“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

TIRANA- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur mbi negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se marrëveshja e tij është vetëm me PD dhe jo me PBDNJ. Në një intervistë për “Kjo Javë” në News24, Idrizi u shpreh se PDIU ka qenë gjithmonë në koalicion me PD dhe se kjo marrëveshje është mundësia më e mirë për të përfaqësuar kauzat e PDIU-së në parlament.
Ai shtoi se synimi kryesor i PDIU është të kapitalizojë votat e saj dhe të sigurojë përfaqësim në parlament për çështjet që i konsideron të rëndësishme. Sipas tij, vështirësitë në negociata kanë qenë të lidhura me ndarjet që PDIU ka pasur me PD në të kaluarën, por edhe me peshën që partia e tij duhet të ketë në koalicion. Idrizi theksoi gjithashtu se PDIU nuk ka asnjë problem me të drejtat e minoritetit grek, të cilat mbrohen nga PBDNJ.
Pjesë nga fjala e Idrizit:
Kam negociuar vetëm me PD dhe kemi arritur një marrëveshje të shkruar që do të bëhet publike. Nuk kam asnjë lidhje me partitë e tjera që janë pjesë e koalicionit. Unë nuk di asnjë nga këto parti, as nuk i komisionoj. Për Vangjel Dulen, ai është pjesë e koalicionit të PD-së, jo të PDIU-së.
Që në krye të herës e dija që Dule do të ishte pjesë e koalicionit. Nuk ka fabrikim më keqdashës dhe idiotësi politikë e njerëzore të diskutuar sic e kam parë kohët e fundit. Është të nxjerrësh tym nga hiçi. PDIU ka diskutuar, ka një marrëvehsje të shkruar me PD. Kemi marrëveshje me PD që do dalë në mënyrë publike. Unë jam ulur me Sali Berishën dhe Flamur Nokën dhe kemi arritur dakordësi që të shtyjmë kauzat tona. Sigurisht që një koalicion, ai që është më i madhi merr përsipër të bëjë koalicion me 25 parti në këtë rast. Nëse më pyesni mua, unë nuk di asnjë nga këto parti. Unë kam pasur të bëj vetëm me PD. Se kë merr PD unë nuk e di dhe nuk i komisionoj.
Do të doja të mos ishte kështu sigurisht, por vështirësia ka qenë në dy prizma. Ka qenë edhe për qëndrime që na kanë ndarë me PD dhe e dyta për të marrë peshën e PDIU. Ja kam thënë edhe PD-së vetë. Nëse bëhet fjalë për të marrë pozicion dhe peshë në listën e PD nuk na takon fare, por në peshën e koalicionit PDIU ka peshën e vetë. Unë nuk kam asnjë lidhje me Dulen, as e di fare kë ka marrë Sali Berisha në koalicion. Po kaloja para zyrave në rrugë dje dhe më del njëri më thotë hajde pimë një kafe. I thashë që jam me agjërim. Më tha se është me PD, me Sali Berishën dhe më tha “dëgjo, që bëre marrëveshje me Berishën bëre shumë mirë, po atë me Dulen ça e kishe”. Për atë i thashë pyet Berishën se ai ka bërë koalicion me Dulen, jo unë.
Unë kam negociuar deri në orët e fundit dhe nuk dija asnjë parti tjetër kush ishte në koalicion me PD. Nuk mund t’i them Berishës mos fut Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, etj. Koalicioni nuk është mes meje dhe tij. Kemi marrëveshje vetëm me PD. PDIU nuk ka asnjë problem me të drejtat e minoritetit grek që mbron PBDNJ.
TIRANA- Gjykata e lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj (vëllai i Erion Veliajt) dhe Ajola Xoxa (bashk&e...
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet mbledhja e dytë me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me kabinetin e ministrave dhe grupin parlamentar ...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se sa i përket pre...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se për student&eu...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se qveria aktuale ësht&...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar në bashkëbisedimin me qytetarët se në listat e Partisë Demo...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot tre rezoluta ndërkombëtare kanë denoncuar kryeministrin ...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po përgatitet që të mos ja marrë kush partinë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet e tij...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme programin e qeverisjes 2025-2029 për...