POLITIKE

Shkullaku: SPAK veproi me kodin e mafias në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 22:38
Shkullaku: SPAK veproi me kodin e mafias në rastin Balluku, ndryshime

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.

Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’

Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.

‘Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s'ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’

Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.

‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’

Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.

‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’

Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.

‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është... Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’

Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.

‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç'duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s'preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr... jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në... se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’

‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Shkullaku. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë