POLITIKE

"Sot opozita nuk është më pakicë", Berisha: Në 100 ditët e para do ju rikthejmë dinjitetin pensionistëve dhe familjeve shqiptare

r.ll Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 19:43
"Sot opozita nuk është më pakicë", Berisha:
sali berisha ne fier

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin në Fier se në këto 8 ditë të mbetura duhe shkuar në çdo derë dhe duhet takuar çdo shqiptar për t'ju bashkuar asaj që ai e quajti momenti epik për kombin. 

Berisha u shpreh se me programin e Shqipërisë Madhështore shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre. Duke komentuar mesazhin e marrë nga një qytetar, ai tha se sot opozita nuk është pakicë.

Më tej shtoi se çdo shqiptar i cili konsideron dinjitetin njerëzor si shtyllë kryesore të lirisë dhe ekzistencës së saj, është për opozitën. Berisha tha se opozita në 100 ditët e para do t'ju rikthejë dinjitetin pensionistëve dhe të të gjitha familjeve shqiptare.

"Pra, sot ju, qytetarë dhe qytetare, opozitarë dhe opozitare, kudo që jeni, keni në duart tuaja më të mrekullueshmen, më të shumëpriturën, më madhështoren, fitoren, fitoren, fitoren! Në 8 ditë e netë, ju do ta shëtisni atë në çdo votër shqiptare, në çdo mendje në çdo zemër, ajo s’është e jona, është e të gjithë shqiptarëve. Ajo është, e të gjithë atyre që i thonë dinjitetit njerëzor dinjitet, që i thonë lirisë, liri. Të gjithë atyre që, besojnë tek familja dhe vlerat e saj, që besojnë tek Shqipëria dhe vlerat e saj. Miq, e vërteta është se, sot me programin e Fierit madhështor dhe programin e Shqipërisë Madhështore, shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre. Ndaj dhe, këto 8 ditë duhet të bëjmë natën ditë, fjalën mjalt, të trokasim në çdo zemër për t’u bashkuar në një moment epik për kombin, në një moment që ne ndajmë epokat.

Një djalë nga veriu më shkruante sot në një mesazh. Me thoshte: unë u martova në Fier me një vajzë nga Fieri, por problemi im është se, krushqia është e majtë. Dhe më thotë se ne nuk i votojmë ata, se ata janë pakicë, se ne s’kemi pse t’i votojmë. Dhe ai më pyet, çfarë t’u them unë atyre? Tani unë këtu para jush, dua t’i jap një përgjigje krushqisë së këtij dhëndri nga veriu. Sot, Opozita nuk është më kurrë pakicë. Sot, çdo shqiptar i cili konsideron dinjitetin njerëzor si shtyllë kryesore të lirisë dhe ekzistencës së saj, është për opozitën. Dhe ju, të dashur familjarë të këtij dhëndri demokrat, jeni me Opozitën.
Ju, jeni me Opozitën, sepse, në rast se, në familjarët tuaj keni të moshuar dhe pensionistë, Opozita më 11 maj, në 100 ditët e para u rikthen dinjitetin pensionistëve të familjes suaj dhe të të gjitha familjeve shqiptare.

Në 100 ditët e para, në një akt respekti, detyrimi madhor ndaj tyre, detyrimi madhor për kontributin që ata kanë, në një akt mirënjohjeje për çfarë ata kanë bërë për Fierin dhe Shqipërinë, ne vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, 200 euro.
Ne, vendosim pensionin minimal 200 euro. Ne, vendosim statusin e minatorit për çdo qytetar të ëktij qarku që ka punuar në naftë.  Ne, vendosim rrogën minimale 500 euro.

Ja pra, të gjitha ata që janë me këto, janë me shumicën. Ne jemi sot shumica e shqiptarëve. E di kush janë pakicë sot?
Pakicë janë: Edi Rama, Lubi Balluku që plaçkisin, grabisin. Ju, pensiositët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo. Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim. Padiskutim që, ju jeni me ne. Se, të lesh të sëmurët në spital Onkologjik, pa ilaçe dhe të lash makinën, siç bën Lubia me 10 mijë euro në muaj është krim kundër njerëzimit. Dhe asnjë fierak apo fierake, asnjë shqiptare dhe shqiptar i dnershëm, nuk mund të jenë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit, krime kundër shqiptarëve.", tha Berisha. 

sali berisha ne fier

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë