ditë para vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill për mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të merret një vendim lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie,” tha Veliaj.

“Nuk më është dhënë mundësia të mbroj veten, të jap shpjegime dhe të dëgjohem nga ky organ kolegjial, as fizikisht, as me shkrim, veçanërisht kur, duke qenë në paraburgim, mundësitë e mia janë të kufizuara,” shtoi ai.

Veliaj hyri në politikë pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, një parti që nuk arriti të fitojë mbështetje në zgjedhjet e vitit 2009. Më pas iu bashkua Partisë Socialiste kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Ai u bë ministër në vitin 2013 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015 — çmimi më i madh në politikën shqiptare që mund të ëndërrojë një politikan i ri — një pozicion i fuqishëm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli.

Gjatë një dekade në pushtet në Tiranë, ai përjetoi momente të vështira, përfshirë disa hetime ku prokurorët nuk arritën të gjenin prova për korrupsion apo abuzim me pushtetin.

Pozicioni i Veliajt në Partinë Socialiste si pasardhës i mundshëm i Ramës u forcua pas rënies në vitin 2017 të Saimir Tahirit, një prej rivalëve të tij kryesorë. Problemet e Tahirit nisën kur autoritetet italiane zbuluan një rrjet trafiku kanabisi nga Shqipëria që, sipas dyshimeve, kishte mbështetjen e tij.

Ai vuajti dënimin në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikut ndërkombëtar të drogës. Megjithatë, karriera e tij politike përfundoi. Po ashtu edhe rivaliteti me Veliajn. Sot, Tahiri merret me biznese ndërtimi, lejet e të cilave janë firmosur nga vetë Veliaj.

Por rivalët e tjerë brenda Partisë Socialiste nuk u zhdukën. Tahiri u zëvendësua nga të tjerë.

Ndërkohë, në korrik 2023, një email komprometues mbërriti në postën elektronike të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që përmbante informacion implikues.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Veliaj u thirr për t’u marrë në pyetje për këtë çështje. Mediat sugjeruan se saktësia e dukshme e informacionit të dërguar nga një person me pseudonimin “Nesti Angoni” tregonte akses në të dhëna shtetërore — dhe për pasojë, mundësinë që përplasjet brenda Partisë Socialiste në pushtet ta kishin futur Veliajn në telashe.

Nuk priten ndryshime

Legjislacioni shqiptar parashikon tre skenarë në të cilët një kryetar bashkie mund të shkarkohet – në rast shkeljeje të Kushtetutës ose ligjeve, kur ka një vendim gjyqësor përfundimtar kundër tij, ose kur nuk paraqitet në detyrë për tre muaj rresht.

Tre muaj pas arrestimit të Veliajt, Partia Demokratike në opozitë kërkoi shkarkimin e tij, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Partia Socialiste në pushtet.

Për publikun shqiptar, pyetja nuk është nëse Veliaj do të kundërshtojë, por sa larg është ai i gatshëm të shkojë.

Që nga arrestimi, Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur. Fillimisht, ai nisi sulmet ndaj gjyqtarit dhe prokurorëve të çështjes së tij. Më pas, ndërmorri një fushatë online për të fituar simpatinë e publikut.

Pas shkarkimit të së enjtes, ai mund ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se shkarkimi është i paligjshëm për shkak se ai nuk ishte i pranishëm për të paraqitur pretendimet e tij.

“Megjithatë, të gjitha këto duket se nuk kanë funksionuar. Ai ka mbetur në burg, edhe pse ka apeluar në të gjitha shkallët gjyqësore,” tha Mërtiri.

Mërtiri beson se Veliaj do ta apelojë shkarkimin, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë dhe mund të shënojë fundin përfundimtar të karrierës së tij politike.

“Sigurisht që ai do të vazhdojë ta apelojë shkarkimin, por nuk besoj se kjo do të ketë ndonjë efekt. Për më tepër … duket se procedura ligjore do të shkojë deri në fund. Në këtë mënyrë, mendoj se Veliaj ka dalë përfundimisht nga politika, pa asnjë mundësi rikthimi,” theksoi Mërtiri.

Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare” në Tiranë është dakord se rikthimi i Veliajt në skenën politike është i pamundur.

“Fundi i tij politik ndodhi në momentin e arrestimit dhe me ekspozimin e luksit të familjes së tij. Rama e kurseu për hir të fushatës zgjedhore dhe e mbylli [karrierën e tij] pas zgjedhjeve të 11 majit,” tha Xhemollari për BIRN.

“Ai nuk do të rikthehet kurrë më në skenën politike, për shkak të numrit të lartë të veprave penale për të cilat akuzohet,” përfundoi ai./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë