POLITIKE

"Skema e radhës, dorëheqja e Jurgis Çyrbjes!", Balliu: Shmangia e drejtësisë, manipulimi i ligjit dhe strategjia e Rilindjes për të shmangur ndëshkimin

n.f Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 14:12
"Skema e radhës, dorëheqja e Jurgis Çyrbjes!",
Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklaratë publike ku tha se sëmundja e Çyrbjes, lënia e mandatit, paraqitja në SPAK dhe komunikimi i akuzës “shpërdorim detyre” nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme. Balliu shtoi se duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja u jep mundësi kolegëve të SPAK që të deklarojnë moskompetencë, dhe t’ia kalojnë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit.

Ai u shpreh se Çyrbjes së Ramës i jepet kështu mundësia t’i shpëtojë ndëshkimit për shkeljet dhe të dënohet me shërbim prove apo të dalë pa lagur. Balliu theksoi se Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të ndershëm që t’i bashkohen aksionit opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, nëpërmjet një qeveri teknike që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe con aty ku ka vendin krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e zhytur në krim. 

DEKLARATË PËR MEDIA E KOORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Të nderuar qytetare dhe qytetarë! Në edicionet informative, me siguri e keni hasur lajmin se deputeti i Ramës, Jurgis Çyrbja, ka dhënë dorëheqjen duke dorëzuar mandatin. Ai ka përmendur si shkak të tërheqjes një sëmundje të papërcaktuar. Njerëzisht do t’i uronim “shërim të shpejtë!”, por ne dime, ashtu siç, me siguri edhe ju se, sëmundja e vetme nga e cila vuan Çyrbja dhe shumë kolegë të tij të Rilindjes në Kuvend apo qeveri, është babëzia dhe shkelja e ligjit.


Sëmundja e Çyrbjes, lënia e mandatit, paraqitja në SPAK dhe komunikimi i akuzës “shpërdorim detyre” nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme. Duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja u jep mundësi kolegëve të SPAK që të deklarojnë moskompetencë, dhe t’ia kalojnë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit.


Çyrbjes së Ramës i jepet kështu mundësia t’i shpëtojë ndëshkimit për shkeljet dhe të dënohet me shërbim prove apo tyë dalë pa lagur. Në këtë mënyrë ai i jep rast kreut të mobokracisë dhe shefit të tij Edi Rama, që të rrahë gjoksin se Rilindja e respketon drejtësinë dhe heq dorë nga mandatet vullnetarisht. Por të dyja nuk mund të jenë: Rilindja ose është e sëmurë ose e respketon drejtësinë aq shumë sa heq dorë nga privilegjet.

Të nderuar qytetarë! Është e gjitha një skemë që u mundëson hajdutëve të zgjedhjeve dhe taksave tuaja që të mos ndëshkohen nga ligji dhe të rikthehen te vjedhja e zgjedhjave dhe taksave tuaja. Kur kjo bëhet me bashkëpunimin e ‘kolegëve të SPAK’ është edhe më e rëndë.
Nuk ka drejtësi të re, por ka hile të reja. Në planin politik Jurgis Çyrbja është deputeti i tretë në qarkun e Durrësit që mbetet pa mandat pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.


Epidemia dhe viruset kanë bërë namin në kampin e Ramës. Të gjithë janë nga pak sëmurë dhe kanë ngapak dorë. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilndjes dhe mobokracisë së Edi Ramës. Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të ndershëm që t’i bashkohen aksionit opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, nëpërmjet një qeveri teknike që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe con aty ku ka vendin krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e zhytur në krim. O sot, o kurrë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë