POLITIKE

"Shqipëria e pllakosur në epokën e saj postkomuniste me korrupsion!" “Washington Post”: GJKKO lë në burg Metën, akuzat mund të sjellin 12 vjet burg

M.B. Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 22:38

"Shqipëria e pllakosur në epokën e saj postkomuniste me

TIRANA- “Washington Post” i ka dedikuar një artikull masë së sigurisë "arrest me burg" të caktuar dje nga GJKKO ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Kjo media shkruan se Meta përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronave.

Gjithashtu “Washington Post” shton se GJKKO vendosi se Meta do të mbahet në qeli ndërsa hetimet vazhdojnë për akuzat që mund të sjellin 12 vjet burg. Po ashtu artikulli thekson se ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, deputete dhe ish-kryetare e Partisë së Lirisë, u akuzua për të njëjtat krime dhe u urdhërua të paraqitej në polici një herë në muaj.

Në fund të artikullit shkruhet se Shqipëria është pllakosur në epokën e saj postkomuniste me korrupsion që ka dëmtuar zhvillimin e saj demokratik, ekonomik dhe social dhe se institucionet gjyqësore të krijuara së fundmi, të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion. 

Artikulli i “Washington Post”:

Një gjykatë shqiptare vendosi të mërkurën që ish-Presidenti Ilir Meta duhet të qëndrojë në paraburgim teksa kreu i Partisë së Lirisë së majtë përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave personale dhe pronës. Prokurorët ende nuk kanë ngritur kallëzime zyrtare penale. Një gjyqtar i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merret me zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë, vendosi se Meta do të mbahet në qeli ndërsa hetimet vazhdojnë për akuzat që mund të sjellin 12 vjet burg.

Meta, i cili ka qenë President nga 2017 – 2022 dhe që është një kritik i hapur i kryeministrit aktual Edi Rama, e ka konsideruar rastin si një sulm të motivuar politikisht ndaj një lideri opozitar. Partia e vogël e Lirisë e Metës i është bashkuar grupimit opozitar antiqeveritar kundër Partisë Socialiste të majtë të Ramës. Meta ka akuzuar qeverinë aktuale për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e Ramës.

“Besoj kaq shumë në pafajësinë time të plotë”, – shkroi Meta në Facebook pasi oficerët e policisë të maskuar dhe civilë e morën me forcë nga automjeti të hënën në kryeqytetin, Tiranë. Policia tha se ai i kishte rezistuar një urdhri për t’u ndaluar. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”, ndërsa avokati i tij Genc Gjokutaj e quajti çështjen ndaj tij të motivuar politikisht.

Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, deputete dhe ish-kryetare e Partisë së Lirisë, u akuzua për të njëjtat krime dhe u urdhërua të paraqitej në polici një herë në muaj. Po hetohen edhe dy persona të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se Meta gjatë kohës sa ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka abuzuar me autoritetin e tij për të ndikuar në biznese të ndryshme për përfitime financiare. Ata gjithashtu pretendojnë se përpara se të bëhej president në vitin 2017, Meta nuk arriti të justifikonte rreth 460 000 dollarë që kishte përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është pllakosur në epokën e saj postkomuniste me korrupsion që ka dëmtuar zhvillimin e saj demokratik, ekonomik dhe social. Institucionet gjyqësore të krijuara së fundmi, të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion. 

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë