Tetë ditë protesta kundër qeverisë, Washington Post: Pakënaqësia në Shqipëri po rritet
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Zhvillimet e fundit politike dhe ligjore rreth kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mund të kenë qenë më shumë sesa një përpjekje për vendosjen e drejtësisë, duke u interpretuar si një lëvizje e mirëkalkuluar politike nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, e gjithë situata, përfshirë arrestimet e drejtorëve të tij, ishte një iniciativë e kryeministrit me një qëllim të qartë: t'i tregonte Veliajt "vendin" dhe ta bënte të qartë se fati i tij politik ishte tërësisht në duart e Ramës.
Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Teliti tha se mesazhi i dërguar ishte i drejtpërdrejtë: kryeministri mund ta mbante në burg, ta shkarkonte, apo edhe ta rikthente në detyrë përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kjo strategji e kontrollit absolut nuk ishte e drejtuar vetëm ndaj Veliajt. Një mesazh i ngjashëm i është përcjellë edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Të dy, Veliaj dhe Balluku, shihen si dy figurat kryesore dhe rivalët potencialë që mund të synonin postin e Ramës në të ardhmen. Përmes këtij presioni, kryeministri duket se u ka komunikuar atyre një ultimatum të pashprehur: ‘Hani kokat me njëri-tjetrin, por mos guxoni të afroheni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni shumë keq’.
Dorjan Teliti: Qëllimi fillestar që është arrestuar politikisht po themi, pra iniciativa nga ana e nga ana e kryeministrit, ishte për t'i treguar Veliajt vendin. Edhe ja tregoi vendin. Edhe i tha që unë po të dua të mbaj në burg, po të dua të shkarkoj, po të dua i them gjykatës kushtetuese them të rikthej prapë në detyrë. Pra jeta jote politike po themi varet nga unë. Ja ka dhënë mesazhin. Dhe Balluku e ka marrë të njëjtin mesazh, duke parë që shiko Erjon Veliaj që ishin, se dy zëvendësit le të themi që hanin me njëri-tjetrin për të zëvendësuar në të ardhmen Ramën, ishte kryetari i Bashkisë dhe zëvendëskryeministrja. Këta ishin dy figurat, janë dy figurat kryesore.
I ka dhënë mesazhet e veta kryeministri. I ka dhënë që hani kokat me njëri-tjetrin, po mos guxoni ta afroni te pozicioni im, sepse mund të përfundoni dhe shumë keq. Sot koha po tregon që e gjithë iniciativa për shkarkimin dhe për largimin që gjoja Tirana të shërbejë, se Tirana kishte nevojë për një kryetar të ri bashkie, që të ishte afër qytetarëve, të ishte me njerëzit, të ishte me sipërmarrjen, të ishte me pensionistët, të ishte me fëmijët, të ishte afër shkollave, qendrave shëndetësore, të ishte afër fermerit, ra poshtë.
Sepse ata qëllimisht, dhe koha e tregoi dhe e vërtetoi këtë gjë, qëllimisht hartuan një projektvendim për shkarkimin e tij, i cili që në fillesë të vet ishte antikushtetues. Prandaj e refuzuan që dhe Erjon Veliaj të vinte të dëgjohej në Këshillin Bashkiak, një e drejtë kushtetuese që e ka dhe i dënuar me vdekje jo më qytetari Erjon Veliaj, që ishte deri në ato momente ishte ende në detyrë, ende, ende pa u shkarkuar kryetar bashkie. Pikërisht që kur të vinte puna te Gjykata Kushtetuese, nëse do të ndryshonin gjërat dhe raportet e tyre politike dhe marrëveshjet e tyre të brendshme, t'i jepej porosia gjykatës që shiko, kthejeni mbrapsht ju, se ndoshta kemi gjetur rrugë të tjera komunikimi, apo ndoshta sot neve mund të jemi në raporte të tjera.
E mori apo s'e mori mësimin Erjon Veliaj, u tregua praktikisht. Erjon Veliaj nuk po flet më. Edhe kur doli në gjykatë kushtetuese foli për bashkëpunëtorët e vet, po nuk foli për eprorin e vet.
Kryeministri Edi Rama së bashku me dhjetë ministra të qeverisë do të udhëtojnë pasditen e sotme drejt Romës, në I...
Ndërsa komenton atentatin në Rinas, një nga zonat me nivelin më të lartë të sigurisë në vend, deputeti i Partis&eum...
Nga Eric Schmidt dhe Andrew Sorota – New York Times Shqipëria është vendi i parë që ka ndërmarrë një hap të ...
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një mesazh në rrjetet sociale ka reaguar për atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vdekur një...
Në një veprim që ka ngjallur reagime dhe diskutime, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbajtur së fundmi një pritje private n&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook pas atentatit mafioz të ndodhur sot pranë Aeroportit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur sot mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, duke bërë akuza të r&...
Kreu i opozitës Sali Berisha komentoi sot deklaratat e ambasadorit të BE, Gonzato. Berisha:Ju e keni dëgjuar reagimin e fundit të ambasad...
"Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishte një farsë dhe fusha e garës ishte krejt e pabarabartë. Po tu shtojmë k...
Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, theksoi...