POLITIKE

Skandali i mikrokredive/ PD: Mbështesim ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar

M.B. Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 21:31
Skandali i mikrokredive/ PD: Mbështesim ngritjen e një Komisioni
Gazment Bardhi

TIRANA- Partia Demokratike ka deklaruar sot se mbështet Presidentin Bajram Begaj, në qëndrimin e ka mbajtur lidhur me skandalin e mikrokredive të deklaruar disa orë më parë. Grupi Parlamentar i PD-së përmes një deklarate thotë se konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet tyre. Ata shtojnë se janë të gatshëm për Komision të Posaçëm për zgjidhjen e kësaj çështje.

PD thotë se kanë konstatuar se Rregullorja e Bankës së Shqipërisë u ndryshua në vitin 2016 për të ligjëruar blerjen e paligjshme të kredive nga institucionet financiare jobankare edhe pse nuk ishin të licencuara për këtë veprimtari. Në deklaratë shtohet se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë injoroi ankesat dhe denoncimet e shumta të qytetarëve, dhe që Ministria e Drejtësisë u tregua e ngathët në procedimin dhe ndëshkimin disiplinor të përmbaruesve privatë që abuzonin me detyrën. 

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve u njohën me mesazhet e përfshira në shkresën e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj, lidhur me dramën e papërballueshme individuale të viktimave të “grabitjes së mikrokredive”, përmes një skemë kriminale që përfshinë institucione shtetërore, shoqëritë e mikrokredive, shoqëritë përmbarimore, avokatë apo persona të tjerë privat.

Opozita, deputetët e saj, në Komisione apo seancë plenare, kanë ngritur disa herë shqetësimin, duke apeluar kolegët e mazhorancës dhe institucionet shtetërore për një diskutim konstruktiv mbi këtë fenomen negativ dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme, duke pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur dhe duke mos u bërë mburojë e paligjshmërisë. Konkretisht këto shqetësime janë ngritur në mënyrë koherente dhe pa asnjë politizim nga opozita parlamentare, përkatësisht në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, datë 21.05.2024, dhe seancën plenare të Kuvendit, datë 18.07.2024, gjatë raportimit të Guvernatorit Gent Sejko.

Qëndrimin e sotëm të Presidentit të Republikës e konsiderojmë si aktin e tij të parë në këto 2 vite të ushtrimit të detyrës, ku vendosi të përmbush detyrën e stij kushtetuese si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duke apeluar Kuvendin, përkatësisht shumicën parlamentare, që të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe të vlerësojë e ndërmarrë masat e nevojshme për të mbajtur përgjegjës institucionet relevante dhe të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh.

Konkretisht, Grupi Parlamentar i PD-së ka konstatuar se Rregullorja e Bankës së Shqipërisë u ndryshua në vitin 2016 për të ligjëruar blerjen e paligjshme të kredive nga institucionet financiare jobankare edhe pse nuk ishin të licencuara për këtë veprimtari, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë injoroi ankesat dhe denoncimet e shumta të qytetarëve, dhe që Ministria e Drejtësisë u tregua e ngathët në procedimin dhe ndëshkimin disiplinor të përmbaruesve privatë që abuzonin me detyrën. Në këtë kuptim, ripërsëritja e këtyre shqetësimeve nga Presidenti i Republikës, është edhe një nxitje më shumë që Kuvendi të veprojë, pa vonesa dhe pa dallime partiake në mbrojtje të interesit publik.

Dhe pikërisht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të mbështes ngritjen e një komisioni të posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe përgatitur rekomandimet e nevojshme për rishikimin, ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit ligjor relevant, duke i dhënë zgjidhje dramës jetësore të mijëra familjeve në nevojë.

Ndërkohë gjejmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që gjetjet dhe konstatimet e tij t’ia përcjellë edhe SPAK-ut, për aq sa mund të ndihmojnë hetimet penale që po kryhen për rastin, siç u konfirmua nga drejtuesi i SPAK në seancën plenare të datës 15.07.2024, po në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me çështjen e mikrokredive. Nxitja e Presidentit të Republikës që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe të cojnë përpara ligjit cilido që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve, do të rriste besimin se edhe për institucionin e Presidentit të Republikës koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

gazment bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë