Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
Nga Armand Shkullaku
Përdorimi i punonjësve të administratës publike si trupa paramilitare për të goditur studentët si dhe shpërndarja e parave publike për uniformat që dhunojnë egërsisht adoleshentët që protestojnë, janë dy shenja të qarta se Edi Rama, ashtu si çdo halldup i llojit të tij, është i vendosur ta çojë vendin në përplasje civile nga frika e humbjes së pushtetit. Paniku i autokratit se çfarë do të ndodhë me të, të nesërmen që nuk do jetë në zyrën ku mendon se është i fortë, po rrezikon çdo ditë e më shumë gjakderdhjen mes shqiptarëve.
Historia jonë e afërt na ka treguar se pikërisht kur civilët shndërrohen në banda paramilitare, kur paratë e taksapagueve derdhen për makinerinë represive të dhunës shtetërore, në emër të një njeriu të vetëm, kur propaganda dhe mercenarët mediatikë mohojnë rebelimin popullor dhe flasin për duart e fshehta të Serbisë, Rusisë, Turqisë, Iranit… atëherë konflikti mes qytetarëve dhe një pushteti të verbër është i pashmangshëm. Atë nuk e shmangin as rrogat e policëve dhe as mediat e milicëve.
Një foto, ku fiksohen fytyrat e punonjësve të një agjensie shtetërore, me dhe pa maska, e që mbajnë në duar shkopinj bejsbolli e shufra hekuri, të cilët paguhen nga taksat e atyre që janë në protestë, e rrëzon gjithë fabulën e “armikut të jashtëm” që na ka halë në sy e synon të na pengojë në rrugën tonë të lavdishme drejt BE. Kur shteti përdor punonjësit e tij si gangsterë kundër shtetasve të vet, a ka nevojë ndonjë shërbim i huaj të bëjë më shumë?
Shikoni se si e kanë kaluar këtë episod tragjik mediat e Ramës për të kuptuar se po shkohet qorrazi drejt një konflikti që nuk i dihet fundi. Në një shoqëri normale, elita e saj e shikon stabilitetin e vendit të lidhur me rregullat dhe sistemin që e kontrollon individin dhe jo anasjelltas. Individët, edhe kur shkallojnë, shkojnë e vinë. Eshtë sistemi ai që e garanton stabilitetin, janë zgjidhjet politike, rotacionet, paktet, kompromiset. Nëse edhe elita e këtij vendi e shikon fatin e saj njësoj si mercenarët e pushtetit, të lidhur me individin, pra me qënien e Edi Ramës kryeministër, atëherë çdo stabilitet është i rrejshëm dhe zgjidhja mbetet vetëm përplasja.
Elementi i dytë, për të kuptuar se ku po e çon Edi Rama vendin, janë paratë e shpërndara sot për policët që po mbrojnë karriken e tij. Nëse policia shqiptare meriton paga më të larta, shpërblime e trajtime dinjitoze , kjo duhet bërë në mënyrë institucionale dhe jo kur i duhet Edi Ramës. Paratë që marrin policët janë edhe të atyre që u thyhen eshtrat, mbyten në gaz e plumba gome dhe Edi Rama i shpërndan pa pyetur, vetëm për të motivuar mbrojtjen e të ndënjurave të tij. Një akt i tillë s’ka asgjë të ndryshme nga skenat kur Eskobar hapte thesin dhe u hidhte tufat e dollarëve ushtarëve të tij pasi i kishte shpëtuar ndonjë operacioni të DEA-s. I vetmi dallim është se Eskobari i bënte paratë duke rrezikuar jetën e tij, ndërsa ky duke rrënuar jetët e të tjerëve.
A ka nevojë edhe në këtë rast për ndonjë agjenturë të huaj për të nxitur urrejtjen mes shqiptarëve? Çfarë mund të mendojë një baba që punon 12 orë në ditë për të rritur fëmijët e tij dhe ata i përfundojnë të rrahur, gjakosur e trajtuar si kafshë nga ata që kryeministri sapo i shpërbleu me nga 2500 euro për kokë? A ka mënyrë më efikase se kjo për të provokuar konfliktin civil?
Në vend të flasin për ca kioska të djegura e xhama të thyera, dëmi i të cilave nuk shkon më shumë se dy vilat e Ballukut në jug, ata që seriozisht duan stabilitetin dhe paqen sociale duhet të bërtasin për shkakun e vërtetë që po e çon vendin drejt një krize të përgjakshme. Çdo veprim i Edi Ramës, nga shpërthimi i revoltës e deri më sot, ka qenë një shishe benzine që i është hedhur zemërimit popullur. Dhe mbajtja me çdo çmim i pushtetit dihet se ku të çon. Prandaj në vend të agjenturave, duarve të zeza e të bardha, gishti duhet të drejtohet nga ai që, qoftë edhe nëse i kanë rënë në qafë me pa të drejtë, duhet të largohet për të shpëtuar diçka më të madhe se karrikia e tij.
Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë. Por një gjë është e sigurtë: të rinjtë nuk i tremb dot një autokrat i plakur, sado policë e ushtarë të ketë pas vetes. Një ditë, ata do t’u tregojnë fëmijëve të tyre, në ndonjë muze të Surrelit, se si përfundoi kopja e një diktatori përballë fuqisë së kauzës që ata përqafuan e për të cilën luftuan.
Belinda Balluku, ish-zv.kryeministrja e Qeverisë Rama, e cila aktualisht po hetohet nga SPAK për një sërë veprash penale, ka postuar di...
Para kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë të vendosur në kauzën e tyre për largimin e Edi Ramës. S...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për tensionimin e...
“Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë. Dialogu është kyç për ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza&rd...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, denoncoi dhun&...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi...
Partia Demokratike ka prezantuar nismën “Arkiva e Terrorit Policor”, një hapësirë në faqen zyrtare të partisë k...
Ligjvënësit amerikanë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për dhunën e vazhdueshme që ka përfshirë ...
Protestat e vrullshme disa-ditore të studentëve e kanë dërguar kryeministrin Edi Rama pranë një momenti “shfazimi” l...