POLITIKE

"Si një Neron, ai shkatërroi Teatrin Kombëtar"/ Berisha: Me të ardhur në pushtet, Rama nisi betejën me artin e kulturën

E.D Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 11:55

"Si një Neron, ai shkatërroi Teatrin Kombëtar"/

TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën, një projekt që synon ringjalljen dhe përforcimin e sektorit kulturor në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe Kreu i PD-së Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe përpjekjet për t’i shndërruar ato në projekte që i shërbejnë interesave personale dhe jo atij publik.

Lideri i opozitës u shpreh se Kryerministri Edi Rama me të ardhur në pushtet e nisi betejën me artin e kulturën, ku theksoi se ai si një Neron shkatërroi Teatrin Kombëtar. Berisha gjithashtu theksoi se kultura është çështje e identitetit të kombit dhe është thelbësore për të ardhmen e tij.

"Së pari, dëshiroj t’u përshëndes përzemërsisht, t’u falënderoj për praninë tuaj këtu. Të përshëndes panelsitët, drejtuesit e departamentit për punën që kanë bërë për përgatitjen e këtij programi, i cili përbën një program të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe cilësore. Çështja e kulturës e arteve është çështje e identitetit të kombit.
Është çështje e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Është bërë tashmë e njohur se ajo që erdhi si rilindje në vitin 2013 është faktuar si antirilindje në tërësi, por mbi të gjitha për kulturën dhe artet.

Një njeri, që ka studiuar arte, në një mënyrë ose në një tjetër, një artist i dështuar, realiteti i tij, që nuk kishte hapur një ekspozitë përpara se të bëhej kryeministër, por që kishte vjedhur dhe shitur vepra artistike, ikona mesjetare me vlerë kolosale, me të ardhur në pushtet, betejën e tij e nisi me artin, me kulturën. Nisi një betejë ndër më të egrat, betejë në të cilën zhduku ose pothuajse asgjësoi të gjitha institucionet kryesore artistike të artit, përveç Teatrit të Operas që ka shpëtuar gjer sot. Edhe aty ka futur duart. Sot, Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa teatër kombëtar, në një kohë kur kishte një teatër 100—vjeçar.

Sot, Tirana është një qytet që ka një galeri artesh të shndërruar në magazinë, ku piktorët nuk mund të ekspozojnë veprat e tyre. Sot fëmijët nuk kanë një teatër, siç e kishin gjer dje për dekada e dekada.
Sot, libri tatohet në mënyrën më të pamëshirë. Muzeu mbyllet për ‘rikonstruksion’ me qëllimin e vetëm për të vjedhur 10-12 milionë euro dhe për të ndërtuar një kullë në oborrin e tij. Si në asnjë vend tjetër të botës, artistët bënë përpjekje heroike, përpjekjet më të mëdha për të mbrojtur teatrin, në protestën më të gjatë qytetare të regjistruar ndonjëherë.

Në qoftë se shqiptarët do lexojnë fjalën që ka mbajtur Edi Rama në Këshillin e Ministrave fill pas shkatërrimit të teatrit nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, do shohin se ai është autori i vërtetë i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Do të shohin se çfarë Neroni është ky njeri. Se me çfarë urrejtje ky justifikon aktin barbar të rrafshimit pas mesnate të Teatrit Kombëtar. Gjuha, letërsia, filmi, që të gjitha janë në agresion të plotë të narkodiktatorit dhe narkodiktaturës. Ju keni parë se si janë transformuar në inekzistente institucionet, zërat e fuqishëm në kulturën dhe artin tonë. Cilido që do të krijojë një tablo më të qartë të shpërthimit dhe urrejtjes të këtij personazhi ndaj artit dhe kulturës e ftoj të lexojë fjalimin që mbajti ai me rastin e përcjelljes të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Kombi ndahej me gjeniun e letrave dhe ky zihej në fjalim me Blendi Fevziun sepse ai kishte propozuar t’i përzgjidhet një vend më i veçantë nderi shkrimtarit që meritonte çdo nderim. Pra, i kërkoj ndjesë Helenës se mbase nuk i vjen mirë t’ia rikujtoj këtë moment, por Ismaili ishte shkrimtar mbarëkombëtar dhe ai fjalim ishte fyerje për çdo shqiptar. Një publicist, një studiues, bëri përsipër të bëjë një propozim pa asnjë qëllim të keq, por thjesht një detyrim që ndjente ai ndaj shkrimtarit të madh. Mjafton kjo që fjalimi t’i kushtohej atij dhe jo shkrimtarit," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë