POLITIKE

Si gënjente Veliaj për të fshehur masakrën urbane të parave të pista

I.A Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 14:01

Si gënjente Veliaj për të fshehur masakrën urbane të

TIRANË- Ndërtimet në Tiranë janë kthyer në një fenomen negativ, për sa i përket zhvillimit të qytetit. Me ndërtimin e kullave gjigande apo dhe të pallateve të reja pa kriter, që kanë mbetur të pa banuara, qyteti tashmë vuan mungesën e hapësirave të gjelbërta, ajrit të pastër apo dhe betonizimit të vendit. 

Por vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, vitin që lam pas, duke u munduar që të arsyetojë ndërtimet e shumta në Tiranë, ka deklaruar se ka kërkesë të madhe në treg. Sipas tij janë rreth 20 deri në 25 mijë qytetarë që vijnë në Tiranë për të jetuar çdo vit. 

"Ka kërkesë, por ka edhe ofertë. Të dyja duhet të ecin paralelisht. Tiranës nuk ia vëmë dot traun për këta 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më," tha Veliaj. 

Por sipas shifrave të publikuara nga gazetarja Ola Xama të 'Censit 2023', në Tiranë vijnë mesatarisht 3.396 banorë në vit dhe jo 25 mijë që Veliaj ka deklaruar para kamerave. 

"Tashmë është zyrtare nga vetë INSTAT: numri i popullsisë në kryeqytet është rritur me 40.754 banorë (2011-2023), ose mesatarisht 3.396 banorë në vit," shkruan Xama bazuar në shifrat e INSTAT.

Më tej Veliaj për të justifikuar ndërtimet tej mase në Tiranë, duhen rreth 8 mijë banesa të reja çdo vit, në mënyrë që të plotësohet tregu. Sipas tij numri i metrave katrorë në Tiranë përputhet me numrin e rritjes së banorëve, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, bazuar në faktet zyrtare të INSTAT. 

"8 mijë banesa, me nga një mesatare prej 100m2, përfshirë hapësira të përbashkëta, shkallë e ashensorë, janë rreth 800 mijë m2 ndërtim i ri i kërkuar nga tregu çdo vit në Tiranë. Atëherë, përfundimi është i thjeshtë: Numri i metrave katrorë të ndërtuara në Tiranë, përputhet proporcionalisht me numrin e rritjes së banorëve të Tiranës," tha Veliaj.

Gazetarja Ola Xama me shifrat e 'Censit 2023' ka nxjerr bllof kryebashkiakun Veliaj, për numrin e ndërtesave në Tiranë. Sipas shifrave për të mbushur 52 871 banesat që janë bosh aktualisht në qytet, me ritmet e prurjeve aktuale duhen 45 vjet.

"Pjestuar për 3 që është numri mesatar i anëtarëve të familjeve për Tiranën, qytetit nuk i shtohen dot më shumë se 1.132 familje në vit, ndërsa volumi i lejeve të ndërtimit që jepet për rezidenca banimi shton ofertën çdo vit me të paktën 8 mijë shtëpi. Vetëm që të mbushen 52 871 banesat që janë bosh, sikur ritmi i rritjes së popullsisë të mbetet i pandryshuar, do të duhen 45 vjet," shkruan Ola Xama.

Po ashtu Veliaj janarin që lam pas ka deklaruar se nëse nuk shtohen 8 mijë banesa çdo vit në Tiranë, atëherë çmimet e banesave aktuale do të bëheshin të papërballueshme për shqiptarët dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenciale

"Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë. Nëse nuk shtohet oferta për banesa të reja, atëherë çmimet e banesave ekzistuese do të bëheshin të papërballueshme dhe do të rriteshin në mënyrë eksponenciale," tha Veliaj.

Në fakt çmimi i banesave në Tiranë, në 5 vitet e fundit janë rritur më shifra alarmante. Sipas të dhënave të publikuara nga 'Monitor', brenda një viti çmimet janë rritur me 30%, duke u bërë me mbi 1000 euro metri/katror në periferi dhe me mbi 2000 euro metri/katror në qendër. Edhe pse me çmime kaq të larta dhe me dhjetra mijë apartamente të pashitura, ndërimet në Tiranë vazhdojnë ende me ritme të larta.

Këto ndërtime që vijojnë dhe shtohen edhe pse ngelen të pashitura kanë vetëm një shpjegim, pastrimi i lekëve të pista që po bëhet në këtë sektor. Teksa ndërtuesit vijojnë dhe shtojnë ndërtimet edhe pse nuk marrin kostot e shpenzimeve të tyre mbrapsht, sipas ekspertëve, shpjegimi i vetëm është se sektori i ndërtimit është streha e re për të pastruar paratë e krimit./Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë