POLITIKE

"Shqetësim për situatën e sigurisë në veri"/ Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

b.z Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 10:51
"Shqetësim për situatën e sigurisë në veri"/
Foto ilustruese

KOSOVË - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) prezantohet draft-raporti për Kosovën nga i cili kërkohet heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Raporti është përgatitur nga Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe dhe për shkak të veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Masat ndaj Kosovës përfshinë ngrirjen e disa fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë. "Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, thuhet në dokument.

Shqetësim për situatën e sigurisë në Kosovë

Edhe më herët Parlamenti Evropian ka kërkuar dhe e mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe vendi t'i bashkohet edhe programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Shqetësim shprehet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit me mjet shpërthyes në kanalin e ujit Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.  Draft-raporti thekson se "autorët e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë”. Aty shprehet keqardhje "përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Kritika për dobësitë në sistemin e drejtësisë, vlerësim edhe për progresin

Në draft-raportin për Kosovën të raportuesit Riho Terras, shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë, sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve, duke u theksuar qartë edhe gjendja jo të kënaqshme sa i përket korrupsionit dhe rezultate jo të kënaqshme në hetime dhe dënime të rasteve. "Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Pas konsultimeve me partnerët, Terras shkroi se duke marrë parasysh gjetjet e Komisionit Evropian, nënvizohet megjithatë, se ka "progres domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut”, por shprehet keqardhje në "përparimin e limituar në sundimin e ligjit”.

Si do të veprohet më tej me draft-raportin?

Në draft-raport shprehet gjithashtu mbështetja për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë përshëndetet emërimi i Peter Sorensen,  në postin e të ngarkuarit të BE-së për këtë dialog. "Vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së”, thuhet në raport, ku mbështetet po ashtu aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Pas paraqitjes së këtij draft-raporti në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, deputetët e PE-së do të kenë mundësi të paraqesin edhe amendamente shtesë. Draft-raporti pritet të votohet së pari në Komisionin Parlamentar, e më pas raporti duhet të miratohet si një rezolutë e Parlamentit Evropian./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë