POLITIKE

"Skema 5D e Tiranës shtrihet edhe në Durrës", Balliu: Bashkia u dha miliona euro kompanive pjesë e oborrit të Emiriana Sakos

M.B. Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 12:26

"Skema 5D e Tiranës shtrihet edhe në Durrës", Balliu:

TIRANA- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklaratë publike ku tha se skema 5D e Tiranës shtrihet edhe në Durrës. Balliu tha se më 3 shkurt 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në Rashbull.

Ai shton se fitues u shpall bashkimi i kompanive 'Rajli Ndërtim' dhe 'G.P.G Company'. Sipas Balliut, KLSH thotë se dhënia e kontratës te dy kompanitë e mësipërme ishte në shkelje të ligjit për shkak se 'Rajli Ndërtim' nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Po ashtu Balliu thotë se sipas audituesve të KLSH, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në 'joint venture' ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sipas marrëveshjes, thotë Balliu, 'Rajli Ndërtim' pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa 'G.P.G Company' 82.72 për qind.

"Por kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit. Por skema zbulohet e plotë te një fakt tjetër. Paratë e disbursuara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G sipas kontratës. Jo! 2 milion euro kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një mbulesë për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Për çdo qokë ka një favor. G.P.G mori në këmbim një kontratë 4 milionë euro nga Emiriana Sako pak muaj më vonë", deklaron ndër të tjera Balliu.

Gjithashtu Balliu dekaroi se 'Rajli Ndërtim' është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit.

Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:

Skema 5D e Tiranës shtrihet edhe në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka arrestuar 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit. Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë vjedhur paratë duke regjistruar stallat e derrave dhe kasollet e lopëve si banesa për t’u dëmshpërblyer.

Pse e theksojmë këtë fakt?

Po të bëni krahasime me bashkinë e Tiranës apo qeverinë qendrore, skema e ‘drejtësisë së rilindur’ është e njëjtë: akuzohen ose arrestohen drejtorët dhe lihen të lirë ideusit dhe përfituesit e skemës. Kështu edhe me rastin e Rrogozhinës, ndërkohë që pak kilometra më tej, në Bashkinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit, abuzimet dhe vjedhja me rindërtimin bën aq zhurmë sa beteja e dikurshme mes Cezarit dhe Pompeut në periferi të këtij qyteti.

Të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve, tregojnë se Bashkia e Durrësit lëvroi dhjetëra milionë euro për disa kompani gjysmë fiktive, pjesë e oborrit të favoreve të Sakos me kompani.

Më 3 shkurt 2022, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender të mbyllur me vlerë 2.1 milionë euro për rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta në disa pallate në Rashbull. Fitues u shpall bashkimi i kompanive Rajli Ndërtim dhe G.P.G Company. KLSH thotë se dhënia e kontratës te dy kompanitë e mësipërme ishte në shkelje të ligjit për shkak se Rajli Ndërtim nuk plotësonte kriteret dhe kompanitë nuk kishin përcaktuar përqindjet në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Sipas audituesve të KLSH, marrëveshja e ndarjes së punimeve mes dy kompanive në joint venture ka qenë fiktive dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Sipas marrëveshjes, Rajli Ndërtim pretendonte se kishte 17.28 për qind të punimeve, ndërsa G.P.G Company 82.72 për qind. Por kjo ndarje ishte bërë pa preventiv çmimesh me qëllim që të mbulonte paaftësinë e Rajlit për të përmbushur kriteret e veçanta. Po kështu sipas KLSH, kjo kompani nuk plotësonte as numrin e kërkuar të punonjësve për të fituar tenderin dhe në këtë tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Por skema zbulohet e plotë te një fakt tjetër. Paratë e disbursuara nga Bashkia Durrës nuk janë ndarë 17.28 për qind tek Rajli dhe 82.72 për qind tek G.P.G sipas kontratës. Jo! 2 milion euro kanë shkuar të gjitha në llogarinë e Rajli Ndërtim, çka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht një mbulesë për të çuar paratë tek Rajli Ndërtim. Për çdo qokë ka një favor. G.P.G mori në këmbim një kontratë 4 milionë euro nga Emiriana Sako pak muaj më vonë.

Kush është kjo kompani e preferuar e Rilindjes në Durrës?

Rajli Ndërtim është një kompani që zotërohet nga dy aksionerë me bazë në Durrës. Në periudhën nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2023, ajo ka realizuar një xhiro totale prej 8.5 milionë eurosh. Të gjitha kanë ardhur nga një burim i vetëm: Bashkia e Durrësit.

Pjesa dërrmuese kanë ardhur nga tendera me procedurë të mbyllur duke e përligjur këtë me gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit. Nën ‘gjendjene jashtëzakonshme” Me të njëjtin justifikim, Rajli dhe GPG  morën para dy muajsh edhe 4.5 milionë euro të tjera. G.P.G dhe Rajli kanë marrë 20 milionë euro nga Emirjana Sako. Të gjithë me tendera të mbyllur.

Rajli Ndërtim është një kompani nën ombrellën e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Durrësit. Rajli është kopertura finciaro-kriminale për të pasuruar drejtuesit lokalë dhe për të vjedhur zgjedhjet. Rajli është 5D e Durrësit dhe prokuroritë lokale apo SPAK nuk mund të hetojnë kasollet e Rrogozhinës apo të Galigatit por masakrën me fondet e rindërtimit.

Çdo gjysme-hetim është hedhje hi syve dhe një tallje e madhe me paratë publike që paguajnë rrogat e larta dhe benefitet e shumta të SPAK.

klevis balliu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë