POLITIKE

"Shkelje të rënda në procesin zgjedhor jashtë vendit"/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rëna dakord në kontratën me KQZ!

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 12:52

"Shkelje të rënda në procesin zgjedhor jashtë

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli gjatë fjalës së saj në një deklaratë për mediat trajtoi një nga parregullësitë që opozita ka hasur në zgjedhje. Vangjeli u shpreh se KQZ iu përgjigj me 11 ditë vonesë kërkesa të PD drejtuar me shkrim që në datën 9 Maj. Ajo thekson se kjo sjell pasojë pengesën e subjektit zgjedhor ASHM të ushtrojë efektivisht të drejtën e ankimimit dhe përgatitjes në kohë për këtë qëllim.

Vangjeli shton se ka dyshime serioze se ka diferenca votash krahasuar me numrin e votuesve. Ajo i kërkoi kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi të bashkëpunojë pa vonesë në mënyrë që të identifikohen sa më parë këto të dhëna. Zëdhënësja e PD-së tha se DHL International Albania shpk nuk ka zbatuar kontratën siç palët kanë rënë dakord.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pas kërkesave të përsëritura të përfaqësuesve të PD pranë KQZ që prej datës 15 Maj, në datën 23 Maj, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u prononcua se shumë shpejt do të mbërrijë informacioni zyrtar për zbatimin e kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 së lidhur ndërmjet AK KQZ dhe ‘Kontraktorit DHL International Albania shpk’.

Ndërkohë edhe pse DHL ka paraqitur një pjesë të materialit që prej datës 22 Maj, Komisioneri 6 ditë më vonë ‘bëhet mbarë’ për ti kërkuar DHL me anë të shkresës nr. 4444/4 që të dërgojë me prioritet të lartë informacionin për dërgesat e dorëzuara në të gjitha shtetet.

Fakti që KQZ përgjigjet 11 ditë me vonesë në datën 22 Maj për kërkesa të PD drejtuar me shkrim që në datën 9 Maj, sjell si pasojë pengesën e subjektit zgjedhor ASHM të ushtrojë efektivisht të drejtën e ankimimit dhe përgatitjes në kohë për këtë qëllim.

Ekzistojnë dyshime serioze se ka diferenca votash krahasuar me numrin e votuesve, prandaj kërkohet nga Komisioneri Celibashi të bashkëpunojë maksimalisht e pa vonesë në mënyrë që të identifikohen sa më parë këto të dhëna.

Kujtojmë se deri tani kemi mjaftueshëm prova që vërtetojnë se kontrata numër 1358/20 datë 4 Prill 2025 e lidhur ndërmjet AK-KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk nuk është zbatuar siç palët kanë rënë dakord në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, specifikimet teknike etj.

Neni 23 i KP të kësaj kontrate parashikon veprimet që KQZ ndërmerr në rast se provohet se DHL është angazhuar në praktika të ndaluara, siç është fakt publik dhe i provuar zbatimi i shërbimit nga nënkontraktorë të palejuar nga vetë kontrata.

Aq më shumë sikurse parashikon neni 23.4 KQZ mundet të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për ti shërbyer sa më mirë interesit publik. Ilirjan Celibashi ‘ta ndajë mendjen’ pas gjithë shkeljeve të faktuara me prova nga PD , është kundër apo pro ligjit dhe interesit publik….

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë