‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, lidhur me sulmin e 29 nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Këshilltari politik i Osmanit, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se Osmani përveç me O’Brien, ka zhvilluar biseda edhe me udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.
“Ajo [Osmani] i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc. Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë”, tha Kupina.
Osmani, sikurse edhe udhëheqësit e tjerë në Kosovë e cilësojnë shpërthimin në Varragë të Zubin Potokut sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike të vendit. Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se është i përfshirë, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për hetimin e këtij rasti.
Për situatën në veri, më herët gjatë 3 dhjetorit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bisedoi me O’Brienin. Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër sulmin në Zubin Potok, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi një ditë më parë se pavarësisht se është ende herët të dihet fajtori, në këtë fazë “nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet”.
“Momentalisht SHBA-ja nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit, është herët dhe çështje si këto kërkojnë hetime të kryera me kujdes. Ajo që mund të them është se u kemi ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës. Mendojmë që është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të thuktë për t’i identifikuar përgjegjësit”, ka deklaruar ai.
Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër edhe nga Bashkimi Evropian, që e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “sabotues” ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Që nga sulmi me mjete plasëse në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 29 nëntor, autoritetet e Kosovës po kryejnë bastisje në pjesën veriore të shtetit, të banuar me shumicë serbe.
Gjatë bastisjeve, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar lloje të ndryshme armësh, pajisjesh ushtarake dhe uniforma. Po ashtu, nga dhjetë të shoqëruarit në Polici, si të dyshuar për përfshirje për shpërthimin në Ibër-Lepenc, dy nga ta janë dërguar në paraburgim për një muaj./ REL
TIRANA- Parlamenti ka pranuar kërkesën e demokratëve për rikthimin e në grupin parlamentar të PD-së të kreut të k...
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zgjedhur të mos heqë dorë nga marrëveshja për kampet e emigrantëve e ...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Serbinë për “diskriminim agresiv” t&eu...
TIRANA- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur fjalën sot në foltoren e Kuvendit nga ku iu drejtua mazhorancës duke i thënë...
TIRANA- Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka vijuar mes debatesh ku nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për nen Bu...
Albin Kurti BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e re të diplomacisë së Bashk...
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shëndetësin&eum...
TIRANA- Kanë vijuar debatet në Kuvend ditën e sotme edhe gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-s&...
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi sot në Kuvend pesë amendamente në buxhetin e vitit 2025 ...
Vucic-Kurti BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunoj&eum...