Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD.
Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”
“Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor.
Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” – theksoi ajo.
Raporti i OLAF i dërgoi Komisionit Europian rekomandime financiare dhe konstatime ligjore, por zbatimi i masave është në dorën e autoriteteve kompetente të BE-së dhe të qeverisë shqiptare.
“Ne nuk jemi ata që zbatojmë ndëshkimet. Roli ynë është të japim rekomandime dhe të sigurohemi që fondet e Unionit mbrohen. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë në Komisionin Europian vendosi ngrirjen e fondeve derisa Shqipëria të ndërmarrë hapat e duhur,” – shpjegoi Saastamoinen.
Masat e marra në Shqipëri
Pas publikimit të gjetjeve, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur procedura për rikthimin e fondeve nga përfituesit që kanë rezultuar me shkelje. Sipas të dhënave publike, dhjetëra bizneseve u është kërkuar të kthejnë grantet IPARD, ndërsa për disa raste të veçanta janë dërguar dokumentet për ndjekje gjyqësore.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare Antimashtrim, një dokument të hartuar në bashkëpunim me OLAF.
“Ne kemi dhënë komente për rëndësinë e vlerësimit të rrezikut dhe krijimin e kanaleve të raportimit të parregullsive. Jemi të kënaqur që këto elemente janë reflektuar në versionin përfundimtar,” – tha Saastamoinen për Monitor.
Sipas saj, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare “ka ardhur duke u përmirësuar”. Në fillim, sqaroi ajo, kishte paqartësi lidhur me kompetencat hetimore dhe procedurat, por tani komunikimi është më i qartë dhe strukturat shqiptare po ofrojnë mbështetje në terren.
Programi IPARD II, me një fond total prej 112 milionë eurosh, ishte ndër instrumentet kryesore të Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë shqiptare. Hetimet e OLAF kanë zbuluar parregullsi në mënyrën si janë dhënë grantet, përfshirë dyshime për kontrata të manipuluara dhe përdorim të fondeve për qëllime jashtë kritereve të përcaktuara./Monitor
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputeti Klevis Balliu kanë vijuar takimet me strukturat e demokratëv...
Për gazetarin Bledian Koka, kandidatura e Florian Binaj tashmë mund të konsiderohet konsensuale pasi ka fituar mbështetjen e të gjith&e...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të pranonte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, në...
Gazetari Enton Abilekaj ishte i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku foli për vizitën e kryebashkiakut në...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas ngjarjes ...
Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marr&eu...
Asambleja e Partisë Socialiste është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është prezantuar zyrtarisht Br...
Deklaratat e shkurtra para medias dhe refuzimi për të pranuar pyetje la të paqartë se sa ishin shpenzimet e marra përsipër nga qev...
Përballë moderatores Armela Ferko, Abilekaj deklaroi se marrëdhënia Rama–Adams mund të jetë e ngjashme me atë që k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar me një video të montuar të ministres virtuale të Edi Ramës, Diellën...