Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Raporti më i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian përshkruhet si një nga më negativët për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah se vendi nuk përmbush ende asnjë nga kriteret thelbësore për të mbyllur kapitujt e negociatave.
Në një analizë të detajuar, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, thekson se situata aktuale e vendit, si në zhvillimin ekonomik e politik, ashtu edhe në çështjet e jetës së përditshme, është “mijëra vite dritë larg” standardeve të Bashkimit Evropian.
Sipas Gjonit, çdo vendimmarrje pozitive në favor të Shqipërisë në këto kushte nuk do të bazohej në meritat e paraqitura në raport, por do të ishte thjesht një lëvizje “gjeopolitike”.
Kjo pasi raporti nënvizon qartë se anëtarësimi varet nga kushtëzimi i rreptë dhe zbatimi efektiv i normave, jo thjesht nga miratimi formal i legjislacionit.
Në lidhje “Skype” në “Taske Force” me Sonila Meçon në Syri TV, deputeti demokrat theksoi:
“Tani, unë nuk mund të bëj magjistarin në lidhje me raportin sepse dihet që Shqipëria nuk plotëson asnjë nga kriteret për të qenë dhe për të mbyllur kapitujt të cilët janë hapur deri në momentin aktual dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm, jo vetëm ne si politikanë, por edhe qytetarët shqiptarë, sepse situata e zhvillimit ekonomik, e zhvillimit politik, por edhe çështjet e jetës së përditshme, janë mijëra vite dritë larg Bashkimit Evropian.
Por ajo e cila është e rëndësishme dhe në rast se do ketë një vendimmarrje në favor që, sipas këtij raporti unë e dyshoj, të them të drejtën, do jetë vetëm një vendimmarrje gjeopolitike. Po nuk ka të bëjë me këtë raport i cili është parashikuar dhe po t'i shkosh që te korniza e kushtëzimit e cila ka të bëjë në lidhje me preamblën, standardi është vendosur qartë në preambël dhe varet nga kushtëzimi i rreptë, procesi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i normave në vend, vetëm me miratimin formal të legjislacionit.
Duke qenë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, në çështje themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike, duke qenë se cilësia e reformave të nevojshme në vend, përcakton afatin kohor për anëtarësim.
Pra, e ka kushtëzuar gjithçka jo me një kalim formal, sepse edhe parlamenti sot po bën një kalim formal të të gjithë kornizës ligjore dhe kërkohet me një procedurë të përshpejtuar, por aty unë them se çështjet kryesore është çështja e demokracisë dhe reformës zgjedhore, mosfunksionimi i parlamentit, që është një element shumë i rëndësishëm, është sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni, dhe niveli i krimit të organizuar.
Kemi çështjen e konfiskimit të aseteve dhe pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë në tërësi, çështjet e pronës, liria e medias e cila ka marrë një pozicionim shumë të rëndësishëm në këtë moment edhe për shkak të mënyrës se si po trajtohet marrëdhënia e kryeministrit me gazetarët dhe marrëdhënia e kryeministrit me median, por njëkohësisht edhe transparenca në angazhimet ndërkombëtare, është një pikë sepse deri në momentin aktual kemi çështjen e kryeministrit që sillet si kameleon. Njëherë shkon në Izrael dhe dënon e sanksionon organizatë kriminale, Gardën Revolucionare, nga krahu tjetër shkon në Bordin e Paqes dhe përsëri shkon në Barcelonë në takimin e të majtës, i cili është një takim kundër vlerave konservatore dhe mënyrës se si po qaset...
Por, ajo e cila është e rëndësishme dhe duhet theksuar në lidhje me demokracinë dhe reformën zgjedhore, në raport thuhet përgjithësisht të përshtatshëm.
Dhe këtu thuhet, raporti identifikon dështime të vazhdueshme, fushë e pabarabartë loje, pretendime për blerje vote dhe presion mbi votuesit. Më qartë nuk ka se si të përshkruhet”.
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës, duke theksuar se familjarët e viktimav...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi rikthen denoncimin për aferën e ‘Tigrave 1 dhe 3’, të Belinda Ball...
Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë ...
Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambie...
Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kryqëzimi në Savër, të cilin e ka cilësuar si një nga pika...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale reagoi lidhur me raportin e Parlamentit Europ...
Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku...
Elisa Spiropali është shfaqur e vetme në homazhet për ndarjen nga jeta të profesorit të socialistëve, intelektualit të...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, duke k&eum...
Në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj ka kujtuar figurën e tij me fjalë...