POLITIKE

Skandali Rama-McGonigal/ World Tribune: Familja Biden përfitoi miliona dollarë në një vit nga kompania kineze

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 10:21
Skandali Rama-McGonigal/ World Tribune: Familja Biden përfitoi miliona

Skandali i aferës Rama-McGonigal vazhdon të jetë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare, sidomos në gazetat amerikane.

Në një kohë që Edi Rama nuk shkoi dot në SHBA për vizitë, këto media theksojnë se familja Biden është e implikuar në dimensionin kinez të kësaj afere, e cila është theksuar së fundmi nga një raport i Inspektorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA. Rikujtojmë se Edi Rama është i lidhur me kompaninë kineze përmes këshilltarit të tij, Dorian Duçka.

Kompania në fjalë ka paguar fluturimet luksoze të Edi Ramës në Azi dhe një ekspozitë personale në Hong Kong

Nga “World Tribune”

Një ish-zyrtar i FBI-së, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, ka lajmëruar drejtuesin e një kompanie kineze të lidhur me familjen Biden për një hetim të madh federal ndaj familjes Biden, sipas një raporti të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë.

Charles McGonigal, zyrtari i lartë i kundërzbulimit i FBI-së në Nju Jork, kishte rrjedhur detaje nga hetimi i zyrës ndaj China Energy Fund Committee (CEFC) te drejtuesi i saj i lartë Patrick Ho, i cili u dënua në gjykatë federale për ryshfet ndaj zyrtarëve afrikanë në vitin 2019.

Këto detaje dëmtuese u zbuluan për herë të parë më 2 shtator nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë dhe janë pjesë e një serie rastesh shumë dëmtuese të sigurisë së brendshme për seksionin e kundërzbulimit të FBI-së, siç theksohet në këtë raport.

Djali i ish-presidentit Joe Biden, Hunter, dhe vëllai James Biden morën 4.8 milion dollarë nga CEFC në 2017 dhe 2018, sipas një hetimi të Kongresit.

Hunter Biden e kishte përshkruar njëherë Ho, nënkryetarin e CEFC, si klientin e tij dhe “kreun e shërbimit sekret të Kinës”, sipas një hetimi të Dhomës së Përfaqësuesve për familjen Biden.

McGonigal u dënua në 2023 me gjashtë vite e gjysmë burg për shkelje relativisht të vogla, si fshehja e fakteve materiale ndaj hetuesve dhe shkeljen e ligjeve ekonomike, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Krimi i tij kishte të bënte me bashkëpunimin me një oligark rus për të shmangur sanksionet e SHBA-së, raportoi korrespondenti i sigurisë Bill Gertz për Washington Times.

Megjithatë, FBI kurrë nuk zbuloi publikisht se McGonigal kishte rrjedhur detaje nga hetimi i zyrës ndaj CEFC te drejtuesi i saj i lartë Patrick Ho.

Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm, FBI-ja intervistoi një agjent të pensionuar të Shërbimit Sekret, që punonte si hetues privat, i cili i tha FBI-së se James Biden i kishte kërkuar në 2017 të zbulonte nëse ekzistonte një urdhër arresti për Ho.

Me gjuhë të koduar, raporti thoshte se McGonigal ishte përgjegjës për një hetim të FBI-së ndaj CEFC dhe i tha një zyrtari shqiptar që punonte për kompaninë kineze në qershor 2017 “diçka në kuptimin ‘ne po i hetojmë ata’ ose ‘ne po shkojmë pas tyre,’ ” sipas zyrtarit shqiptar, i cili u identifikua vetëm si “Personi B,” gjatë një marrje në pyetje të vitit 2022.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë