POLITIKE

"SPAK, produkt i akteve antikushtetuese e politizuese në ekstrem", Meta: Djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi kapjen totale të institucioneve! Krenar që kam kundërshtuar këtë grusht shteti

n.f Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 21:30
"SPAK, produkt i akteve antikushtetuese e politizuese në
Meta

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të gjatë në llogarinë në "Facebook". Në shkrimin e tij kreu i PL-së shkruan se koherenca e Ilir Metës për reformën në drejtësi është përballe grushtit të shtetit që instaloi Ramaformën.

Ai thekson se Meta si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i LSI, ra dakord për Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të ekzaminohej dhe çertifikohej nga Komisioni i Venecias. Meta shkruan se u votua, pavarësisht nga lojërat e Edi Ramës dhe McGonigalëve nga të dyja brigjet e Atlantikut. Më tej Meta shkruan se SPAK-u që kemi sot është produkt i këtyre akteve antikushtetuese e politizuese në ekstrem, përveç procesit të vetting-ut, që dihet botërisht se ishte dhe mbetet i kontrolluar nga Qeveria e personalisht nga Ëngjëll Agaçi.

Sipas tij djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi kapjen totale jo vetëm të drejtësisë, por edhe të gjithë institucioneve të tjera të pavarura në vend. Ai shtoi se për të gjithë ata që përrallisin se mirë t’i bëhet Ilir Metës se vetë e votoi Reformën, përgjigjia e kreut të PL-së është se ndihet krenar që ka kundërshtuar në çdo moment këtë grusht shteti. Meta theksoi se denoncimet e tij të vazhdueshme ndaj kapjes së Reformës në Drejtësi dhe instalimit të grushtit të shtetit sigurisht që do kishin dhe do të kenë pasojat e tyre edhe për të të cilave shtoi se as u shmanget dhe as do t’u shmanget ndonjëherë.

Koherenca e Ilir Metës për reformën në drejtësi perballe grushtit te shtetit që instaloi Ramaformën. Tymnajat e propagandës rilindase që shpërndajnë papushim pseudoanalistët të cilët paguhen për dizinformim dhe disa protagonistë të dështuar të cilëve “Rilindja” u rezervon banaqet e studiove për të “afirmuar” opozitën e “re” tip 0,99 nuk mbulojnë dot faktet dhe të vërtetat e mëdha, që provojnë koherencën e Ilir Metës në raport me Kushtetutën në çdo kohë e sidomos me Reformën në Drejtësi, që në mënyrë antikushtetuese u kthye në Ramaformë si një kobure në duart e tij për të asgjësuar kundërshtarët kryesorë politikë dhe garantuar pandëshkueshmërinë e tij. Së pari Ilir Meta si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i LSI, si faktor përcaktuar i mazhorancës në atë periudhë, ra dakord për Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të ekzaminohej dhe çertifikohej nga Komisioni i Venecias.


Edhe kështu u bë dhe u votua, pavarësisht nga lojërat e Edi Ramës dhe McGonigalëve nga të dyja brigjet e Atlantikut. Edhe kur Edi Rama bashkë me ata e prishi konsensusin që ishte arritur më parë falë insistimit tim dhe bllokuan Komisionin e Reformës Zgjedhore të mblidhej për të reflektuar konsensusin që ishte arritur, përsëri i keni të dokumentuara me zë e figurë momentet kur unë si Kryetar i Kuvendit ndërpreva seancën plenare dhe i thirra të dy ambasadorët që ishin në lozhë (të SHBA dhe BE), si edhe Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për t’u takuar për të kuptuar se kush po prishte konsensusin.


Dihet se i vetmi që nuk erdhi ishte Edi Rama pasi ai qëndronte pas gjithë kësaj intrige, që synonte kapjen e sistemit të drejtësisë direkt përmes ndryshimeve kushtetuese, gjë që nuk e arriti dot atëherë, ndaj u votua me 140 vota. Por kuptohet, ai së bashku me McGonigalët e tij e arritën qëllimin më vonë dhe hap pas hapi. Përmes zgjedhjes antikushtetuese të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, kur Kushtetuta e votuar me 140 vota e përcaktonte qartë se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me të paktën 84 vota.


Përmes kësaj zgjedhje antikushtetuese u kap Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) duke përdorur emërimet arbitrare dhe politike të Arta Markut. Dhe natyrisht edhe SPAK-u që kemi sot është produkt i këtyre akteve antikushtetuese e politizuese në ekstrem, përveç procesit të vetting-ut, që dihet botërisht se ishte dhe mbetet i kontrolluar nga Qeveria e personalisht nga Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aferat e paligjshme (inceneratorët, PPP-të, ligjet me porosi) të miratuara nga Qeveria.


Si President një javë përpara se të mbaronte afati i Prokurorit të Përgjithshëm (Adriatik Llalla) i kam kërkuar drejtuesve të opozitës që të propozonin disa standard transparente për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm në një konferencë shtypi publike bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Por opozita jo vetëm që nuk ndërmorri asnjë hap për të parandaluar skenarin e lexueshëm të Ramës për kapjen e Prokurorisë por edhe pasi hodhi shkashka tymyese në sallën e Kuvendit kur u zgjodh Arta Marku me 69 vota, nuk u ankua në Gjykatën Kushtetuese edhe pse ajo ishte ende funksionale dhe shkelja e Kushtetutës ishte shumë flagrante.


Kështu u kap prej fyti sistemi i hetimit në Republikën e Shqipërisë. Në këtë mënyrë u veprua edhe me gjykatat. Besoj se nuk është e lehtë të harrohet mitingu i jashtëzakonshëm i 2 Marsit 2020, i thirrur nga unë si President i Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe sidomos të Gjykatës Kushtetuese, që po grabitej dhunshëm nga Edi Rama me ndihmën e McGonigalëve të cilët jo vetëm nxitën Dvoranin të bënte falsifikime por edhe i bënë shantazh Presidentit të Republikës të pranonte betimin e gjyqtares te noteri te Lana.


Kjo përplasje parimore dhe jo për përgjegjësinë time solli edhe manifestimin madhështor të 2 Marit, pas të cilit mazhoranca u detyrua të tërheqë projektligjin antikushtetues të betimit të gjyqtarëve te Lana dhe jo te Presidenti i Republikës. Për këtë konflikt u investua Komisioni i Venecias që i dha të drejtë Presidentit të Republikës dhe bëri përgjegjës Z. Dvorani për shkeljen e Kushtetutës dhe procedurave. Për këtë çështje Presidenti i Republikës e paditi Z. Dovrani në SPAK, por kjo çështje jo vetëm s’u hetua kurrë, por përgjigjia ishte se mbyllet meqënëse nuk kishte sjellë pasoja. (!)


Pra zvarritja e ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese prej vitesh, konfliktet e hapura e të panevojshme President-Parlament nuk ishin pasoja dhe cënimi i besueshmërisë të institucionit më të rëndësishëm që mund të ketë një vend demokratik i vërtetë, që është Gjykata Kushtetuese.
Djegia e mandateve të opozitës e përshpejtoi kapjen totale jo vetëm të drejtësisë, por edhe të gjithë institucioneve të tjera të pavarura në vend. Ndaj për të gjithë ata që përrallisin se mirë t’i bëhet Ilir Metës se vetë e votoi Reformën, përgjigjia ime është se jam krenar që kam kundërshtuar në çdo moment këtë grusht shteti që ndodhi në vendin tonë dhe këtë betejë do ta vazhdoj deri në çmontimin e tij.


Denoncimet e mia të vazhdueshme ndaj kapjes së Reformës në Drejtësi dhe instalimit të grushtit të shtetit sigurisht që do kishin dhe do të kenë pasojat e tyre edhe për mua, të cilave as u jam shmangur dhe as do t’u shmangem ndonjëherë. Edhe rrëmbimi im ishte një tregues i këtij grushti shteti, ku SPAK nxjerr urdhër-arrestin të bazuar në një ligj që është shfuqizuar 4 vite më parë. Ku Policia del mbi vetë urdhrin e SPAK-ut dhe përdor për rrëmbimin e ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së dytë opozitare, në kundërshtim me ligjin dhe funksionet e tyre Forcat Speciale Operacionale me maska, të paidentikuar, pa asnjë shkresë dhe duke hyrë me armatim të rëndë në makinë dhe duke përdorur makina private për rrëmbimin.


Ndërsa për gjykatat “afërmendsh” ato noterizojnë paligjshmëritë dhe arbitraritetin, sepse Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, parimet e shtetit të së drejtës, prezumimi i pafajësisë dhe procesi i rregullt ligjor nuk ekzistojnë. Ndaj Indekset e Drejtësisë janë pas Vietnamit dhe Bjellorusisë. Ndaj dhe Buxheti 2025 ka dënuar me varfërim të mëtejshëm shumicën dërrmuese të shqiptarëve, që s’do të kenë as rritje page, as rritje pensioni, as rritje të ndihmës ekonomike dhe as më shumë mbështetje për arsimimin e fëmijëve të tyre dhe as për shëndetin e tyre.

Ndërsa “krimet intelektuale”, si inceneratorët që nuk ekzistojnë të “Rilindjes” do të vazhdojnë të jetë përfituesit kryesorë të buxhetit të shtetit. Po kështu edhe SPAK-u që pret të shpërblehet pas zgjedhjeve në Maj 2025 me një mandate tjetër 9-vjeçar për shërbimet e pafundme që i ka bërë për të mbuluar krimet zgjedhore, për goditjet politike ndaj drejtuesve kryesorë të opozitës që i ka izoluar dhe “krimet intelektuale”, që vetëm SPAK-u nuk i shikon.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë