VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANA- Disa nga aferat ku prokurorët nuk kanë guxuar as ta pyesin kryeministrin për çështjet e hetuara
Gazetarët e emisionit investigativ “Plug” në Syri Tv zbuluan natën e kaluar pjesë nga dosja hetimore e SPAK për konçensionin e sterilizimit, për të cilin janë në burg ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa po hetohet ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.
Nga materialet e zbardhura të dosjes, del se Ogerta Manastirliut, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2014, ka dhënë një dëshmi që implikon direkt kryeministrin Edi Rama në aferën e sterilizimit. Deri vetëm sa hamendësohej që pas aferës së sterilizimit ishte Edi Rama kurse Ilir Beqaj thjesht zbatonte urdhrat e tij. Por me ato që ka treguar Ogerta Manastirliu del se koka e të gjithë abuzimit është vetë Edi Rama.
Si e implikoi Ogerta Manastirliu Edi Ramën në aferën e sterilizimit
Manastirliu tregoi në SPAK se kur ishte drejtoreshë e QSUT në vitin 2014 kishte bërë përpjekje për të vënë në punë impiantin ekzistues në Repartin e Sterilizimit, pasi ishte nën presionin e mjekëve, që kërkonin sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Në përpjekje për të vënë në punë laboratorët ekzistues që kishin kapacitete dyfish për nevojat e QSUT, Manastirliu bëri bashkë një grup ekspertësh që hartuan një plan-biznesi dhe ia dërguan ministrisë së shëndetësisë që drejtohej nga Ilir Beqaj duke i kërkuar fondet.
Por siç dëshmon Manastirliu në SPAK, eprori i saj Ilir Beqaj në atë kohë ministër i shëndetësisë në fillim heshti, pastaj i doli kundër, dhe kur Manastirliu këmbënguli e kërcënoi me shkarkim.
“Më 20 shtator 2013, u emërova drejtoreshë e QSUT. Tre muaj pas marrjes së detyrës, nisur nga kërkesat emergjente për pajisje kirurgjikale, dhe me qëllim që të mos i blinim te privatët, kërkova nga vartësit, një projekt financiar dhe gjetjen e një grupi specialistësh, për të vënë në punë qendrën e re të sterilizimit, që ishte instaluar në QSUT, por nuk ishte vënë në punë.
Në fund të muajit janar 2014, projekti financiar dhe grupi specialistëve me stafin e punonjësve, ishte gati e me leverdi financiare 1 milion Euro në vit, ose 10 herë më pak se vlera e koncesionit.
Pasi bëmë testimin me disa sete kirurgjikalë e doli me sukses, më 27 shkurt 2014, me Shkresë Nr. 1106, i kërkova ministrit Ilir Beqja, miratimin për vënien në punë të sterilizimit, jo si kosto, sepse e përballonte QSUT, por për fondin e punonjësve dhe si detyrim hierarkik.
Meqë ministri Ilir Beqja nuk ktheu përgjigje, dhe në mesin e muajit mars i kërkova të shpejtohej vënia në punë e Qendrës së Sterilizimit, mbasi kisha presion nga shefat e kirurgjisë, nga urgjenca dhe pavionet që përdorin pajisje të sterilizuara, por ai më tha të mos merrem më këto lejfenizma.
Këmbëngula disa herë deri në qershor 2014, kur Ilir Beqja më kërcënoi me shkarkim nga detyra si drejtore e QSUT nëse do vazhdoja me atë kërkesë”.
Po çfarë bëri Ogerta Manastirliu? Duke menduar se Ilir Beqaj po e sulmonte personalisht i shkruajti direkt kryeministrit Edi Rama me të cilin ka pasur njohje të hershme, që nga koha kur ishte pjesë e stafit të tij të ngushtë në Bashkinë e Tiranës.
Duke krijuar këtë qark të shkurtër direkt me Edi Ramën, Manastirliu mendoi se jo vetëm do t’ia “thyente turinjtë” eprorit arrogant, por do të siguronte paratë për të vënë në punë impiantin e sterilizimit.
Por Ilir Beqajt nuk i kishte marrë koka erë. Ai nuk kërcënonte kot. Pas Beqes ishte Edi Rama dhe këtë e konfirmon vetë Ogerta Manastirliu, e cila në SPAK ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me Ramën.
“Këmbëngula disa herë deri në qershor 2014, kur Ilir Beqja më kërcënoi me shkarkim nga detyra si drejtore e QSUT nëse do vazhdoja me atë kërkesë; gjë për të cilën vura në dijeni privatisht kryeministrin Edi Rama, por ai më tha: – Mos u merr më atë çështje, se kemi projekt tjetër.
Pas 7 muajsh, më 16 shkurt 2015, ministri Ilir Beqja shpalli njoftimin për dhënien me koncesion të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale për 10 vite, ndërsa më 5 tetor 2015 u publikua fituesi “Sani Servize Italia” e më 10 dhjetor 2015 u nënshkrua kontrata”.
Me këtë mesazh në celularin e saj, Ogerta Manastirliu u tërhoq, Aq mjaftonte për të kuptuar se pas Beqes fshihej vetë Edi Rama. Vetëm se këtë nuk e kanë kuptuar prokurorët e SPAK. Jo se janë më të trashë së Ogerta Manastirliu. Por sepse SPAK nuk shkon dot deri te Rama. Dhe kjo nuk është hera e parë që Prokuroria e Posaçme ngrin para tij.
Edhe te dosja McGonigal, SPAK ngriu tek Edi Rama
Kur ish-shefi i zyrës së FBI-së në Neë York, Charles McGonigal hetohej nga gjykatat amerikane për mosdeklarimin e parave që kishte marrë nga Agron Neza ish-punonjës i SHIK, në vendin tonë nisi paralelisht një hetim i SPAK për mënyrën se si ishte korrptuar McGonigal.
Në tetor të vitit 2023, SPAK thirri në prokurori Dorian Duçkën, këshilltar i jashtëm I kryeministrit Edi Rama, i cili është përmendur vazhdimisht për rolin e tij në aferën McGonigal.
Në Janar të vitit 2024 u thirr në prokurori shqiptaro-amerikani AgronNeza dhe njeriu që pranoi se mori nga zyra e kryeministrit Rama materialet që u përdorën kundër opozitës.
Pritej që për këtë çështje të merrej në pyetje edhe Edi Rama.
Gjatë një komunikimi me studentët në Shkodër, shefi i SPAK, Altin Dumani tha se “ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë”. Megjithatë ka kaluar gati një vit dhe dosja është ngrirë. Njësoj si në rastin e sterilizimit, asnjë prokuror nuk pati këllqe të marrë në pyetje Ramën.
Edhe tek hetimi për inceneratorët, SPAK ngriu para Edi Ramës
Në vendimin me nr.855 të Këshillit të Ministrave, të datës 7 dhjetor 2016, që mban firmën e Edi Ramës, qeveria i dha bonus kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, dy të akuzuarve për një nga vjedhjet më të mëdha të tranzicionit shqiptar; atë me inceneratorët.
Problemi është se kur Rama hodhi firmën për t’i dhënë bonus kompanisë që do merrte koncensionin e inceneratorit të Tiranës, kompania nuk ekzistonte ende. I zënë me kompsitjen e dokumentave që duhej t’i hartonte dhe t’I shpërndante për juristët që ishin në zyrat e shtetit, Klodian Zoto as kishte gjetur kohë të regjistronte në QKB kompaninë me të cilën do të menaxhonte inceneratorin e Tiranës.
Për bonusin që do t’i jepej kompanisë së Klodian Zotos, dy ministra ishin shprehur kundër; Ylli Manjani dhe Ermonela Felaj, madje kjo e fundit e kishte thënë që kompania nuk ekzistonte.
Të gjitha këto janë në dosjen e SPAK, që edhe pse i konstatoi shkeljet, u ndal aty dhe nuk guxoi të thërrasë në asnjë moment Edi Ramën për të dhënë llogari./Lapsi.al
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut të Partisë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një hap të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian pranimin e Shqipërisë n&eum...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me vendimin e Apelit për se...
ROSKOVEC- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesei politik i qarkut të Fierti për PD-n&eu...
Vangjush Dako TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bas...
TIRANA- Janë zbardhur 28 amendamentet e deputetëve të opozitës për buxhetin 2025. Disa nga deputetët që kanë b&eu...
Malaj TIRANË- Brenda muajit dhjetor pritet që qeveria të kthejë shumat e tatimit të parapaguar nga bizneset e profesioneve të...
gazment bardhi TIRANË- Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në takimet konsultuese me presidentin Bajram Begaj për dat&e...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se ...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është pyetur së fundmi nëse do të flas&eu...