POLITIKE

"SPAK mbylli hetimet ndaj Veliajt, nuk u pa drejtësi!" Tedi Blushi nga protesta e opozitës: Bashkia e Tiranës është shndërruar në një strofull të krimit dhe hajdutërisë

ZH.LL Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 12:28
"SPAK mbylli hetimet ndaj Veliajt, nuk u pa drejtësi!" Tedi
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj si kryetari më i korruptuar dhe armikun më të madh të qytetit. Duke folur nga protesta e 41-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se ky institucion është kthyer në një komisariat policiar dhe shndërruar në një strofull të krimit dhe hajdutërisë më të madhe.

Në mbështetje të akuzave të tij kundrejt kryebashkiakut, Blushi thekson se gjatë 3 mandateve të tij, në kryeqytet nuk ka ndryshuar asgjë. Madje, duke përmendur trafikun e shtuar në rrugë apo edhe mungesën e ujit. Ndër të tjera, Blushi nuk la pa përmenduar edhe hetimet për dosjen "5D". Ai drejtoi akuza ndaj SPAK për fshehje të drejtësisë, pasi nuk ka veprime konkrete ndaj Veliajt. 

"Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.

Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.

Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni. Meruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal.", u shpreh Blushi.

tedi blushi pl bashkia tirane erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë