Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha thotë se ngjarjet tragjike si ajo te "Fan Noli" po shtohen çdo ditë në shkolla të ndryshme të vendit.
Berisha shprehet, se narkoshteti siç ai e quan, ka futur krimin dhe drogat në shkolla. Berisha bëri thirrje për prindërit dhe nxënësit që të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla, teksa ka dënuar ashpër qëndrimin indiferent të Ministrisë së Arsimit.
Në fund, Berisha ka garantuar se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë.
"Çështja e dytë që desha të sjell, zhvillimet e tjera dramatike në shkollat e vendit.
Ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’ po përsëritej pothuajse me një gravitet të ngjashëm në Cakran të Fierit.
Po kështu një lajm që duhet verifikuar, dhe u kërkoj medieve ta verifikojnë, se një raportim më ka ardhur mbrëmë për shkollën ‘Isa Boletini’, dhe që e kanë fshehur.
Pra, kanë futur krimin dhe drogën në shkolla narkoshteti.
Po fute drogën, ke futur krimin, i ke futur të gjitha.
Prindër në Cakran rrëfejnë se nxënësit rrahin mësuesit. Degradim i plotë i narkoshtetit, por degradim i atyre institucioneve, të cilat janë institucionet më të rëndësishme siç janë shkollat.
U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit.
Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria.
Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë.
Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit.", tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor13:54
Berisha publikon mesazhin: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale më të rrezikshme të të gjitha kohërave
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që ësh...
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor13:54
Berisha: Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme! U kërkoj degëve të PD të organizojnë protesta kundër tyre
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demo...
n.f
POLITIKE
13 Dhjetor13:32
GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës për ndryshimin e masës së sigurisë, lihet në arrest shtëpie Rexhë Byberi
Byberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin pëe të lënë në arrest shtëpie kryebash...
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor13:12
"Rezultat i imazhit të ri të vendit!" Rama ndan lajmin: Shqipëria kandidohet për të qenë vendi mikpritës i 'World Law Congress'
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se Shqipëria është kandiduar si vend mikpritës për World Law Congress, fo...
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor13:11
“Transparent Albania”/ Rama: Çdo njeri mund të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës! Një sfidë përgjegjësie për administratën
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.
Gjatë...
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor13:11
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ "Proces të drejtë dhe transparent", VanHorn pret në takim Celibashin, garanton mbështetjen e SHBA-së për KQZ
celibashi-vanhorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një t...
M.B.
POLITIKE
13 Dhjetor12:41
"S’na latë rehat me marr frymë!" Kryemadhi sërish në SPAK, deputetja drejtuar gazetarëve: Na e morët shpirtin!
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Përpara se...
n.f
POLITIKE
13 Dhjetor10:56
"S’jam politikan i salloneve dhe biskotave", Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
Ali Ahmet
MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet ditën e djeshme ka zhvilluar një tubimin me qytetarët ...
ZH.LL
POLITIKE
13 Dhjetor09:35
"Aleat jetik!" Osmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së
Osmani-Cruz
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Washington DC ku ka mbajtur takime me sena...