POLITIKE

‘Skandal fiskal i qeverisë’, Bozdo: Shqipëria vendi i vetëm në botë ku qytetarët paguajnë dy herë taksën e naftës

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 18:48
‘Skandal fiskal i qeverisë’, Bozdo: Shqipëria vendi i

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u fiksuar në 2240 lekë të vjetra për litër pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Ky nivel e pozicionon Shqipërinë si vendin e 13-të më të shtrenjtë në botë për karburantet dhe pa diskutim, vendin e parë në rajon.

Gjatë fjalës së tij në takimin me ekspertët, Deputeti i PD, Eno Bozdo, u shpreh se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord dhe qytetarët po paguajnë më shumë se çdo vend tjetër në rajon.

Ai theksoi se shkaku kryesor janë taksat e larta, barra fiskale mbi 60% të çmimit final dhe një strukturë që e bën Shqipërinë, ndoshta, vendin e vetëm në botë ku taksa e qarkullimit paguhet dy herë një herë tek litri i karburantit dhe një herë gjatë kolaudimit.

Bozdo shtoi se çmimi bazë i karburantit është gjithashtu më i lartë për shkak të tarifave portuale, koncesioneve dhe kostove të depozitimit në terminale private, ndërkohë që mungesa e depozitave dhe porteve shtetërore bën që e gjithë barra t’i kalojë direkt konsumatorit.

Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria për të rritur transparencën dhe për të ulur koston mbi qytetarët, duke denoncuar mënyrën si strukturohet sot tregu i naftës në Shqipëri.

"Sapo jemi njohur me vendimin, do të thoja të mrekullueshëm të Bordit të Transparencës, i cili për transparencë njeh vetëm rritjen e çmimeve. Qeveria sapo njoftoi se çmimi i naftës për shqiptarët do të shkojë në 2240 lekë të vjetra po e them me të vjetra që të kuptohet. Një dhuratë kjo, besoj unë, edhe për ekonomitë familjare, por edhe për ekonominë prodhuese.

Fillojmë menjëherë me prezantimin, pa humbur kohë. Pse shqiptarët paguajnë më shtrenjtë në rajon? Do të shohim një strukturë të çmimit të naftës dhe do të bëjmë një analizë krahasimore me disa vende fqinj. Kalojmë slajdin e parë, të lutem.

Ne jemi vendi i 13-të në botë ndër vendet më të shtrenjta për çmimin e karburantit. Dhe kjo shifër, pra vendi i 13-të, nuk merr parasysh çmimin sot, që është rritur përsëri. Jo vetëm që jemi i 13-ti në botë, por jemi edhe vendi më i shtrenjtë në rajon.

Çmimi nominal i naftës në Shqipëri është rreth 2.2 euro, por me rritjen e sotme ka shkuar 2.3 euro. Kjo tejkalon ndjeshëm Maqedoninë e Veriut me 1.6 euro për litër dhe Kosovën me 1.74 euro për litër. Nëse analizën do ta bënim si duhet, duhet të krahasojmë jo vetëm çmimin e naftës, por edhe fuqinë blerëse të qytetarit shqiptar kundrejt qytetarëve të rajonit dhe atyre evropianë. Një shqiptar shpenzon 7.2% të të ardhurave ditore për një litër naftë gjashtë herë më shumë se një qytetar në Holandë ose Evropën Veriore dhe pak më shumë se dy herë më shumë se vendet e rajonit. Me pak fjalë, vendet e rajonit e blejnë naftën dy herë më lirë në terma të fuqisë blerëse.

Po cili është problemi kryesor? Cila është struktura e çmimit në Shqipëri? Komponentët kryesorë që rëndojnë mbi çmimin e karburantit janë: akciza me 394 lekë për litër (pra 400 lekë të vjetra për litër), taksa e qarkullimit 270 lekë të vjetra për litër, që është unike në rajon, dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër. Janë edhe dy koncesione, markimi dhe skanimi, që shtojnë 2 lekë për litër, si dhe TVSH-ja 20%, që aplikohet mbi të gjitha taksat e mësipërme.

Të gjitha këto bëjnë që Shqipëria të jetë e 13-ta në botë për shtrenjtësinë e çmimit.

Do ndalemi pak te taksat dhe taksimi i dyfishtë. Taksa e qarkullimit paguhet 27 lekë për çdo litër të konsumuar, që i bie mesatarisht 500 deri në 700 euro në vit për një përdorues mesatar të automjetit. Por çështja e Shqipërisë, që e dallon nga vendet e tjera, është se kjo taksë merret dy herë: një herë tek litri i karburantit dhe një herë tek kontrolli vjetor teknik i automjeteve, i njohur si kolaudimi.

Jo vetëm kaq, por te kolaudimi kjo taksë kushtëzohet edhe nga pagesa e gjobave, duke u kthyer pastaj në një postbllok final.

Vendet e tjera të rajonit, Maqedonia dhe Kosova, këtë taksë nuk e marrin tek litri i karburantit, por vetëm te kontrolli vjetor i automjeteve. Taksa që kosovarët dhe maqedonasit paguajnë te kontrolli vjetor është vetëm pak më e lartë, 30 deri në 40 euro, në një kohë që kanë zero taksë tek litri i karburantit. Me pak fjalë, në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë, shqiptarët paguajnë dy herë për të njëjtën taksë dhe kjo është ndoshta e vetmja e tillë në botë.

Shqipëria ka edhe një veçori tjetër: çmimi bazë i karburantit, që nënkupton çmimin e karburantit pa taksa, është pak më i lartë se në rajon. Këto janë disa nga tarifat që rëndojnë çmimin, si tarifat portuale (1.6 deri në 2.5 euro për ton, ndërsa në Selanik 1.1 euro për ton), koncesionet (rreth 1.2 lekë për litër) dhe kostoja e depozitimit në terminale private (rreth 1.5 lekë për litër). Të gjitha së bashku shtojnë 40 deri në 50 lekë për litër.

Kjo ndodh sepse struktura që ka zhvilluar qeveria dhe tregu ka kaluar të gjithë barrën tek privati. Shqipëria nuk ka depozita shtetërore apo port shtetëror për të akumuluar dhe absorbuar pjesë të kostove, veçanërisht pas mbylljes së portit të Durrësit.

Në krahasim me Maqedoninë dhe Kosovën, taksat zënë 55% të çmimit final në Shqipëri një vlerësim konservativ, ndërsa me rritjet e fundit shkojnë mbi 60%, deri në 62%. Në Maqedoni 36%, në Mal të Zi 35% dhe në Kosovë 38.5%. Shqiptarët paguajnë dy herë më shumë taksa për litër sesa fqinjët e rajonit. Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon: 1.16 euro për litër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?