POLITIKE

'Shqipëria e zhytur në korrupsion'/ Xhixho: Sistemi aktual pengon zhvillimin, prodhon varfëri dhe padrejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 11:52

'Shqipëria e zhytur në korrupsion'/ Xhixho: Sistemi aktual

Zëvëspresidentja presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale shkruan se raporti i fundit i Transparency International është një aktakuza e paprecedentë ndaj një dekade qeverisjeje që ka zhytur Shqipërinë në korrupsion sistemik dhe ka kapur shtetin.

Sipas saj, rënia drastike në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, vetëm 39 pikë, tregon qartë se vendi po largohet çdo ditë e më shumë nga standardet e Bashkimit Europian, duke mbetur pas edhe vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Kosova.

Xhixho thekson se ky degradim nuk është rastësor, por rezultat i një modeli qeverisës që favorizon klientelën politike dhe oligarkinë, duke përdorur ligje “me porosi” për të kapur pasuritë publike dhe duke shkelur standardet demokratike dhe integritetin e shtetit.

Postimi i plotë:

Raporti i fundit i Transparency International është aktakuza më e rëndë ndërkombëtare ndaj një dekade qeverisjeje që e ka zhytur Shqipërinë në korrupsion sistemik dhe në kapje të plotë të shtetit.

Rënia drastike në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, në vetëm 39 pikë, është dëshmi se vendi po largohet çdo ditë e më shumë nga standardet e Bashkimi Europian dhe po mbetet pas edhe vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Kosova.

Ky degradim nuk është rastësi. Është produkt i një modeli qeverisës që ka ndërtuar “ligje me porosi” për të grabitur pasuritë publike dhe për t’i transferuar ato tek klientela politike dhe oligarkike.

Shteti është përdorur si instrument për afera të mëdha, që nga ligji special për Teatri Kombëtar, tek projektet klienteliste si Porti i Durrësit dhe Aeroporti i Vlorës, si dhe ndryshimet fiskale të hartuara për të favorizuar interesa të caktuara ekonomike.

Raporti evidenton qartë se korrupsioni në Shqipëri nuk është më një fenomen periferik, por një praktikë që përfshin nivelet më të larta të vendimmarrjes shtetërore.

Përfshirja e zyrtarëve më të lartë të qeverisë në afera korruptive, shpërdorimi i burimeve publike dhe pandëshkueshmëria politike kanë krijuar një sistem ku pushteti përdoret për përfitim personal dhe partiak, duke dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik dhe zhvillimin e vendit.

Skandalet e përdorimit politik të të dhënave personale dhe ngritja e një rrjeti patronazhimi tregojnë nivelin alarmant të deformimit të shtetit dhe të proceseve demokratike, duke e kthyer administratën publike në instrument kontrolli dhe presioni ndaj qytetarëve.

Sundimi i ligjit është sot pika më kritike e procesit të integrimit europian, dhe raporti dëshmon se mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin po e mban Shqipërinë peng të një sistemi që prodhon varfëri, padrejtësi dhe krizë legjitimiteti.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për propagandë dhe fasadë integrimi. Ata kanë nevojë për integritet dhe për institucione që ndëshkojnë çdo zyrtar të lartë që abuzon me pushtetin.

Shqipëria meriton të çlirohet nga një sistem që ka kapur shtetin dhe që po e tërheq vendin drejt krizave gjithnjë e më të thella.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?