POLITIKE

"SPAK atë që bëri me Veliajn ta bëjë edhe me Kryeministrin", Kalaja: Kemi ardhur për të bërë një kallzim shtesë që ka të bëjë me çështjen e McGonigalit!

n.f Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 13:11

"SPAK atë që bëri me Veliajn ta bëjë edhe me

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK ndërsa ka bërë me dije para mediave se ka bërë një tjetër kallëzim në lidhje me çështjen McGonigal. Kalaja u shpreh se mediat e huaja kanë konfirmuar të gjithë akuzat e PD-së. Ajo shtoi se mediat amerikane kanë ngritur me shqetësim bashkëpunimin e kryeministrit Rama me grupet, me kartelet më të rrezikshme të botës siç është ajo e Sinaloas.

Kalaja tha se kanë sjellë gjithë informacionin e nevojshëm për vijimin e kallzimit penal të bërë më herët. Ajo tha se të gjithë faktet denoncimet dhe kallëzimet që kanë bërë jo vetëm koha i dha të drejtë, por nga ana tjetër po tregon se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK nën presionin dhe shantazhin e Kryeministrit Rama që guxojnë të hapin dhe të hetojnë dosjen e McGonigal.

"Sot kemi ardhur për të bërë një kallzim shtesë që ka të bëjë me çështjen e McGonigalit ose siç njihet afera e kryeministrit shqiptar me drejtuesin më të lartë të FBI dhe për të cilën në fakt jo vetëm që mediat më të fuqishme amerikane kanë konfirmuar të gjithë akuzat tona por nga ana tjetër këto media, këta gazetarë ngrenë pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një rast të paprecedentë, kur kryeministri i vendit më të varfër në Evropë kompromenton ose korrupton drejtuesin me të lartë të FBI, marrëveshja e pranimit të fajësisë me Ministrinë e Drejtësisë nuk është bërë publike.

Kjo duke ngritur dyshime të arsyeshme se pas kësaj fshehje që i është bërë nga ky departament fshihet vetë ish Presidenti Biden për shkak edhe të lidhjeve që kishte edhe djali i tij me çështje të ndryshme, qoftë McGonigali por qoftë edhe të problemeve të tjera që kishte Kryeministri shqiptar.

E dyta. Dua të kujtoj se po mediat amerikane kanë ngritur me shqetësim bashkëpunimin e kryeministrit Rama me grupet, me kartelet më të rrezikshme të botës siç është ajo e Sinaloas. Ne këtë kuptim ne kemi sjellë gjithë informacionin që e çmojmë të nevojshëm për vijimin e kallzimit penal të bërë më herët. Dhe po kështu gazetari që ka bërë këtë denoncim për lidhjet e Edi Ramës, Alex Soros me grupin e Sinaloas sot është propozuar që të jete zv/drejtues i FBI.

Pra të gjithë faktet denoncimet dhe kallëzimet që ne kemi bërë, jo vetëm koha na dha të drejtë, por nga ana tjetër po tregon se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë të SPAK nën presionin dhe shantazhin e Kryeministrit Rama dhe jo vetëm nuk po guxojnë të hapin dhe të hetojnë dosjen e McGonigal.

Dhe pika e tretë që ne vijmë sot këtu është ajo që ka lidhje me kallëzimin që ka bërë deputeti i PD, kryetari i grupit parlamentar zoti Gazment Bardhi që në janar të 2022 dhe që nga ai moment deri më sot nga ana e SPAK nuk ka asnjë veprim. Ne këto kushte referuar edhe ndryshimeve potenciale që kanë ndodhur në SHBA, referuar edhe vetë deklarimeve të Presdientit Trump që ka thënë se të gjitha kartelet e rrezikshme do të shpallen grupe terroriste, ne kërkojmë nisjen sa më shpjet të hetimeve ndaj kryeministër Rama dhe pse jo të shkohet edhe me masa konkrete, qoftë me pezullimin e ushtrimit të detyrës, qoftë me masat e sigurimit personal. Kryeministri Rama në shkelje të detyrë kërcënon prokuroret, prish dhe fsheh provat, kështu që SPAK atë që bëri me Veliajn ta bëjë edhe me Kryeministrin Rama," tha Kalaja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë