Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANË- Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Këtë vit, Kosova është vlerësuar me 44 pikë, për dallim nga 41 pikë sa kishte më 2023. Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.
Kosova është renditur në mesin e shtatë shteteve që në pesë vjetët e fundit kanë përmirësuar shifrat e tyre në raportin e kësaj organizate. Sipas raportit të publikuar më 11 shkurt, shumica e vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore dështojnë që të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, apo edhe të ruajnë integritetin gjyqësor, pasi degët tjera të Qeverisë dhe grupet e interesit shtrijnë ndikimin e tyre.
Këto rajone vazhdojnë të kenë mesataren më të ulët në vendet që mbulon Indeksi – 35 nga 100 – për luftim të korrupsionit. Sa u përket vendeve të rajonit, edhe Shqipëria ka shënuar rritje, me 42 pikë nga 37 sa ka pasur në vitin paraprak, ndonëse Qeveria shqiptare është përmendur si shembull kur injorohet interesi publik dhe shfrytëzohen legjislacione speciale për të shmangur kontrollin në investime me shuma të mëdha.
Ajo përmendet për arritjen e marrëveshjeve për investime, në vlerë të miliarda dollarëve, që mund të rrezikojnë shkatërrimin e shtratit të lumit Vjosa. Ky shtet, megjithatë, është lavdëruar për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për, siç është thënë, kthimin e besimit të njerëzve në drejtësi, pas ngritjes së padive për ish-ministra, pjesëtarë të parlamentit dhe zyrtarë tjerë.
“SPAK vazhdon të hetojë ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe zyrtarë tjerë publikë të nivelit të lartë”, është thënë në raport, si referencë për ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Nga vendet tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie, duke u vlerësuar me 40 pikë, dy më pak se vitin 2023, Serbia ka shënuar po ashtu rënie, me 35 pikë, një më pak se vitin paraprak, Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 33 pikë, dy më pak se më 2023, ndërsa Mali i Zi është vlerësuar njëjtë sikurse vitin paraprak, me 46 pikë.
Në krye të listës së këtij Indeksi janë si rëndom, Danimarka, Finlanda dhe Singapori, ndërsa në fund, si vende me probleme të thella në luftim të korrupsionit, janë Sudani i Jugut, Somalia, Venezuela dhe Siria./ REL
xoxa, veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë...
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas ar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Beri...
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po mban një seancë dëgjimore me anëtarët e KDRTSH për pr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Beri...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Beris...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me Ligjin ...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. ...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. ...
erion veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe mas...