POLITIKE

Skandali u raportua nga Piranjat, PD: Dekani biznesmen në Universitetin e Sporteve braktis punën për vite me radhë, Rektori e mbulon dhe i jep rrogën 

r.ll Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 11:57
Skandali u raportua nga Piranjat, PD: Dekani biznesmen në Universitetin e
lili sula

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin e raportuar nga emisioni investigativ "Piranjat" te Universiteti i Sporteve në Tiranë. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, nuk paraqitet gjithmonë në punë, sepse një pjesë të mirë të kohës është jashtë shtetit, por paguhet edhe për ditët që nuk shkon në fakultet.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha në një deklaratë nga selia blu se arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit Robert Çina dhe rektorit Agron Kasa që i paguan rrogën atij pa punuar, duhet ti zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet. 

"Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë. Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh!", tha ajo ndër të tjera.

Më tej, Sula i bëri thirrje ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Pa u mbushur java nga publikimi i aferës korruptive në UBT, një tjetër skandal shfaqet në media. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, BRAKTIS punën për vite me radhë, dhe Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, NUK e ndalon, por i paguan pagën e plotë për çdo muaj!

Dekani, autoriteti më i lartë i Fakultetit, që paguhet nga taksapaguesit, por edhe nga tarifat që paguajnë studentët, nuk shkon në punë!

Nuk bën as mësim dhe as detyrat dhe funksionet e Dekanit!

Mendoni: një Dekan i tillë, është edhe anëtar i organeve kolegjiale të Rektoratit dhe Senatit Akademik të këtij universiteti!

Dekani/Biznesmen Robert Çina, merr pagën në institucionin publik dhe kohën e punës e kalon në biznesin e tij privat dhe në pasionet e tij jashtë vendit!

 Ja ku ka mbërritur arsimi i lartë në vendin tonë!

●  Një Dekan që merr pagën pa shkuar në punë!dhe

●  Një Rektor, që në vend që të garantojë zbatimin e ligjit, fsheh dhe mbulon këtë SKANDAL!

Arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit z. Robert Çina dhe rektorit z. Agron Kasa, duhet ti zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet!?

Sikurse provoi emisioni investigative Piranjat, korrupsioni, abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës është i pranishëm në çdo njësi dhe strukture, dhe ushtrohet në mënyrë të strukturuar nga drejtuesit më të lartë të universitetit.

Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë.

Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh!

Këta janë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve tona, që dolën nga zgjedhjet pa konkurrime që diktoi Rilindja. Në vend që të drejtojnë universitetin, të arsimojnë të rinjtë tanë, strukturohen në grupe dhe ortaki korruptive që abuzojnë me financat e publikut  dhe shpërdorojnë detyrat në kurriz të studentëve.

Pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë; studentët; prindërit dhe gjithë shoqëria jonë.

Partia Demokratike, duke dënuar me ashpërsi këtë nivel të neveritshëm të shpërdorimit dhe korrupsionit, u kërkon ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Ju që shpërdoroheni dhe vuani pasojat e këtij korrupsioni të drejtuesve të universiteteve, ju inkurajojmë të denonconi dhe të refuzoni këtë rrënim që po u bëhet universiteteve!

Partia Demokratike ju fton që më 11 Maji, të gjithë së bashku, të bashkohemi me votë dhe të shporrim këtë bandë hajnash dhe ta kthejmë universitetin në duart tuaja.

Për një Universitet dhe Shqipëri madhështore!

INVESTIGIMI I PLOTË I PIRANJAVE:

Universiteti i Sporteve është i organizuar në tre fakultete: ai i Shkencave të Lëvizjes, i Veprimtarisë Fizike dhe Rekracionit, i Shkencave të Rehabilitimit, si dhe një Institut i Kërkimeve Shkencore të Sportit. Ky i fundit drejtohet nga dekani Robert Çina. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjave, dekani nuk paraqitet gjithmonë në punë, sepse një pjesë të mirë të kohës është jashtë shtetit, por paguhet edhe për ditët që nuk shkon në fakultet.

Nga hyrje/daljet në sistemin Tims, shihet se zoti Çina udhëton çdo muaj. Nëse marrim si referencë vitin e plotë 2023, rezulton se zoti Çina ka qenë jashtë shtetit për 86 ditë. Nga këto 29 ditë kanë qenë fundjava. Ndërsa prej 57 ditëve të tjera, asnjëra nuk përkon me ditët e festave zyrtare. Pra, kanë qenë ditë normale pune. Duke iu referuar listë prezencës së janarit 2023, zoti Çina ka qenë i pranishëm për 18 ditë pune dhe 4 ditë ka qenë me leje vjetore dimërore.

Që do të thotë se dekani është paguar për 22 ditë. Ndërkohë sipas sistemit Tims në janar 2023, Robert Çina ka qenë jashtë shtetit për 13 ditë, prej tyre 9 ditë kanë qenë ditë jave. Nëse do të supozonim se nga këto 9 ditë dekani ka marrë 4 ditët e lejes vjetore, do të thotë se 5 ditë jave që ka qenë jashtë shtetit janë të pajustifikuara, ndërkohë që zoti Çina është paguar edhe për to sipas listë prezencës.

Duke vazhduar më tej në shkurt të 2023, Robert Çina ka pasur 15 ditë pune dhe 7 ditë leje vjetore të mbetura nga 2022. Në shkurt ai ka qenë jashtë shtetit për 15 ditë, nga të cilat 10 ditë kanë qenë ditë jave. Nëse përjashtojmë 7 ditëshin e lejeve vjetore, do të thotë se 3 ditë janë të pajustifikuara, ndërkohë që sipas listë prezencës ai ka qenë I pranishëm në fakultet.

Ndërkohë në maj të 2023, sipas listë prezencës, Robert Çina ka 22 ditë pune dhe nuk ka asnjë leje vjetore, mungesë apo raport. Por nga sistemi tims rezulton se dekani ka udhëtuar jashtë shtetit për 9 ditë gjatë këtij muaji dhe prej tyre 6 ditë kanë qenë ditë jave, që rrjedhimisht duhet të jenë ditë pune. Si mund të ketë qenë 6 ditë prezent në punë zoti Çina teksa ka qenë jashtë Shqipërisë?

E njëjta situatë qëndron edhe për muajt e tjerë të vitit 2023, por duke variuar me numër ditësh të ndryshme. Por në fakt sasia nuk është e rëndësishme, për sa kohë shkelja është kryer, qoftë për 1, 2 apo edhe 6 ditë. 

Dekani për Piranjat nuk dha asnjë përgjigje konkrete, por tha se ka udhëtuar fundjavave dhe për punë të universitetit. Ndërsa, rektori Agron Kasa u shpreh se nuk ka dijeni për këto lëvizje të shpeshta të dekanit dhe se në momentin që do të ketë një indicie zyrtare do të nisë një proces hetimi.

pd robert çina agron kasa universiteti i sporteve

lili sula

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë