Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të djeshëm ku Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dha dorëheqjen nga ky post për arsye shëndetësore. Berisha tha se si mjek i uron Nikollës si çdo njeriu me sinqeritet shërim të shpejtë e të plotë.
Nga ana tjetër Berisha tha se për të tjerat deklaron se Nikolla, sipas tij, ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se për Ramën, Nikolla nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato si asnjë Kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ai ka shtuar se si ministre arsimi Linda Nikolla është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm, thotë Berisha, e gjendjes së arsimit në Shqipëri.
Postimi i plotë i Berishës:
Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!
Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë. Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament. Linda e parlamentit është autore e rregullores më të keqe, më armiqësore ndaj opozitës dhe pluralizmit politik dhe më të njëanshme e më të turpshme në Europë.
Gjate tre viteve të saj në drejtim, ajo me verbërinë e një skllaveje pa dinjitet kaloi në parlament ligjet më të këqija në historinë 33 vjeçare të pluralizmit.
Si ministre arsimi Linda e parlamentit është shkatërrimtarja e sistemit arsimor dhe përgjegjëse më kryesore sigurisht jo e vetëm e gjendjes së arsimit në Shqipëri, e rënies së tij më të madhe në botë, 62 pikë në matematikë në testin e PISA gjatë 8 viteve të fundit të marra së bashku. Ajo me Ndrecën, sekretar të përgjithshëm është akuzuar se dorëzoi detyrën me një vile pas rikonstruksionit prej 13 milionë euro të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Linda e parlamentit largohet si një avokate e ligjeve të sistemit të korrupsionit, vjedhjes dhe krimit dhe turpit.
votimi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe dy kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Dy deputetët që votuan kundër ishin&...
Lindita Nikolla TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen në seancën e sotme. Në fjalimin e...
toni gogu TIRANË- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfund...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sist...
ervin salianji TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, Ervin Salianji po prezanton raportin...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në fjalimin e tij ka folur lidhur me zjarrin në fushë...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuve...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur sërish fjalën në Kuvend, teksa po zhvil...
agron shehaj TIRANË- Në Kuvend vijojnë diskutimet lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë fjalës së tij, deputeti ...
Kreshnik Çollaku TIRANË- Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka mbajtur fjalwn e tij gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ndryshime...